AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Çasti kur Amerika mbeti pas

Jules KortenhorstngaJules Kortenhorst
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Edhe pse qeveritë në mbarë botën po përpiqen të zbusin rënien ekonomike të shkaktuar nga COVID-19, disa po i qasen kësaj detyre në mënyrë më strategjike sesa po bëjnë disa të tjera. Bashkimi Europian dhe Kina, në veçanti, po fokusohen në investimet afatgjata në energjinë e pastë, ndërsa Amerika vazhdon të mbështetet tek e kaluara.

Foto ilustruese: Pixabay.

Ndërkohë që qeveritë në mbarë botën miratojnë politika për të adresuar ndikimin e menjëhershëm ekonomik të COVID-19, ato po marrin vendime që do të përcaktojnë gjithashtu konkurrencën e vendeve të tyre për dekadat në vazhdim. Nëse projektohen si duhet, paketat stimuluese dhe ato të rimëkëmbjes mund t’i ndihmojnë vendet dhe rajonet të korrin përfitimet e industrive të së ardhmes.

Bashkimi Europian tashmë është i vendosur të vazhdojë para me Marrëveshjen e Gjelbër Europiane. Dhe Kina do të vazhdojë në mënyrë të pashmangshme avantazhet e saj konkurruese para-pandemike në energjinë diellore, automjetet elektrike (EV) dhe bateritë. Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, po rrezikojnë gjithnjë e më shumë të mbeten pas.

Marrëveshja e Gjelbër Europiane është modeli i përsosur për hartimin e paketave stimuluese dhe të rimëkëmbjes për të krijuar avantazhe ekonomike të menjëhershme dhe afatgjata. Në planin afatshkurtër, investimet e propozuara të kësaj marrëveshjeje do të prodhonin shumë punë me pagë të lartë në infrastrukturën me energji të pastër, do të financonin vendosjen e më shumë paneleve diellore, stacione karikimi për automjetet elektrike, impiante të prodhimit të hidrogjenit dhe programe për të përmirësuar ndërtesat për efikasitetin e energjisë elektrike.

Më mirë akoma, për një periudhë afatgjatë, të gjitha këto investime do të rezultojnë në kosto energjitike më të ulëta, sisteme energjie më elastike dhe një popullsi më të shëndetshme – ndër përfitimet e tjera. Kostot e teknologjive të energjisë së pastër kanë rënë me shpejtësi të madhe. Me kalimin e kohës, do to të bëhen gjithnjë e më të lira dhe do të vendosen në një shkallë më të madhe.

Duke njohur këto avantazhe, përpjekjet për rimëkëmbjen e Europës kanë ndarë tashmë miliarda euro për të ndërtuar ferma diellore në Gadishullin Iberik dhe turbina me erë në det të hapur në Detin e Veriut. Kompani europiane si Vestas, Siemens Gamesa, dhe të tjerë do të bëjnë të gjithë punën e nevojshme. Dhe këto burime të zgjeruara të energjisë elektrike të rinovueshme do të përdoren më pas për të prodhuar molekulat e hidrogjenit që do të fuqizojnë industrinë e rëndë në të ardhme. Me caktimin e 40 miliardë eurove (45 miliardë dollarë) për investime në infrastrukturën e hidrogjenit, Marrëveshja e Gjelbër Europiane synon të garantojë që që transporti, prodhimi i çelikut dhe industri të tjera të mund të funksionojnë me karburant të pastër.

BE-ja ka ndarë gjithashtu fonde për vendosjen e dy milionë stacioneve për karikimin e automjeteve elektrike dhe atyre me hidrogjen, duke stimuluar kështu kërkesën për makina elektrike, të cilat mund të ndërtohen në vend nga kompani si Volkswagen, Mercedes dhe Renault. Në këto dhe mënyra të tjera, Europa po ndërmerr hapa domethënës për të arritur Kinën në aspektin e teknologjive të gjelbra.

