AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vojisllav Shesheli jo më pjesë e parlamentit të Serbisë

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli. Foto: BIRN

Vojisllav Shesheli, i dënuar në vitin 2018 për nxitje të krimeve të luftës në fshatin Hrtkovci në vitin 1992, nuk do të ketë më vend në parlamentin e Serbisë, pasi Partia e tij Radikale Serbe nuk arriti të fitonte votat e mjaftueshme në zgjedhjet e mbajtura të dielën.

Vojisllav Shesheli. Foto: BIRN

Ultranacionalisti serb Vojisllav Shesheli, kryetari i Partisë Radikale Serbe, SRS, dhe një i dënuar për krime lufte në vitin 2018, nuk do të ketë më një vend në parlamentin serb pasi partia e tij nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme në zgjedhjet e mbajtura të dielën.

Sipas rezultateve jo të plota, SRS fitoi pak më shumë se 2 për qind të votave, që ishte nën pragun prej 3 për qind që nevojitet për të hyrë në parlament.

Shesheli ka qenë një figurë e rëndësishme në jetën politike në Serbi që nga fillimi i viteve 1990. Ai dhe SRS-ja e tij ishin një faktor në parlamentin serb gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviçit, herë duke vepruar si një parti opozitare dhe herë si pjesë e koalicionit qeverisës. Ai ishte zv/kryeministër nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Në vitin 2003, Shesheli u dorëzua me dëshirë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, në Hagë, për t’iu përgjigjur akuzave se kishte kryer krime lufte gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990, kur ai ishte një eksponent i flaktë i ideologjisë së një Serbie të madhe dhe përkrahës i forcave paraushtarake që luftonin në Kroaci dhe Bosnje.

Gjyqi i tij u zvarrit për vite me radhë dhe filloi vetëm në vitin 2007. Ndërkohë partia e tij vazhdoi të gëzonte rezultate të mira në zgjedhje deri në vitin 2014, kur për herë të parë SRS-ja nuk arriti të fitonte ndonjë vend në parlament.

Atë vit, Shesheli u kthye në Serbi pasi gjykata e Kombeve të Bashkuara e liroi atë nga paraburgimi gjatë gjyqit të tij dhe lejoi që ai të kthehej në shtëpi për t’u kuruar nga kanceri. Në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016, SRS-ja u rikthye përsëri në parlament.

Në vitin 2016 Gjykata e Hagë e liroi Sheshelin nga akuzat për krime lufte. Por, në prill të vitit 2018, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, duke iu përgjigjur një apeli, e ndryshoi vendimin dhe e dënoi Sheshelin në mungesë me dhjetë vjet burg për nxitje të krimeve të luftës kundër kroatëve etnikë në fshatin serb të Hrtkovcit në vitin 1992. Megjithatë, për shkak të viteve që kishte kaluar në paraburgim, ai u desh ta vuante dënimin e tij.

Sipas ligjit në Serbi, nëse një deputet dënohet me më shumë se gjashtë muaj burg, mandati i tij duhet të përfundojë. Por ligji nuk është zbatuar kurrë për Sheshelin.

Gjatë kohës së tij në parlament, ai ka mohuar që në Srebrenicë të jetë kryer ndonjë krim lufte, ndër të tjera. Në shkurt të vitit 2019, ai mblodhi mbështetësit e tij në një tubim para Gjykatës së Lartë të Beogradit përpara seancës dëgjimore në gjyqin e një ish-polici për masakrën e boshnjakëve nga Srebrenica në fshatin Kravicë në vitin 1995.

Partia Progresive Serbe në pushtet u themelua nga dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të Sheshelit, Aleksandër Vuçiç dhe Tomislav Nikoliç, të cilët u larguan nga SRS-ja dhe formuan një parti të re.

Etiketa: ApeliBIRNBosnjeBurgdeputetGjykataGjykata e HagesGjykatëGjykatësGjyqiish-JugosllaviJugosllaviKrimkrim lufteKrimekrime lufteKroaciLufteMillosheviçParaparaburgimparlamentPartiaPartia Progresive SerbePartia Radikale SerbepoliciPunëPunëtorSerbiShesheliSllobodan MillosheviçSrebrenicaVojisllav ShesheliVotavuçiçzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
COVID-19 vështirëson rimëkëmbjen nga tërmeti në fshatrat e Durrësit

COVID-19 vështirëson rimëkëmbjen nga tërmeti në fshatrat e Durrësit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.