AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Vendimi për ish-ministrin Saimir Tahiri shtyhet me dy ditë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia pas shtyrjes së vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-kreun e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, por mori dy ditë kohë për shpalljen e vendimit për shkak të “kompleksitetit të çështjes”.

Ish-ministri Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia pas shtyrjes së vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën të shtyjë me dy ditë seancën për shpalljen e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, të akuzuar nga Prokuroria për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit, Elisa Spahiu, trupi gjykues i dha fund shqyrtimit gjyqësor dhe e shtyu seancën për shpalljen e vendimit më datë 26 qershor, ora 13:00.

“Për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe akteve bashkëngjitur fashikullit të gjykimit është në pamundësi absolute për t’u marrë brenda ditës së sotme,” u përgjigj Spahiu mbi motivin e shtyrjes së vendimit.

Procesi në Apel ndaj Tahirit është shqyrtuar nga trupa e përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. BIRN mësoi se pas shkarkimit të Drenit nga vetingu më 17 qershor është bërë zëvendësimi i saj me gjyqtarin Dhimitër Lara.

Tahiri doli i buzëqeshur nga Gjykata e Posaçme e Apelit mëngjesin e së mërkurës, por refuzoi të komentonte shtyrjen e vendimit. Ish-ministri i mohon akuzat e Prokurorisë dhe kërkon pafajësi.

Më 19 shtator 2019, ish-gjykata e Krimeve të Rënda e Shkallës së Parë i dha pafajësi Tahirit për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal dhe e dënoi atë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Gjykata i dha Tahirit 5 vjet burg, i cili u reduktua në 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjithashtu, gjykata vendosi pezullimin e dënimit për tri vjet.

Në ankimin e kryer në ish-Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, aktualisht shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme, Tahiri kundërshtoi edhe dënimin e dhënë nga gjykata për “shpërdorim detyre”. Ankim kreu edhe ish-Prokuroria për Krime të Rënda, duke e kundërshtuar rrëzimin dhe ndryshimin e akuzave.

Përballë Gjykatës së Posaçme të Apelit, si Tahiri ashtu edhe përfaqësuesit e Prokurorisë i qëndruan argumenteve të dhëna në shkallën e parë. Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kërkuan dënimin e Tahirit me 12 vjet burg, duke i qëndruar akuzave për trafikim droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë që ish-ministri Tahiri dhe Çela kërkuan pafajësi.

 

 

Etiketa: Albana BoksiAnkimApelBIRNBurgDhimitër LaraDritan PrençiDrogeGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjykatësGjyqKosovaKrimeNarkotiknarkotikëNertina KosovaNure DreniprokurorProkuroriaProkuroria për Krime të RëndaSaimir TahiriShpërdorim detyreshtatorTrafikTrafik DrogeVendimiVetinguVladimir MaraVlorë
Tjetri
Izolimi në Ballkan: “Thanë se nuk do të zgjaste shumë”

Izolimi në Ballkan: “Thanë se nuk do të zgjaste shumë”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.