AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pezullimi i gjyqeve nga COVID-19 vonoi drejtësinë për qytetarët

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Kufizimi i aktivitetit të gjykatës për shkak të masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vonoi çështjet gjyqësore dhe solli kosto shtesë për mbrojtësit ligjorë në Elbasan.

Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Pas konfliktesh të vazhdueshme që shpesh degjeneronin dhe në dhunë,  A.Çela kërkoi ndarjen nga bashkëshorti i saj në fillim të marsit dhe iu drejtua Gjykatës së Elbasanit për të caktuar një seancë sa më të shpejtë.

Por në pritje të caktimit të datës së seancës, 35-vjeçarja u përball me pezullimin e proceseve gjyqësore për shkak të pandemisë së COVID-19.

Edhe pse dorëzoi kërkesën për divorc në gjykatë, gruaja u detyrua të jetojë me bashkëshortin në të njëjtën shtëpi ndërkohë që gjyqi është shtyrë në një kohë të pacaktuar.

“Situata është absurde pasi të jetosh me një njeri që nuk do, do të thotë që të përballesh çdo ditë me akuza, çdo ditë me provokime dhe me frikën se nuk është i largët momenti kur mund të dhunohesh, ndoshta edhe më keq,” tha ajo.

“Vij çdo ditë gati dhe pyes avokatin se kur do të fillojmë pasi ndjehem e rrezikuar dhe kthehem çdo ditë në të njëjtën çati me një bashkëshort që nuk dua,” shtoi A.Çela.

Situata e saj e vështirë nuk është e vetmja në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ku ka shumë raste të ngjashme që presin gjykimin. Kufizimi për gati tre muaj i aktivitetit gjyqësor ka sjellë andralla për palët që kërkojnë zgjidhje dhe kosto shtesë për mbrojtësit ligjor.

Të vetmit që nuk ankohen me kufizimit e pandemisë janë gjyqtarët, të cilët duket e kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të mbyllur dosjet e prapambetura.

Edhe pse që nga 1 qershori aktiviteti i institucioneve të drejtësisë nuk është më i kufizuar nga masat shtrënguese të distancimit social të marra si pasojë e epidemisë së COVID-19, Gjykata e Elbasanit është akoma duke e fokusuar punën tek rastet më urgjente për shkak të ngarkesës së prapambetur.

“Nga fillimi i pandemisë në gjykatë janë duke u shqyrtuar vetëm çështje të shpejta që kanë të bëjnë me vlerësimin e masave të sigurimit paraprak dhe ato që kanë lidhje me dhunën në familje,” shpjegoi avokati  Demir Çiftja.

“Së fundi ka një lëvizje nga gjyqtarët për caktimin e çështjeve për zgjidhje të martesave kur kanë përgjegjësi prindërore për fëmijët e mitur,” shtoi ai.

Edhe pse nga organizatat e shoqërisë civile vlerësohet se ka pasur një rritje të dhunës në familje gjatë kushteve të izolimit për shkak të pandemisë së COVID-19, në Gjykatën Elbasanit gjatë kësaj periudhe janë shënuar 33 raste urdhërash mbrojtjeje, nga 36 që ka pasur e njëjta periudhë e vitit 2019.

Sipas avokatëve për shkak të distancimit social dhe mbylljes së gjykatave, viktimat e dhunës në familje janë stepur nga kërkesa për urdhëra mbrojtjeje ndërkohë që rastet e dhunës në familje kanë qenë më të shumta.

Drejtoria e Policisë Elbasan konfirmoi një shtim të rasteve të dhunës në familje, sidomos gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2020.  Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 3 muajt e pandemisë kanë regjistruar 13 raste më shumë të dhunës në familje.

Ndërkohë që edhe për shkak të situatës së mbylljes së gjykatave, kërkesë-paditë kanë qenë në nivel më të ulët se e njëjta periudhë e vitit 2019 me 3 kërkesa më pak.

Sipas përfaqësuesve ligjorë pasoja nga ndërprerja e gjyqeve kanë të gjithë qytetarët, pasi krijohen vonesa të theksuara dhe zvarritje që bien në kurrizin e palëve që kërkojnë drejtësi. Ndër këto janë edhe rastet e shpërblimit të dëmit ose gjyqeve të marrëdhënieve të punës.

“Ka shumë gjyqe civile të tilla që për shkak të mbylljes së gjykatave janë shtyrë akoma më tej duke penalizuar qytetarët,” tha Çiftja.

“Këto janë çështje të ngutshme dhe mjafton të zbatoheshin masat e distancimit social, dhe gjyqet të vazhdonin pasi ka raste që nuk mund të presin,” u ankua ai.

Pasojat e ndërprerjes nuk po i vuajnë vetëm qytetarët. Avokati thotë se përfaqësuesit ligjorë të çështjeve civile po përballen me shumë vështirësi për rreth 3 muaj.

“Gjyqet tashmë janë ngjeshur dhe do të krijohet një mbingarkesë e panevojshme që ne nuk do arrijmë ta përballojmë,” theksoi avokati Çiftja.

“Ne qëndruam tre muaj pa punë ndërkohë që vazhdojmë ti paguajmë shtetit taksa, qiratë e zyrave pronarëve dhe sigurime shoqërore pa marrë asnjë mbështetje në këtë periudhë pandemie,” përfundoi ai.

Ndërkohë gjyqtarët edhe pse do të kenë më shumë gjyqe nga 1 qershori ndjehen të çliruar. Gjatë pandemisë kanë punuar me orar të shkurtuar, por përpunimi i dosjeve të prapambetura ka marrë edhe kohën më të madhe të punës.

“Ne kemi qenë në punë dhe kemi hequr një barrë të madhe sa i përket punës me dosjet e prapambetura,” tha gjyqtarja Idush Maliqi.

“Gjyqtarët kanë ngarkesë të madhe me çështje dhe kjo punë e kërkonte një shkëputje të tillë,” shpjegoi ajo.

Dymbëdhjetë gjyqtarët e gjykatës Elbasan kanë pasur një ngarkesë prej 7971 dosje të gjykuara brenda vitit 2019. Vetëm në fushën penale kanë mbetur të papërfunduar rreth 1152 çështje ndërkohë që mesatarisht një gjyqtar ka një ngarkesë rreth 600 çështje në një vit kalendarik.

Etiketa: AkuzaBashkëshortiCOVIDCOVID-19DhunëdosjeelbasanFamiljeGjykataGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësGjyqGjyqigjyqtarIdush MaliqikostombështetjeMITpasojaPunëSHtaksaViktimat e dhunës
Tjetri
Pa mbështetje: Nënat e vetme përballen me sfida të shtuara gjatë pandemisë

Pa mbështetje: Nënat e vetme përballen me sfida të shtuara gjatë pandemisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.