Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të enjten shkarkimin nga detyra të Shedulës pas gjetjes së pasurive me burime të pajustifikuara si të ligjshme.
Komisioni shpalli vendimin e shkarkimit për kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë Entela Shedula në një proces që kishte nisur që më 30 Janar dhe që ishte ndërprerë në në mars për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Trupa e KPK përbëhej nga Xhensila Pine si kryetare me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 30 Janar 2020, hetimi administrativ ngriti pikëpyetje mbi një shtëpi trekatëshe në Kavajë, e cila i përket familjes së bashkëshortit të gjyqtares. Shtëpia ishte deklaruar me kosto ndërtimi prej 8.2 milionë lekësh. Shedula arriti të bindë komisionin të rihapë hetimin mbi balancat negative të shpenzimeve të vlerësuara por pas rihetimit, rezultati nuk ndryshoi.
Lexo më shumë:
Skeda e pasurisë së deklaruar –Entela Shedula –Kryetare e Gjykatës Kavajë
Ndërtimi i një vile 3-katëshe prish balancën e gjyqtares Entela Shedula
KPK riçel hetimin për kryetaren e Gjykatës së Kavajës
Riçelja e hetimit nuk ndryshon balancën negative për gjyqtaren Entela Shedula