AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGj vendosi 6 me 4 për mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ardian Dvorani, kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë gjatë seancës së Komisionit Hetimor në Kuvendin e Shqipërisë | Foto : Nensi Bogdani

Pas vendimit për mbarimin e mandatit, KLGJ vendosi t’i ofrojë gjyqtarit Ardian Dvorani një pozicion në Apel, por ai e konsideroi gafë juridike vendimin.

Ardian Dvorani, kryetar i Këshillit të Emërimit të Drejtësisë gjatë seancës së Komisionit Hetimor në Kuvendin e Shqipërisë | Foto : Nensi Bogdani

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të enjten me 6 vota pro mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit –anëtar i Gjykatës së Lartë dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“U vendos që t’i ofrohet caktimi në një pozicion Apeli,” i tha BIRN mbrëmjen e të enjtes anëtari i KLGJ-së, Erjon Muharremaj.

Katër anëtarë të KLGJ-së votuan kundër mbarimit të mandatit, me argumentin se Z.Dvorani duhej të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij. Vetë Dvorani e cilësoi vendimin e KLGJ-së një gafë juridike.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj,” tha Dvorani përmes një mesazhi.

Ardian Dvorani është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005 dhe mandati i tij 9-vjeçar ka përfunduar që në vitin 2014. Megjithatë, Dvorani vazhdoi ta ushtronte detyrën në pritje të zëvendësimit edhe për 6 vite të tjera.

KLGj u vu në lëvizje për këtë çështje nga Presidenti Ilir Meta, konflikti i të cilit me Dvoranin vijoi prej muajsh për procedurën e dekretimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta i kërkoi KLGj-së në fund të prillit që të shprehej ose të njoftonte përfundimin e mandatit të Dvoranit pas zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në një mbledhje të mëparshme më 5 maj, Këshilli i Lartë Gjyqësor u shfaq konfuz dhe i ndarë për mandatin e Dvoranit në Gjykatën e Lartë dhe vendosi që t’i kërkonte mendim ndërkombëtarëve. Por këta të fundit refuzuan të japin opinion, duke e konsideruar këtë një përgjegjësi ekskluzive të KLGJ-së.

Vetë Dvorani shprehu atëherë qëndrimin e tij në një letër drejtuar KLGj, ku argumentonte se nuk ishte zëvendësuar nga tre të zgjedhurit së fundmi si anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe se i takonte të largohej nga detyra vetëm me zgjedhjen e anëtarit të katërt.

Konflikti, më shumë se sa për postin në Gjykatën e Lartë dukej se kishte të bënte me pozicionin e tij në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti e ka kallëzuar penalisht Dvoranin për rolin e tij në këtë institucion, kryesisht mbi radhën e ndjekur nga KED për njoftimin e kandidaturave për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që futën në përplasje presidencën me shumicën parlamentare.

Etiketa: ApelApeliArdian DvoraniBIRNGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqIlir MetaKEDKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJkryetarkushtetueseMbledhjeMetaNensi BogdaniReformashqipVota
Tjetri
Maskat, dorezat plastike e mbetje të tjera nga COVID-19 po ndotin oqeanet tona

Maskat, dorezat plastike e mbetje të tjera nga COVID-19 po ndotin oqeanet tona

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.