AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Fëmijët e Thumanës, të privuar nga platformat e mësimit online

Ornela ManjaniNikoleta KovaçingaOrnela ManjanidheNikoleta Kovaçi
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nadire Kadiu dhe mbesa e saj në derën e kontenierit në Thumanë.

Dhjetra nxënës nga zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit u përballën me mungesën e teknologjisë dhe të internetit në çadrat dhe kontenierët ku jetojnë- një disavantazh me pasoja afatgjata në edukimin e tyre.

Nadire Kadiu dhe mbesa e saj në derën e kontenierit në Thumanë.

Xhinsiela nuk e ka ndjekur asnjë ditë mësimin online. Vajza 9-vjeçare, nxënëse e klasës së tretë jeton në një kontenier në Kodër Thumanë së bashku me gjyshen dhe të vëllanë, vetëm pak metra larg pallateve ku humbën jetën 25 persona gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Gjyshja e Xhinsielës, Nadire Kadiu ka vetëm një telefon të vjetër pa lidhje me internetin dhe arsimimi është i fundit në radhën e halleve të saj.

“Nuk ka bo asnjë ditë shkollë. S`ka pas si, as qysh. Vetëm jam e pamundur, e jo vetëm ekonomikisht. Askush nuk është kujtu me m’i ra portës. Unë jam e vetme dhe të gjithë e dinë fort mirë si po i rris,” ankohet 60-vjeçarja e veshur me të zeza, ndërsa rri e mbështetur në derën e kontenierit.

Të braktisur nga nëna 5 vjet më parë dhe pa asnjë lajm nga babai prej tetorit të vitit të shkuar, Xhinsiela dhe i vëllai po rriten me vështirësi nga gjyshja e tyre. Por jeta e tyre u përkeqësua fillimisht nga tërmeti që u shembi shtëpinë dhe më pas nga pandemia e COVID-19, e cila e privoi 9-vjeçaren edhe nga shkollimi.

Xhinsiela është vetëm një nga qindra fëmijët e zonave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit që e patën të pamundur ose të vështirë për t’u integruar në platformat e mësimit online.

Një mësuese –udhërrëfyese e vizitës në Thumanë tha në kushtet e anonimatit se 80 për qind e nxënësve të saj u përballën me peripeci, ndërsa u përpoqën të ndiqnin mësimet nga çadrat ose kontenierët ku jetojnë prej nëntorit të vitit të kaluar.

Pas mbylljes së shkollave më 9 mars nga pandemia e COVID-19, qeveria shqiptare u shpreh entuziaste për suksesin e mësimit në distancë. Një sondazh i kryer nga Ministria e Arsimit në prill sugjeron se rreth 96% e nxënësve dhe e mësuesve u angazhuan rregullisht në mësimin online.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit bien në kontrast me studime mbi aksesin në internet dhe në pajisje elektronike të nxënësve në Shqipëri. Një studim i Bankës Botërore mbi “ndikimin e COVID-19 mbi arsimin në vendet në Ballkanin Perëndimor”, vë në dukje mungesën e madhe të mjeteve që do u duheshin fëmijëve për të ndjekur mësimin nga distanca, në kushtet kur gati 28% e tyre nuk zotërojnë kompjuter.

Pasojat mbi këtë kategori nxënësish janë afatgjata. Raporti i Bankës Botërore parashikon rritje të analfabetizmit funksional dhe rënie e njohurive të marra, veçanërisht në shtresat e margjinalizuara dhe më të varfra të shoqërisë shqiptare.

Mungesë mjetesh dhe interneti

Një shtëpi e dëmtuar nga tërmeti në Thumanë.

Pandemia e COVID-19 ishte një goditje e dytë për edukimin në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Thumanë, shkolla u shemb nga tërmeti dhe mësimi u ndërpre përkohësisht nga mungesa e mjediseve. Emergjenca e krijuar nga koronavirusi e bllokoi plotësisht procesin e mësimdhënies për një pjesë të nxënësve të zonës.

“Vajzën thuajse e kam pa shkollë,” thotë me trishtim Nadire Kadiu. “Unë mundohem të mos iu mungojnë ushqimi, veshmbathja dhe e lara, por s`kam fuqi ta mësoj,” shton ajo.

Thuajse në të njëjtën situatë janë edhe tre nga katër fëmijët e familjen Allushi. Arbeni dhe e shoqja, Mirushja janë të dy të papunë dhe pa të ardhura, ndërsa jetojnë prej muajsh në një kontenier. Ndërsa ndjehen me fat që shpëtuan gjallë nga tërmeti, ata thonë se mundësitë e tyre janë minimale.

“Kemi qenë pa asgjë. Bashkia na solli këtë çadrën që nuk bën për asgjë. Më pas erdhën të Kishës, e na sollën konteinerin. Shtëpinë për fat e pata riparuar pak. Do më kishte zënë fëmijët brenda. Do ishim të vdekur të gjithë,” thotë Arbeni, që shton se të ardhurat e vetme të familjes janë ato që u japin dhe ndonjë punë krahu që ai gjen në fshat.

