AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kundërshton në Gjykatë të Lartë rikthimin e Luan Dacit në detyrë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjatë masës së sigurisë në shkallën e parë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokuroria e Posaçme i konsideron argumentet e Apelit si sipërfaqësore dhe në kundërshtim me parashikimet ligjore për veprën e “falsifikimit të dokumenteve” –pa analizuar deklarimet e rreme të bëra prej tij.

Gjyqtari Luan Daci dhe avokati i tij, Jordan Daci gjatë masës së sigurisë në shkallën e parë. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK kundërshtoi në Gjykatën e Lartë vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtarit të KPA-së, Luan Daci, duke i konsideruar argumentet e Apelit si “sipërfaqësore” dhe jo në përputhje me parashikimet e Kodit Penal për veprën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Në rekursin e ushtruar në Gjykatën e Lartë, një kopje e së cilës u lexua nga BIRN, prokurorët e SPAK pretendojnë se Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka marrë parasysh vlerën që pati dokumenti i aplikimit në procesin e përzgjedhjes së Luan Dacit, në kundërshtim me kriteret ligjore.

SPAK e akuzon anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme si dhe mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.

Një masë sigurie për pezullimin nga detyra të Dacit u rrëzua nga trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Nertina Kosova, ndërkohë që gjyqtari Sokol Binaj ishte në minorancë.

Dy anëtarët e shumicës argumentuan se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimin për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Sipas shumicës, mos-paraqitja, mos-shënimi apo mohimi i Dacit për masën disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria.

Gjykata vlerësoi gjithashtu se hetimet e prokurorit nuk ishin zhvilluar mbi faktet e nevojshme që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale të falsifikimit të dokumentit nga Daci, por me hetimet që lidhen me ‘pozicionin e anëtarit të institucionit të rivlerësimit’, që u janë ngarkuar me ligj institucioneve që kishin detyrë të përzgjidhnin anëtarët e institucioneve të rivlerësimit.

Anëtari në pakicë i trupës, gjyqtari Sokol Binaj argumentoi se origjina e falsitetit në “kërkesën për aplikim” e ka prejardhjen në manipulimin e konkluzioneve të këtij dokumenti.

SAPK-u argumenton në rekurs se gjykata e trajtoi aplikimin e Z.Daci në kuptimin e ngushtë të paraqitjes së interesit, pa analizuar deklarimet e bëra nga ky i fundit në përmbajtjen e tij. SPAK sjell në vëmendje edhe parashikimet e pëcaktuara në “protokollin e procedurave të punës për vlerësimin se cili prej kandidatëve plotëson kriteret formale për institucionet rivlerësuese” –  duke vlerësuar se, bazuar në këtë protokoll, kërkesa e Dacit merr vlerë të veçantë dokumentare. Në rekurs theksohet se kriteret formale të listuara plotësohen bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga aplikanti.

“…Gjykata e Apelit i shmanget analizës ligjore të faktit nëse neni 6/1, gërma (dh) e ligjit nr.84/2016 përbën një kriter ligjor që personi nën hetim në rastin konkret e ka plotësuar apo nuk e ka plotësuar. Mënyra se si Gjykata e trajton kërkesën e datës 03.02.2017 është aspak e pranueshme, pasi sipas logjikës së Gjykatës së Apelit aplikanti mund të deklarojë çfarë t’i vijë për mbarë dhe nuk mban përgjegjësi për ato që deklaron , a thua jemi para një ‘letre pa vlerë,” vlerëson SPAK, ndërsa shton se kërkesa sipas ligjit ka karakter dokumentar vërtetues.

Në rekurs thuhet se i vetmi moment kur është tentuar të verifikohet dokumenti i kërkesës së aplikimit, është në Komisionin Ad Hoc, kur kryetarja Vasilika Hysi e ka pyetur Dacin lidhur me largimin nga puna në vitin 1997 – ndërsa ai është përgjigjur se është larguar me dorëheqje, duke fshehur të vërtetën e shkarkimit.

“Ky kujdes i tij është i kuptueshëm, pasi ishte i vetëdijshëm se ekspozimi i masës disiplinore të largimit nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë…, do të çonte në skualifikimin e menjëhershëm të tij,” argumenton prokuroria.

SPAK mban qëndrim edhe lidhur me konstatimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit se hetimet janë kryer jashtë kompetencave të caktuara. Sipas prokurorisë, gjykata mund të shprehej vetëm mbi objektin e gjykimit, “caktimin e masës së sigurisë” ndaj anëtarit të KPA, Luan Daci.

Në fund të rekursit, prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë që t’i tërheqë vëmendjen Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke konsideruar se në këtë mënyrë ndërhyn në komptencat ekskluzive që ka prokurori gjatë hetimit paraprak.

Etiketa: 1997AnalizëBIRNDhimitër LaraDokumentarGjykataGjykata e ApelitGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimHetimetJordanJordan DaciKodit PenalKosovaKPALigjLuan DaciMASNertina KosovaParaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunaPunëSHSokol BinajSPAKVasilika Hysi
Tjetri
Pasuritë dhe viza e revokuar rrezikojnë karrierën e gjyqtares Fatmira Hajdari

Pasuritë dhe viza e revokuar rrezikojnë karrierën e gjyqtares Fatmira Hajdari

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.