AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Venecia hedh poshtë paketën e Edi Ramës për kontrollin e medias online

Besar LikmetangaBesar Likmeta
6 years më parë
në Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate nje seance parlamentare, ku 4 deputete nga lista e LSI jane betuar, pasi kane mare mandatin nga KQZ nje dite me pare. Partite e opozites kane zhvilluar nje proteste duke u perpjekur te pengojne mbajtjen e kesaj seance parlamentare. /r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session where 4 MPs from the SMI list are sworn in after they have been mandated by the CEC last day.

Komisioni i Venecias i ka dhënë një shuplakë përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të kontrolluar përmbajtjen e mediave online nëpërmjet të ashtuquajturës paketa anti-shipfje.

Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend më 5 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Sipas një drafti të opinionit mbi ligjin “Për Median Audiovizive,” Komisioni Venecias ka hedhur poshtë projektligjin e miratuar nga parlamenti me 18 dhjetor, i votuar nga mazhoranca kundrejt protestave të gazetarëve dhe kundërshtive të forta nga Komisioni Europian, Këshilli i Evropës dhe të organizatave të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, kombëtarë dhe ndërkombëtare.

Sipas draft-opinionit Komisioni gjen probleme serioze me projektligjin e miratuar nga mazhoranca e udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Venecia shprehet se  komisionit të ankesave në AMA-s i jepen fuqi të mëdha administrative në lidhje me median online.

“Kjo është problematike në lidhje me lirinë e shprehjes së mediave online,” shkruan Komisioni.  “Duke pasur parasysh se ekzistojnë dyshime për pavarësinë e këtyre organeve; këto fuqi të reja nuk duhet t’u besohen atyre pa u siguruar më parë se ato janë mjaftueshëm të pavarura nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose korporatat e tjera dhe interesat e lidhura me politikën,” shton Komisioni Venecias.

Në listën e gjatë të problemeve të identifikuara tek projektligji “Për Median Audivizive,” Komisioni liston paqartësinë e draftit, i cili i shtrin efektet edhe te publikimet jo profesionale në internet si blogjet ose rrjetet sociale, gjobat e rënda dhe jo proporcionale, si dhe mungesën e procedura të qarta të apelimit të masave administrative.

Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2019, mazhoranca miratoi dy projektligje si pjesë e të ashtuquajturës paketa ‘anti-shpifje’, të cilat synon ti jepnin AMA-s kontroll të paprecedentë mbi përmbajtjen e medias online.

Projektligjet u kthyen në parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta, Me 30 janar mazhoranca e përmbysi veton e presidentit për ligjin “Për komunikimet elektronike’, ndërkohë që nuk e votoi ligjin “Për media audiovizive”, duke u shprehur se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias.

Draft opinioni i Komisionit të Venecias bënë të qartë që ky projektligj nuk duhet të miratohet, për shkak se do të sillte një ‘chilling effect’ (efekt frikësues) mbi lirinë e shprehjes dhe medias në Shqipëri.

Etiketa: AdministrativeAMADibraEdi RamEdi RamagazetarGjobatIlir MetaKomisioni EuropianKomisioni i VeneciasKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendMediaMetaparlamentPartiaPartia SocialisteProjektligjProjektligjiRamarishikimRrjetet socialeShpifjeshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Vetingu i Petrit Aliaj, KPK gjen raporte mjekësore të rreme dhe pasuri të pajustifikuara

Vetingu i Petrit Aliaj, KPK gjen raporte mjekësore të rreme dhe pasuri të pajustifikuara

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.