AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qindra protestues marshojnë në Tiranë për t’i thënë STOP dhunës seksuale

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Të zemëruar nga rasti më i fundit i dhunës seksuale ndaj një minoreneje, qindra qytetarë dhe aktivistë kërkuan dënime më të ashpra për abuzuesit dhe përgjegjësi të institucioneve shtetërore për dështimin e parandalimit të dhunës.

“E lodhur dhe e zemëruar”; një protestuese kundër dhunës në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

Pasditen e së enjtes, qindra qytetarë të Tiranës dhe aktivistë marshuan me pankarta në duar për t’i thënë Stop dhunës seksuale në Shqipëri si dhe shurdhërisë së institucioneve në parandalimin e rasteve të shtuara të dhunës gjinore në Shqipëri.

Marshimi-protestë nisi nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijoi deri në Ministrinë e Arsimit, e shoqëruar nga himne sensibilizuese dhe pankarta që dënonin dhunuesit dhe mentalitetin që fajëson shpeshherë viktimat e dhunës seksuale në vend.

Duke marrë shkas nga rasti më i fundit i përdhunimit të një nxënëseje 15-vjeçare në periferi të Tiranës, aktivistët dhe protestuesit kërkuan rritjen e masës së dënimit ndaj abuzuesve dhe një rol më aktiv të shkollës në parandalimin dhe trajtimin e këtyre rasteve.

“Ne kërkojmë me anë të këtij marshimi paqësor rritjen e masës së dënimit për personat abuzues, jo vetëm me të mitur, por edhe me gra dhe djem. I kërkojmë gjithashtu Ministrisë së Arsimit të shtohet edukimi seksual i mirëfilltë në shkolla, që të japë efektet  e duhura tek reagimet e studentëve,” tha aktivistja Reisa Kalanxhi nga Pink Movement për BIRN.

“Kërkojmë gjithashtu shtimin e psikologëve nëpër shkolla, pasi një psikolog e ka të pamundur të përballojë 2-3 shkolla,” shtoi ajo.

Dhunimi seksual i të miturës në Babrru nga roja 65-vjeçar i shkollës, Abaz Doku tronditi opinionin publik pasi dyshohet se vajza shantazhohej prej muajsh dhe ndonëse komuniteti ishte në dijeni të ngjarjes, askush nuk reagoi. UNICEF dhe UN WOMEN e dënuan ngjarjen dhe u kërkuan institucioneve shtetërore që të vendosin “tolerancë zero” ndaj abuzimit seksual.

Opinoni publik ushtroi presion edhe ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini për rolin e munguar të shkollës në këtë ngjarje, por edhe për mungesën e reagimit nga ana e saj. Të enjten në Parlament, Shahini fajësoi patriarkalizimin për abuzimin.

“Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar njëherë në jetë seksualisht. Kjo praktikë vazhdon nga burrat dhe vazhdon të mos raportohet nga gratë. Të gjithë keni përgjegjësi individuale të ndryshoni gjërat,” tha Shahini.

Ekspertë të shëndetit mendor të pranishëm në protestë nuk bien dakord me ministren e Arsimit, ndërsa mendojnë se shkolla ka një rol të rëndësishëm në parandalimin e rasteve të abuzimit.

Ana e konsideroi të papranueshme dhunën seksuale dhe mosreagimin e institucioneve. Foto: Nensi Bogdani.

“Sot një psikolog ofron shërbimin psikologjik në tre shkolla, ku përafërsisht në një shkollë e ka mundësinë të jetë vetëm një herë në javë. Një herë ose dy herë në javë një psikolog e ka të pamundur të njihet me nxënësit, por edhe të identifikojë rastet problematike apo ato të abuzimit,” tha psikologia Adela Mezini.

Alma, njëra nga protestueset që mbi maskë ka shkruar me gërma të mëdha fjalën “NËNË” tha se ndjehej tepër e indinjuar dhe se ngjarje të tilla janë plotësisht të papranueshme.

“Shteti jo vetëm që duhet të forcojë ligjet, por duhet të forcohet dhe edukimi, sepse kjo do të ishte mënyra e vetme për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me këto sjellje shumë të shëmtuara për një shoqëri njerëzore,” tha ajo.

Ekspertët kërkojnë gjithashtu një edukim më të mirë të nxënësve nëpër shkolla, në mënyrë që këta të fundit të dinë të identifikojnë abuzuesit.

“Fëmijët kanë mungesë edukate të njohin trupin e tyre, mungesë bisedash me prindërit dhe mësuesit për seksualitetin. Që në moshën të mitur fëmijët duhet të dinë me patjetër të identifikojnë njerëzit që vënë në rrezik jetën e tyre. Sjelljet e pedofilëve e maniakëve seksualë janë të identifikueshme,” thotë Anxhela Peza, një tjetër psikologe këshillimi.

Psikologët pranojnë se ka një kulturë fshehjeje dhe mospranimi të aktit abuzues deri sa bëhet tepër vonë. Ata thonë se ndërhyrja profesionale, së paku në institucionet arsimore apo në familje do të ishte e domosdoshme.

“Për këtë arsye duhet bërë ndërhyrja nëpër grupet vulnerabël. Të informohen fëmijët nëpër shkolla, mbi mënyrat e abuzimit, ku tani përfshihet dhe abuzimi online (grooming) i cili po përhapet dhe po merr forma nga më të ndryshmet,”paralajmëroi psikologia Mezini.

Liri Kuçi, aktiviste e të drejtave të njeriut mendon se faji është i shtetit dhe i institucioneve ligjvënëse, të cilat nuk marrin masat e duhura. Kuçi kujtoi megjithatë se kjo është hera e disatë që shteti dështon.

“Shteti ka dështuar të na mbrojë, të na garantojë dhe të na sigurojë jetën… Prandaj në vend që të merremi me viktimën, themi jo po ajo e kishte fajin, jo po veshja e të tjera me rradhë… shteti ka dështuar njësoj siç ka dështuar Ministria e Arsimit dhe politikat arsimore në këtë vend,” përfundoi Kuçi.

Protestuesit me pankarta para Ministrisë së Arsimit. Foto: Nensi Bogdani.

 

Etiketa: aktivistAktivistëAnxhelaBesa ShahiniBIRNDhunëFamiljegraKuçMASMinistria e ArsimitNensi BogdaniParaparlamentprotestuespsikologrrezikSHshkollashqipShqipëristudenttë miturTiranëUN WomenUNICEFViktimat e dhunës
Tjetri
Heqja e masave kundër COVID-19 rikthen trafikun në Shqipëri

Heqja e masave kundër COVID-19 rikthen trafikun në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.