AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Analiza

Vendimi i Apelit për Luan Dacin; fshehja e masës disiplinore nuk është falsifikim

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Analiza, Korrupsioni, KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjatë masës së sigurisë në shkallën e parë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Në vendimin për shfuqizimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’ të gjyqtarit Luan Daci; Gjykata e Posaçme e Apelit shprehet se fakti që gjatë aplikimit në Kuvend ai ka gënjyer për një masë disiplinore nuk përbën vepër penale.

Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjatë masës së sigurisë në shkallën e parë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Të premten me 5 qershor, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për dhënien e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” për gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci.

Në vendimin e marrë nga gjyqtarët Dhimitër Lara, Nertina Kosova, një kopje e të cilit është parë nga BIRN, Gjykata e Posaçme e Apelit argumenton se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimin në Kuvend për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Ndërkohë, anëtari i tretë i trupës Sokol Binaj pritet të dalë me vendim pakice.

“Në vështrim  të argumenteve të prokurorit dhe provave të parashtruara nga ai, ky kolegj verifikon se ato përfaqësojnë ose provojnë faktin ‘e largimit nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë,’ ashtu dhe të ‘mos-deklarimit të kësaj mase disiplinore” nga i hetuari Luan Daci,” shprehet Gjykata e Apelit, ndërsa nënvizon se këto fakte janë të ndryshëm nga pretendimi i prokurorisë se ai ka falsifikuar dokumente.

“Mos-paraqitja, mos-shënimi apo sidoqoftë mohimi nga z. Luan Daci, i masës disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria,” shton Gjykata e Apelit.

Gjyqtari Luan Daci është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, bazuar në dyshimin se ai ka paraqitur të dhëna të rreme gjatë procesit të rekrutimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Prokurori pranë SPAK, Klodian Braho i cili hetoi këtë çështje dhe përfaqësoi në shkallën e parë nuk preferoi të jepte koment lidhur me vendimin e Apelit, ndërsa ai tha BIRN se “çështja është në hetim.”

Drejtuesi i SPAK, prokurori Arben Kraja i tha BIRN se do të kryejnë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe shtoi se janë duke pritur mendimin e pakicës.

Ndërkohë, ish-prokurori Gentian Trenova, aktualisht kryetari i shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë” – e cila përfaqëson interesat e magjistratëve të shkarkuar si pasojë procesit të vetingut, i tha BIRN se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit do të ndikojë në rëndimin e situatës së paligjshmërisë në vendimet që do të marrë KPA nga trupa gjykues ku pjesë është edhe gjyqtari Luan Daci.

“Ky vendim do të rëndojë akoma më shumë situatën e paligjshmërisë, sepse edhe vendimet e tjera që do të merren nga KPA me anëtar të trupit gjykues Luan Daci, do të konsiderohen më pas juridikisht pa fuqi ligjore, të pavlefshme dhe në kundërshtim me parimin themelor të neni 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që thotë se individi ka të drejtën e një gjykimi nga një gjykatë e caktuar me ligj”, theksoi Trenova.

Sipas Trenovës, duke qenë se vetë Gjykata e Apelit shprehet se Institucionet shtetërore që u morën me përzgjedhjen e kandidatëve dështuan në verifikimin e dokumentacionit, duhet të hetohet edhe në këtë drejtim.

“Kështu, përgjegjësia ligjore duhet të kalojë te neglizhenca e organeve shtetërore që duhet të verifikonin këtë situatë paligjshmërie dhe të mos lejonin emërimin e Luan Dacit në postin e anëtarit të KPA,” tha Trenova.

“Kjo neglizhencë nuk përjashton edhe përgjegjësinë penale pasi kemi të bëjmë me veprën penale të shpërdorimit të detyrës duke sjellë pasoja të rënda procesit”, përfundoi ai.

Etiketa: Arben KrajaBIRNDhimitër LaraGjykataGjykata e ApelitGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykatëGjykatësgjyqtarHetimJordanJordan DaciKlodian BrahoKolegjKosovaKPAKuvendLigjLuan DaciMagjistratMASNertina KosovapasojaProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunaSHSokol BinajSPAKTrenovaVendimVendimetVendimi
Tjetri
Besoje apo jo, papunësia zyrtare në Shqipëri ra më tutje në kulmin e pandemisë

Besoje apo jo, papunësia zyrtare në Shqipëri ra më tutje në kulmin e pandemisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.