AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorët protestojnë kundër ndotjes nga kompania e përpunimit të peshkut

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët duke protestuar. Foto Bardha Nergjoni.

Banorët e një lagjeje në Labinot Fushë protestuan kundër kompanisë “Rozafa Fish City” të cilë e akuzuan për ndotje dhe zaptim të pronave. Një përfaqësuese e kompanisë akuzoi ish-deputetin Luçiano Boçi për protestën.

Banorët duke protestuar. Foto Bardha Nergjoni.

Banorët e Labinotit Fushë protestuan të shtunën ndaj biznesit të përpunimit të peshkut Rozafa Fish City të vendosur në magazinat e ish-Rezervave të Shtetit të kësaj zone. Rreth 30 familje në zonë akuzojnë kompaninë se po u merr tokat dhe se ka ndotur mjedisin rreth tyre dhe se nderdh mbetje në lumin Shkumbin.

Me pankarta në duar burra, gra e fëmijë u mblodhën përballë hyrjes së komapnisë “Rozafa Fish City” duke e akuzuar kompaninë dhe pronarin e saj për zaptim pronash, ndotje të ajrit dhe lumit. Një 45-vjeçar, që u identifikua si F.Bica i tha BIRN se kompania “Po bën gjithçka që të zaptojë atë që është e jona”.

Ndërsa një grua që kërkoi të mos i përmendej emri duke pretenduar se mund të kërcënohej nga njerëzit e kompanisë tha se shumë nga fqinjët e saj ishin kërcënuar dhe kishin shitur tokën të kompania dhe se para një presioni të tillë ishin edhe të tjerë banorë. Gruaja tha se në zonë jetonin 30 familje me të njëjtin mbiemër.

E pyetur për protestën dhe akuzat Lisena Metoshi, administratore e kompanisë, tha se bëhej fjalë për një familje dhe tre vëllezër bashkë me të afërmit e tyre. Ajo tha se disa nga protestuesit punojnë për kompaninë dhe nuk kanë pasur asnjë problem. Ndërsa akuzoi ish-deputetin e opozitës për protestën. “Pyesni PD dhe z.Luçiano Boçi për këtë turp që bëri për një biznes shembull siç është Rozafa Fish City”.

Ish-deputeti i PD Boçi që ishte në protestë akuzoi akuzoi policinë se po tregohet e njëanshme duke mos marrë asnjë masë pas denoncimeve të banorëve për kërcënime.

Po ashtu edhe disa banorë thanë se kanë bërë kallëzime në polici për kërcënimet, por se këto nuk i ka hetuar askush. Një javë më parë një prej banorëve publikoi një video që tregonte derdhje të materialeve në shkumbin nga një makinë me logo të kompanisë. Personi thotë në video se ato që po derdheshin ishin mbetje të peshkut. Të kontaktuar përfaqësues të Inspektoriatit të Mjedisit thanë se deri tani nuk kanë bërë asnjë kontroll lidhur me ndotjen e pretenduar pasi nuk kanë pasur ankesë me shkrim për këtë shqetësim.

Banorët thanë se kishin vënë në dijeni kreun e bashkisë Elbasan Gledian Llatja, por se nga ai nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kërkesat e tyre. I kontaktuar nëpërmjet telefonit kryetari i bashkisë ashtu si kompania fajësoi PD për protestën, ndërsa tha se i kishte sqaruar banorët. “Protesta e sotme është totalisht protestë e nxitur nga ish-deputeti i PD”, tha Llatja, ndërsa pretendoi se kishte caktuar një takim për një përfaqësi të banorëve për mundësinë e dhënies së tokave me qira*.

*Ky shkrim u ndryshua për të përfshirë qëndrimin e kryebashkiakut Gentian Llatja.

Etiketa: BanorëBIRNelbasanEmriFamiljeFish CityGledian LlatjagraLuçiano BoçiMASmbetjeMjedisitndotjeParaPDpoliciProtestaRozafaShkumbinvideo
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Fatmira Hajdari –Gjykata e Apelit Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fatmira Hajdari –Gjykata e Apelit Tiranë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.