Pastaj përsëri, nëse Kina do të prezantonte një paketë stimui dhe rimëkëmbjeje i të modeluar sipas Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, ajo mund të shtrijë avantazhin e saj konkurrues në forma të tjera energjie të rinovueshme, lëvizshmërie elektrike dhe industrie që shfrytëzon hidrogjenin. Ashtu si në Europë, investimet në infrastrukturën e gjelbër do të hapin miliona vende të mira pune në planin afatshkurtër, ndërkohë që do të ulin ose frenojnë ndotjen e ajrit dhe emetimet e gazrave serrë për një afat të gjatë, edhe kur ekonomia kineze rritet. Ajri i pastër, rrugët e qeta dhe pamjet e virgjëra që u bënë një nënprodukt aksidental i karantinës për shkak të pandemisë mund të bëhen të përhershme me forma më të pastra energjie dhe transporti.

Ndryshe nga kjo, në SHBA, pavarësisht se qeveria federale ka ndërmarrë disa nga hapat e nevojshëm për të zbutur kolapsin afatshkurtër të ekonomisë, politikëbërësit kanë menduar shumë pak për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse shumë nga industritë e pista të së kaluarës po nxirren nga balta.

Një dekadë më parë, mendohej se Amerika do të udhëhiqte të ardhmen e energjisë, sepse po i afrohej “pavarësisë energjetike”, për shkak të rezervave masive të naftës dhe gazit që tani mund të nxirren nëpërmjet shpimeve me ujë. Por ato industri tani janë në rënie strukturore. Kurbat e kostos janë të qarta: karburantet fosile nuk mund të konkurrojnë me zgjidhje më të lira, më efikase dhe me energji të pastër. Në të njëjtën mënyrë, EV-të do të bëhen më të lira dhe më të besueshme sesa motorët me djegie të brendshme, ashtu si hidrogjeni i gjelbër do të bëhet energjia e zgjedhjes për industritë e mëdha.

Duke parë përpjekjen e administratës së presidentit amerikan Donald Trump për të shpëtuar vendet e punës në minierat e qymyrit, më kujtohet puna ime e parë pas shkollës së mesme, kur punoja në një fabrikë makinash shkrimi në jug të Holandës. Imagjinoni nëse qeveria holandeze do të kishte vendosur për ndonjë arsye ta shpëtonte atë fabrikë kur kompjuterët personalë filluan të dilnin në treg në vitet 1980 dhe 1990. Do të kishte qenë njësoj si të investonte në një muze, jo në një industri të shëndetshme.

Ndërkohë që vendet e punës në industrinë e karburanteve fosile do të humbasin, do të krijohen shumë më tepër vende të reja pune për të prodhuar turbina me erë dhe bateri, për të instaluar panele diellore, për të ndërtuar makina elektrike, etj. Bota po bën kalimin në energji të pastër dhe ato vende që po mbështeten në teknologjitë e së kaluarës, po i groposin vetë ekonomitë e tyre.

Politikat e konstatuara industriale për të ndërtuar një infrastrukturë energjie të pastër do të bëjnë shumë mirë. Jo vetëm për njerëzit dhe planetin, por edhe për konkurrencën ekonomike të vendeve dhe prosperitetin e ardhshëm. Europa dhe Kina e kuptojnë këtë dhe tashmë janë në rrugën e duhur për t’u bërë liderët të ekonomisë botërore në dekadat e ardhshme. Ato po përdorin në mënyrë aktive paketat e tyre të rimëkëmbjes për ta shpejtuar këtë ndryshim historik. Në Europë, veçanërisht, brezat e ardhshëm do t’i admirojnë liderët e sotëm për hapjen e vendeve të reja të punës, uljen e ndotjes së ajrit dhe krijimin e një pozicioni ekonomik konkurrues për dekadat në vazhdim. Në SHBA, jo aq shumë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Moment When America Fell Behind

Etiketa: Amerikaautomjetet elektrikeBashkimi EuropianBECOVIDCOVID-19Donald TrumpEkonomiaEnergjiaEuroEuropaEVFondeHolandëinvestimekarantinëKarburantKarburantetKinakostoliraMakinaMarrëveshjaParaProject SyndicatePunaPunëQeveriaSHSHBAShtetet e BashkuaraTregTrump
Tjetri
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri përballet me vetingun

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Edlira Petri përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.