AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vendimi i Apelit për ish-ministrin Saimir Tahiri shtyhet më 24 qershor

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe avokati Maks haxhia duke dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Prokurorët e SPAK dhe ish-ministri i Brendshëm përsëritën qëndrimet e mbajtura para gjykatës së shkallës së parë –ku Tahiri u shpall fajtor për veprën e “shpërdorimit të detyrës.    

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe avokati Maks Haxhia duke dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e përsëritën përballjen mes tyre të enjten në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pa ndryshuar asgjë nga qëndrimet e tyre të mbajtura në shkallë të parë.

Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kërkuan dënimin e Tahirit me 12 vjet burg, duke i qëndruar akuzave për trafikim droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë që ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësi.

Seanca u zhvillua pa praninë e publikut për shkak të masave kufizuese për parandalimin e COVID-19. Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Elisa Spahiu, të dyja palët ju përmbajtën ankimit ndaj vendimit të ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni, pas njohjes me kërkesat dhe argumentet e palëve vendosi të shtyjë seancën për shpalljen e vendimit më datë 24 qershor ora 09:30.

Në një deklaratë për mediat pas seancës gjyqësore, Tahiri e konsideroi procesin kundër tij si komik. “Kursejani njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake përtej çdo niveli,”  tha Tahiri.

Më 19 shtator 2019, ish-gjykata e Krimeve të Rënda i dha pafajësi Tahirit për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal dhe e dënoi atë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj vendosën dënimin e Tahirit me 5 vjet burg dhe përfundimisht 3.4 vjet heqje lire për shkak të uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu, gjykata vendosi pezullimin e dënimit për tri vjet.

Në ankimin e kryer në ish-Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, aktualisht shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme, Tahiri kundërshtoi edhe dënimin e dhënë nga gjykata për “shpërdorim detyre”. Ankim kreu edhe ish-prokuroria për Krime të Rënda, duke e kundërshtuar rrëzimin dhe ndryshimin e akuzave.

Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës. Ndërkohë, një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri.

Etiketa: Albana BoksiAnkimArdit MustafajBIRNBurgCOVIDCOVID-19Dritan PrençiDrogeFlora HajredinajGjokaGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHabilajIrena GjokaKosovaKrimeNarkotiknarkotikëNertina KosovaNure DreniParaprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PosaçmeProkuroria për Krime të RëndaSaimir TahiriSeancaShpërdorim detyreshqipShqipërishtatorSPAKVendimiVladimir MaraVlorë
Tjetri
Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Anton Martini

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.