AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Hoti dhe Vuçiç pritet të shkojnë në Bruksel para takimit në Uashington

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Richard Grenell, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Twitter/@HashimThaciRKS

Me SHBA-në që vazhdon rrugën e saj për arritjen e një marrëveshjeje midis Serbisë dhe Kosovës, BE-ja i ka ftuar të dyja palët në Bruksel para se ata të takohen në Uashington.

Richard Grenell, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Twitter/@HashimThaciRKS

Bashkimi Europian do të sjellë këtë javë në Bruksel liderët e Kosovës dhe Serbisë, para një takimi të shumëpritur midis Aleksandër Vuçiç dhe Avdullah Hotit me mbështetjen e administratës Trump të shtunën.

E etur për  arritjen e një suksesi në politikën e jashtme, vëzhguesit thonë se Shtetet e Bashkuara po e lënë gjithnjë e më në anë BE-në në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Serbisë dhe ish provincës së saj jugore 12 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë me mbështetjen e fuqive të mëdha perëndimore.

I dërguari special i Trump, Richard Grenell, do të mbledhë në Uashington më 27 qershor presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Hoti, pasi tha se “normalizimi ekonomik” duhet të vijë para çdo normalizimi politik të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Por Hoti ka njoftuar se ai do të shkojë fillimisht në Bruksel dhe Vuçiç të hënën tha se edhe ai shpreson të kalojë një ditë atje, pasi të takohet me presidenti rus Vladimir Putin në Moskë. Nuk ishte e qartë nëse Vuçiç dhe Hoti do të takohen gjatë kohës që do të jenë në Bruksel.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është lënë pezull që nga fundi i vitit 2018 pjesërisht për shkak të një mosmarrëveshje mbi tarifat e importit, por Brukseli shpreson që ai të rifillojë në korrik. Serbia nuk e njeh Kosovën, por BE-ja thotë se integrimi në bllok varet nga “normalizimi” i marrëdhënieve midis dy vendeve.

Takimi në Uashington vjen vetëm disa javë pasi Hoti u caktua si kryeministër dhe disa ditë pas fitores së radhës të Partisë Progresive në pushtet të Vuçiçit, që kritikët thanë se rrezikon ta kthejnë Serbinë në një shtet me një parti.

Në një postim në Facebook të hënën, Hoti tha se ai do të ishte në Bruksel më 25 qershor për të takuar, midis të tjerave, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi.

Ai tha se ata do të diskutonin luftën kundër COVID-19, mbështetjen e BE-së për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës nga pandemia dhe liberalizimin e vizave për shtetin më të ri të Europës.

Pas takimit me ndërmjetësin e BE-së Miroslav Lajçak të hënën në Beograd, Vuçiç tha për gazetarët: “Unë nesër do të shkoj në Moskë. Shpresoj të kem një ditë kohë për një vizitë në Bruksel, për të ardhmen tonë europiane. Dhe pas kësaj do të shkoj në Uashington.”

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBeogradBrukselBrukseliCharles MichelCOVIDCOVID-19dailogFacebookgazetarGrenellHashim ThaçiHotiIntegrimiKosovaKosovëKosovë-SerbimarrëveshjepandemiaParaPutinRichard GrenellSerbiaSHBAShpresONShtetet e BashkuaraTrumpTwitterUrsula von der LeyenVëzhguesitVladimir Putinvuçiç
Tjetri
Dokumentacioni si i pastrehë; KPA shtyn seancën ndaj prokurores Manjola Kajana

Dokumentacioni si i pastrehë; KPA shtyn seancën ndaj prokurores Manjola Kajana

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.