Burrë e grua u përpoqën që t’u sigurojnë tre fëmijëve të tyre që ndjekin shkollën mundësinë e mësimit në distancë, por u përballën me shumë peripeci.

Mirushe Allushi i tha BIRN se dikush i ndihmoi me një telefon dhe pagesën e internetit për një muaj.

“Ishte e pamundur për mua ta mësoja këtë gjë. Fillimisht s`patëm internet, asgjë prej gjëje. Më pas erdhi një shqiptar i Kosovës dhe kur pa fëmijët që s`kishin asnjë mundësi mësimi, pagoi që të na vinte interneti në shtëpi. Muajin e parë e pagoi ai, të dytin ne s’e paguajtëm dot. Sepse fëmijët duan edhe të hanë,” thotë Mirushja.

Asnjëri nga të dy prindërit nuk e di se sa kanë nxënë fëmijët e tyre, ndërsa thonë se as nuk kanë mundur t’i ndihmojnë. Ndaj burrë e grua kanë mendime të ndryshme se si kjo periudhë do të ndikojë në të ardhmen e tyre.

Arbeni është i mendimit që viti të përsëritet. Por e shoqja është dorëzuar dhe kërkon të kundërtën. “Veç t’ua japin! Ne s`kemi më asnjë mundësi. Bashkia këtu ka sjellë vetëm ndonjë thes mielli. Po kjo nuk është jetë, nëse ne nuk punojmë vetë,” thotë ajo.

Probleme edhe për mësuesit

Arben dhe Merushe Allushi flasin për vështirësitë në edukimin e tre fëmijëve të tyre.

Një mësuese e Thumanës, që kërkoi të mos identifikohej nga frika se mos rrezikonte vendin e punës i tha BIRN se probleme të ngjashme kishin pasur edhe ata vetë.

“Fillimi ka qenë i llahtarshëm. Nuk kishim dijeni. Nëpër zona si kjo e jona, të thojë kush të dojë se e ka patur të mundur ta kryejë mësimin lehtësisht online, vetëm gënjejnë,” thotë ajo.

Mësuesja shton se pavarësisht vështirësive, ishte përpjekur të punonte me nxënësit dhe prindërit.

“Ne ishim dhe jemi në një vështirësi të shumëfishtë. Jam përpjekur të punoj kolektivisht dhe individualisht me nxënës, pasi në grupet e mia, e di kush i ka mundësitë ekonomike e kush jo. E dija se kush ka internet e kush jo, e kush ka mjetet e duhura e kush jo,” shton ajo.

Mësuesja tregon se as me fëmijët e saj nuk e ka pasur të lehtë. Të tre, ajo që duhej të përgatiste mësimet për nxënësit dhe dy fëmijët në shkollë kishin vetëm një celular në dispozicion, që duhej ta përdornin me rradhë. “Të paktën kemi arritur të zhdërvjellësohemi në këtë proces. Jemi rritur bashkë me nxënësit dhe na kanë ndihmuar edhe fëmijët, pavarësisht vështirësive,” thotë mësuesja, duke shtuar se fatkeqësia i kishte afruar edhe më shumë.

Mungesën e pajisjeve elektronike e kanë ndjerë më shumë ata që kanë pasur fëmijë në gjimnaze. Dy prindërit e një vajze maturante thanë se nuk i kishin mundësuar dot asgjë asaj, ndërsa kishte pasur nevojë për laptop e kompjuter për të ndjekur mësimet.

“S`ia kemi plotësuar asnjë kusht. Nuk kemi patur mundësi. Ka mësuar vetëm me internetin që kishte telefoni. Ju e kuptoni vetë sa ka telefoni dhe sa mban! Ne s’i kuptojmë, por e shihnim se ajo mërzitej. Herë-herë shkonte te shtëpia e ndonjë shoqeje, por kishim frikë,” thotë nëna e maturantes.

Gruaja thotë me dëshpërim se nuk mundi të siguronte lidhje interneti në shtëpi. “As këtu afër nuk e ka asnjë familje ndaj ka vuajtur shumë,” shton ajo.

Mimoza Gjoka, mësuese letërsie prej dy dekadash në gjimnazin e Zejmenit në Lezhë i tha BIRN se ndonëse të gjithë u përballën me vështirësi, ata që u goditën nga tërmeti vuajtën më shumë. Ajo shton se gjatë dy muajve të izolimit nxënësit u përpoqën shumë, por kishte raste që përgjigjet ose detyrat i vinin pas dy-tre ditësh ose në orët e vona të natës.

“Pavarësisht se ky vit shkollor u mbyll më herët, në fakt nxënësit mezi po e prisnin [mbylljen]. Lodhja, ngarkesa, risitë e shumta kanë bërë që nxënësit mezi ta prisnin fundin,” tha Gjoka.

 

 

Etiketa: BashkiaBIRNCOVIDCOVID-19FamiljeGjokaKishëKosovëMinistria e ArsimitpaktpandemiaPandemia e COVID-19pasojaPunëQeveriaQeveria shqiptareRaportiSHshkollashqipShqipërishqiptaresondazh
Tjetri
DSIK me dy raporte për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Gjon Fusha

DSIK me dy raporte për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Gjon Fusha

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.