AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia ndalon protestuesit në mbrojtje të mjedisit për protestë të “paligjshme”

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë dhe aktivistë protestuan pranë bulevardit ‘Deshmorët e Kombit’ kundër ndërtimit të HEC-eve në lumenjtë e rrezikuar të Shqipërisë në Tiranë më 24 qershor 2020. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Qytetarë dhe aktivistë protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Shqipërisë duke kërkuar mbrojtje të mjedisit mbrëmjen e të mërkurës. Policia njoftoi se ka ndaluar dy prej tyre dhe ka proceduar 17 të tjerë për “miting të paligjshëm”.

Qytetarë dhe aktivistë protestuan pranë bulevardit ‘Deshmorët e Kombit’ kundër ndërtimit të HEC-eve në lumenjtë e rrezikuar të Shqipërisë në Tiranë më 24 qershor 2020. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Pasditen e së mërkurës, grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” së bashku me ambjentalistë, qytetarë e aktivistë të shumtë marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të ngritur zërin kundra fenomenit të ngritjes së HEC-ve në lumenjtë e Shqipërisë. Në përpjekje për të zhvendosur protestën përpara institucionit  të Kryeministrisë ata u ndaluan prej forcave policore ku më pas edhe 13 prej aktivistëve u shoqëruan dhe u proceduan penalisht nga policia.

“Pushteti vendor dhe qëndror po kryen një masakër pasi kanë hyrë brenda parkut kombëtar dhe zonës së mbrojtur, kanë masakruar një pasuri kombëtare, të ardhmen e fëmijëve tonë, të ardhmen e turizmit, të gjitha gjallesat e kësaj zone, duke masakruar dinjitetin e të gjithë banorëve të zonës, pa marrë asnjë firmë, pa kryer asnjë matje të këtij lumi, pa marrë parasysh që është zonë e mbrojtur me ligj dhe devijojnë 2 lumenj nga rrjedha e tyre“, tha i indinjuar Dhimitër Koleci, i pranishëm në protestë dhe njëkohësisht banor i  zonës Zall Gjocaj, zonë e rrezikuar prej HEC-eve.

Tashmë çështja e hidrocentraleve është kundërshtuar disa herë si nga organizatat mjedisore ashtu edhe nga banorët e komuniteteve të zonave rurale ku këto hidrocentrale ngrihen.

Sipas një studimi të publikuar pak ditë më parë prej organizatave mjedisore WWF Adria dhe Eco Albania dhe të kryer gjatë vitit 2019, rezulton se kosto ekonomike e ngritjes së këtyre hidrocentraleve nuk barazpeshon koston socio-ekonomike të komuniteteve, e si pasojë nuk  justifikon sakrifikimin e natyrës shqiptare.

“HEC-virusi ka krijuar ka krijuar rreth 700 vatra infektive (HEC-e) nga Veriu ne Jug, po thithin lëngjet jetësore dhe po gjymtojnë e sakatojnë“, shkruhet në thirrjen e grupimit ‘Të mbrojmë lumenjtë”, referurar fenomenit të shkatërrimit të mjedisit nga hidrocentralet.

Flutura Doda, një banore nga fshatrat  e Gjocajt, e pranishme në protestën e së mërkurës  së bashku me vajzën e saj të vogël, është shprehur se HEC-i në Zall Gjocaj vijon punimet pasi gjykata i ka dhënë lejen, por atyre nuk u është paraqitur asnjë projekt.

“Ata po operojnë atje, por neve nuk kanë prezantuar asnjë projekt. Ne do vazhdojmë protestat tona”, u përgjigj Flutura për BIRN.

“Këtë ujë e kemi pirë gjithë jetën atje. Kanë prishur mullirin 2000 vjeçar në atë zonë dhe thonë nuk është prekur asgjë, ndërkohë që po bëjnë kërdinë atje. Nuk na japin asnjë dokument, asnjë sqarim, asnjë letër“, shtoi Koleci nga e njëjta zonë.

“Më kanë arrestuar me mijëra herë, dhe përse…se po mbroj një park kombëtar“, tha ai, duke parë përpjekjet e policisë për të shpërndarë protestën.

Policia ka ndërhyre disa herë edhe gjatë kësaj proteste për të shpërndarë të pranishmit, me pretekstin se tubime të tilla nuk janë të lejueshme nën kushtet e rritjes së kurbës së të infektuarve nga COVID-19 gjatë ditëve të fundit.

Policia e Shtetit deklaroi sot se gjatë kësaj proteste procedoi 13 persona, si organizatorë të tubimit tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e organeve kompetente.

“Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale ‘organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme’, ‘mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’, dhe ‘pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’“, shkruhet në deklaratën  e publikuar në faqen zyrtare në Facebook nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë banorët e zonave te rrezikuara  u shprehën të vendosur në kauzën e tyre.

“Ne jemi për mbrojtjen e lumenjve, për mbrojtjen e gjithë Shqipërisë, ka shumë lumenj që ju nuk i dini që po zaptohen, janë shumë,  prandaj ju ftoj që të ngrihemi të protestojmë që këta të pangopur mos të na marrin dhe ata lumenj që na kanë ngelur“, deklaroi një banor i Mallakastrës gjatë protestës, duke iu referuar çështjes së Vjosës dhe zonave përreth të rrezikuara prej hidrocentraleve të tepërta.

“Ndaloni këtë masakër sa nuk është vonë, është pasuri kombëtare dhe nuk është park tregtar“, përfundoi Dhimitër Koleci.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëBIRNCOVIDCOVID-19Dëshmorët e KombitEco AlbaniaFacebookGjykataGjyqHECHidrocentraletkostoLigjLumimbrojtjeMjedisitNensi BogdaniOrganizatat mjedisorePoliciaPolicia e ShtetitProtestatprotestePushteti vendorshqipshqiptaretubimeWWFWWF Adria
Tjetri
Pesë gjëra që duhet të dijë Kosova para se të arrijë një marrëveshje me Serbinë

Pesë gjëra që duhet të dijë Kosova para se të arrijë një marrëveshje me Serbinë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.