AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ, plan ‘pa afat’ për të garantuar aksesin online në gjykata

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Portali online i gjykatave të vendit, i cili administrohet prej një viti nga KLGJ ka pushuar së funksionuari, duke cenuar transparencën dhe aksesin në informacion për publikun.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Transparenca është një ndër detyrimet kryesore për institucionet e ngritura në kuadër të reformës në drejtësi. Pas ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor në dhjetor 2018, aksesi më i mirë i publikut mbi funksionimin e sistemit gjyqësor ishte një ndër premtimet kyçe.

“Aktualisht, çdo gjykatë ka një faqe internet që do të mirëmbahet deri në momentin kur portali gjyqësor të bëhet funksional. Ndërkohë, kjo faqe mundëson akses dhe në faqet e veçanta të gjykatave. Në kuadër të procesit të zhvillimit të portalit të ri, këto faqe do të përmirësohen për të ofruar akses më të lehtë në informacion,” tha asokohe kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami.

Por një vit pas marrjes në administrim nga KLGJ, portali online gjykata.gov.al është i paarritshëm dhe nuk dihet ende se kur do të vihet në funksionim të plotë.

Deri një muaj më parë, faqja online e gjykatave ofronte informacion mbi çështjet civile dhe penale në gjykim nga secila gjykatë e vendit si dhe vendimet gjyqësore, të cilat më parë gjendeshin më së shumti online. Aktualisht, të vetmet informacione që gjenden në këtë portal janë kontaktet, programi i transparencës dhe emrat e gjyqtarëve.

Përjashtim bëjnë Gjykata e Lartë; Gjykata e Administrative e Apelit dhe e Shkallës së Parë Tiranë; Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilat kanë faqe interneti të veçanta.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i tha BIRN se e ka marrë portalin nën administrim në qershor 2019 dhe ka arritur të analizojë mangësitë, pa mundur t’u japë ende zgjidhje. Sipas KLGJ, problemet në aksesimin e faqes kanë ardhur si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes teknike, shumë kohë para konstituimit të Këshillit.

“…një grup pune i ngritur posaçërisht për studimin e problematikave të sistemeve të menaxhimit të çështjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Misionin Euralius V të Bashkimit Europian, ka analizuar dhe renditur sipas shkallës së emergjencës të gjithë mangësitë e sistemit, të cilat do të eliminohen hap pas hapi, me rifillimin e mirëmbajtjes teknike të sistemit,” tha KLGJ.

Këshilli nuk dha një datë të saktë për vënien në funksionim të portalit, por shtoi se ka hapur një procedurë prokurimi për mirëmbajtjen teknike të sistemit.

“Në lidhje me pyetjen se kur do jetë i aksesueshëm për publikun portali gjykata.gov.al, ju informojmë se në përputhje me parashikimet ligjore, në momentin e shpalljes së përfundimit të procedurës së prokurimit dhe nënshkrimit të kontratës përkatëse, kompania fituese, pasi të kontrollojë gjendjen aktuale të sistemit, do paraqesë afatet përkatëse për zgjidhjen e problematikave që aktualisht ka portali gjykata.gov.al,” tha KLGJ.

Etiketa: AdministrativeBashkimit EuropianBIRNEuraliusGjykataGjykata e PosaçmegjykimGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJNaureda LlagamiParaTransparencaVendimet
Tjetri
KPK konfirmon prokurorin e Apelit të Durrësit Ludovik Dodaj

KPK konfirmon prokurorin e Apelit të Durrësit Ludovik Dodaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.