AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia arreston organizatorin e dyshuar të trafikimit të 38 kg heroinë drejt Italisë

Geri EmiringaGeri Emiri
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot” nga video e Policisë Durrës në momentin e mbërritjes së komisariat të të arrestuarit që dyshohet si organizator i trafikimit të 38 kg heroinë drejt Italisë

Policia e Durrësit njoftoi kapjen e organizatorit të tentativës për të trafikuar 38 kg heroinë drejt Italisë dy javë më parë, duke e transportuar përmes një kamioni që tentoi të nisej nga Porti i Durrësit.

Screenshot” nga video e Policisë Durrës në momentin e mbërritjes së komisariat të të arrestuarit që dyshohet si organizator i trafikimit të 38 kg heroinë drejt Italisë

55 vjeçari me iniciale P. Ç., dyshohet sipas policisë të jetë organizatori dhe poseduesi i sasisë së drogës të kapur më 17 maj në Portin e Durrësit. Rasti i regjistruar gjatë masave shtrënguese për kufizimin e përhapjes së SARS-CoV-2 tregoi se linjat e trafikut nuk u ndikuan nga situata që krijoi pandemia.

“Nga Policia Kufitare u sekuestruan 68 pako me lëndë narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit në të cilin u konstatua lënda narkotike”, sqaroi policia për operacionin e quajtur “Parkingu”, që nisi 2 javë më parë.

Sipas policisë kontrolli u ushtrua në mënyrë të rastësishme, bazuar në analizën e riskut dhe në vijën e dytë të kamionëve, në automjetin që drejtohej nga Dhimitër Zykaj, poshtë sediljeve, u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve gjendeshin pakot me heroinë. 49 vjeçari që banonte në Babrru (Tiranë) u arrestua mbrëmjen e gjetjes së drogës.

Policia e cilësoi rastin si tentativë për trafikim të drogave të forta drejt Italisë dhe tha se kapja e organizatorit ditën e mërkurë kishte ardhur pas një pune operativo-gjurmuese dhe hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Policinë e Durrësit.

Organizatori  i dyshuar i trafikimit të heroinës, u ndalua pranë banesës së tij në zemër të Durrësit, në Rrugën Kumini. Autoritetet njoftuan se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe materialet për organizatorin e dyshuar i kaluan Prokurorisë për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”.

Etiketa: AnalizëDurrësKontrolliNarkotiknarkotikëpandemiaPoliciaPolicia e DurrësitportiPorti i DurrësitPunaSARS-CoV-2video
Tjetri
“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica

Kriza në punësim e shkaktuar nga pandemia mund të jetë afatgjatë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.