AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Anton Martini

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Anton Martini pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Me një ankim të bazuar kryesisht në pasaktësitë e deklarimeve vjetore të pasurisë dhe mos-hetimin e dhunës ndaj një gazetari në vitin 2014 nga një ish-gardist, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë prokurorin Anton Martini.

Prokurori Anton Martini pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Komisioneri Publik kërkoi të mërkurën shkarkimin e prokurorit Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion. Komisioneri Florjan Ballhysa thotë në ankimin prej 27 faqesh drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se nuk ishte dakord me vendimin e shumicës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Martinin dhe kërkon hetimin e tij në të tre kriteret dhe shakrkimin e tij.

“Komisioneri Publik, nga shqyrtimi i vendimit nr. 231/2020, çmon se ai është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit,” thuhet në ankim.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, ai u rikthye në ish- Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Martini u rendit i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Martini kaloi shkallën e parë të rivlerësimit në janar 2020. Ai u konfirmua me votat e kryesueses Genta Tafa Bungo dhe relatores Pamela Qirko. Anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja kërkoi shkarkimin e prokurorit Anton Martini për atë që e konsideroi “deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”.

Në ankim, Ballhysa i ka mëshuar pasaktësive dhe pamjaftueshmërisë në deklarimet vjetore dhe moshetimit të disa denoncimeve ndaj Martinit. Ballhysa thotë se Martini “nuk ka arritur të provojë të kundërtën” lidhur me: “deklarimin e pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kontrollin e kriterit të pasurisë; rezultatet e hetimit mbi vlerësimin profesional”.

Komisioneri ngre dyshime mbi pagesën apo jo të një kësti prej 5 mijë eurosh në kontratën për blerjen e apartamentit prej 90 mijë eurosh. KPK në shumicë pranoi arsyetimet e prokurorit se kjo shumë nuk ishte paguar, pasi pritej të merrej në pronësi një garazh. Por Ballhysa thotë se “këto konkluzione të Komisionit nuk janë në përputhje me përmbajtjen e provave të administruara në dosje”. Sipas tij pretendimi i Martinit për gabim të noteres nuk provonte që kontrata noteriale ishte me gabim.

Komisioneri po ashtu vë në dyshim vlerësimin etik të KPK-së në lidhje me faktin se Martini mori një kredi me kushte lehtësuese në vitin 2007 dhe nuk e përdori atë menjëherë për të blerë shtëpi, por e investoi pjesërisht në bono thesari. “Në vështrimin e Komisionerit Publik, veprimet e kryera nga subjekti i rivlerësimit për qëllim përfitimi financiar, janë në kontradiktë me sjelljen që pritet nga një prokuror, dhe cenojnë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në ankim.

Martini ka pretenduar se kjo ishte bërë për shkak të pamundësisë për të gjetur një apartament që i ofronte siguri me çmimin e kredisë me kushte lehtësuese në kohën e lëvrimit.

Komisioneri po ashtu vë në dukje se një sasi e parave të kredisë së butë, që sipas Martinit u përdor në vitin 2015 për të blerë shtëpinë, është tërhequr cash dhe nuk është deklaruar si e ruajtur e tillë në deklarimet vjetore. “Subjekti i rivlerësimit ka pasur detyrimin të deklarojë vlerën e likuiditeteve gjendje në cash, jashtë sistemit bankar në lekë ose valutë të huaj, si dhe çdo ndryshim të këtyre vlerave,” thuhet në ankim.

Komisioneri pretendon se shuma e tërhequr cash dhe që pretendohet se është depozituar më vonë sërish në bankë nuk mund të konsiderohej me burim nga kredia e vitit 2007.

Komisioneri mendon se të ardhurat e deklaruara si dhurata nga një prej vëllezërve nuk ishin të justifikuara nga ky i fundit dhe nuk duheshin konsideruar si burim i ligjshëm dhe duke pretenduar se në vijim Martini rezultonte me diferencë negative të financave për disa vite.

Ndërkohë në kriterin e profesionalizmit, përveç denoncimeve për shortin e çështjeve në kohën që Martini ishte drejtues në Prokurorinë e Shkodrës dhe pretendimeve se disa prokurorëve u ishin hequr çështjet në mënyrë jo ligjore, Komisioneri trajton gjërësisht dy denoncime ndaj Martinit.

Denoncimi i parë sipas Komisionerit ka të bëjë me ankimin e një gazetari me inicialet A.XH dhe hetimin e çështjes së kërcënimit apo zhvatjes së tij përmes forcës nga një ish-oficer i gardës dhe një person tjetër. Denoncimi përmendet edhe në mendimin e pakicës, por në ankimim Komisioneri është zgjeruar duke përshkruar se kërcënimi kishte ndodhur në korrik të vitit 2013 dhe se personat që kishin kërcënuar gazetarin ishin të dhunshëm dhe ishin dënuar më pas për një vepër të ngjashme penale.

Komisioneri pretendon se Martini nuk e ka hetuar çështjen dhe nuk ka marrë as deklarimet e të dhunuarit. Në një letërkëmbim me Prokurorinë e Përgjithshme ngrihen dyshime se gazetari do e përdorte denoncimin për të fituar azil në një vend të BE, por pak më vonë, ish-oficeri i gardës është akuzuar për një vepër të ngjashme, duke provuar sipas Ballhysës se çështja duhej të ishte hetuar.

Komisioneri thotë se prokurori ka hetuar edhe ngjarjen e dytë dhe më pas ka çuar në gjykatë dosjen me akuza për të dy rastet, por gjykata ka arsyetuar se për rastin e gazetarit, ngjarja nuk ishte provuar dhe mungonin deklarimet e kallëzuesit. Ish-oficeri u dënua vetëm për rastin e dytë të zhvatjes.

Komisioneri ngre dyshime mbi etikën e prokurorit Martini duke u bazuar edhe në një denoncim të një avokateje që ishte ankuar në Prokurorinë e Përgjithshme se kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Martini. Çështja ishte arkivuar pa ndonjë masë.

Në fund, Komisioneri Publik ngre pretendimin se Martini nuk ka provuar të kundërtën e barrës së provës dhe këmbëngul që Kolegji ta rihetojë atë në të tre kriteret. Komisioneri kërkon në ankim që vendimi i KPK të ndryshohet, duke kërkuar shkarkimin e prokurorit Anton Martini nga detyra.

Etiketa: AkuzaAnkimAnton MartiniazilBEBIRNBono thesariDenoncimDhunëdosjeEtleda ÇiftjaGenta Tafa BungoGjykataKolegjiKomisioneriKomisioneri PublikKorrupsionKPKkredikrediaMASPamela QirkoprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarShkodërSPAKVendimVendimi
Tjetri
Dvorani hedh poshtë akuzat e Metës për grusht shtetit

KLGj vendosi 6 me 4 për mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.