AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqipëria shkel ‘rregullisht’ të drejtat e punëtorëve

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar marshojnë drejt Inspektoriatit të Punës | Foto : Nensi Bogdani

Sipas indeksit të publikuar prej Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, Shqipëria radhitet mes vendeve që  karakterizohen nga një klimë ku qeveria dhe kompanitë ndërhyjnë rregullisht në të drejtat kolektive të punës ose dështojnë në garantimin e aspekteve të këtyre të drejtave.

Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar marshojnë drejt Inspektoriatit të Punës | Foto : Nensi Bogdani

Trendi i qeverive për të reduktuar të drejtat e punëtorëve nëpërmjet ndalimit të së drejtës për të protestuar, si edhe për t’u organizuar në sindikata është përkeqësuar gjatë vitit 2020,ku është shënuar një rritje e numrit të shteteve të cilat ndalojnë regjistrimin e sindikatave të punëtorëve.

Sipas Indeksit të të Drejtave Globave të publikuar prej Konfederatës Ndërkombëtar të Sindikatave. (ITUC), identifikimi i këtij trendi gjatë 2020s ka nxjerrë në pah skandale të survejimit të qeverive kundrejt liderëve të sindikatave, në përpjekje për të mbjellë frikë dhe për të ushtruar presion në to dhe mes anëtarëve të tyre.

Raporti radhit 144 shtete të ndryshme në terma të respektimit të të drejtave dhe përfaqësimit të punëtorëve.

“Shpeshherë këto presione nga ana e qeverive si edhe mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve duke mos pranuar një marrëveshje sociale i ka ekspozuar punëtorët kundrejt sëmundjeve dhe vdekjeve dhe i ka lënë disa shtete të pa afta për të luftuar situatën e pandemisë në mënyrë të efektshme”, shkruhet në raportin e publikuar prej ITUC.

“Numri i shteteve të cilat iu është ndaluar regjistrimi i sindikatave është rritur prej 86 vendeve që numëroheshin në vitin 2019 duke kaluar në 89 shtete në vitin 2020” raportohet në Indeksin e të Drejtave Globale.

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (IUTC) është e përbërë prej 332 organizatave në 163 vende dhe territore të 5 kontinenteve.

Indeksi i të Drejtave Globale publikuar prej kësaj konfederate hedh dritë mbi vendet më të këqija për klasën punëtore duke kategorizuar 144 shtete në një shkallë nga 1 deri në 5+ bazuar në nivelin e respektimit të të drejtave të punëtorëve.

Shqipëria renditet ndër vendet e grupimit me indeksin 3 – “Shkelje e rregullt e të drejtave”. Sipas përkufizimit të indeksit, shtetet e grupit 3 karakterizohen nga një klimë ku qeveria dhe kompanitë ndërhyjnë rregullisht në të drejtat kolektive të punës ose dështojnë në garantimin e aspekteve të këtyre të drejtave. Këto shkelje bëhen për shkak të boshllëqeve ligjore apo mungesës se disa praktikave të garantimit të të drejtave të punës.

Në muajt e fundit në Shqipëri ka pasur disa protesta dhe greva nga punëtorë të rajoneve të ndryshme, siç është rasti i naftëtarëve të Ballshit apo minatorëve të Bulqizës, të cilët në mënyrë konstante kërkojnë nga punëdhënësit dhe qeveria Shqiptare të mos anashkalohen të drejtat kolektive të tyre.

Gjithashtu, sindikatat në Shqipëri raportojnë praktika anti-unioneve të cilat janë akoma të përhapura në vend.

“Sipas të dhënave të 2018 të Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri (KSSH), punëtorët privat apo publik që nuk i përkasin sindikatave gjithashtu përjetojnë diskriminime,  dhe shpeshherë punëtorët që tentojnë të marrin pjesë në greva zëvendësohen nga të tjerë”, shkruhet në Indeksin e IUTC lidhur me situatën në Shqipëri.

Ndërsa në rang global, sipas indkesit Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore identifikohen si rajonet më të këqija në botë për punonjësit për 7 vite rresht,. Konfliktet në Palestinë, Siri, Jemen dhe Libi, gjithashtu e kanë përkeqësuar tendencën regresive të këtyre vendeve në përfaqësimin e të drejtave të klasës punëtore.

Nga raporti i publikuar duket se 85% e shteteve ne rang global kanë shkelur të drejtën e grevës, 85% kanë shkelur të drejtën e marrëveshjeve kolektive, ndërsa numri i vendeve që ndalojnë regjistrimin e sindikatave vijon të rritet.

Vendet më pak dashamirëse për klasën punëtore në 2020 sipas indeksit janë Bangladeshi, Brazili, Kolumbia, Egjipti, Hondurasi, India, Kazakistani, Filipinet , Turqia dhe Zimbabve.

“Punëtorët kanë përjetuar arrestime në 61 shtete. Ndërkohë që vendet që renditen me shkallën më të lartë të arrestimeve sipas liderëve të sindikatave janë Indonezia, Korea dhe Turqia”, shkruan Sharan Burrow, Sekretar i Përgjithshëm i IUTC në publikimin e indeksit global.

Në shtetet Europiane gjithashtu lëvizjet e shoqërisë civile dhe protesta të ndryshme janë ndaluar dhe shpërndarë nga autoritetet përkatëse, duke përfunduar në arrestime të shumta dhe dhunë, ndërsa në Europën Lindore sindikatat janë shtypur vazhdimisht.

“Gjatë 2020 grevat janë kufizuar apo ndaluar në 123 nga 144 shtete”, shton Burrow.

Kriminalizimi i të drejtës së grevës vihet re në 85% të shteteve të indeksit, ndërkohë që 74% e përjashtojnë klasën punëtore nga mbrojtja në punë, dhe 72% e shteteve të indeksit i ndalojnë punonjësve aksesin në drejtësi.

Etiketa: AfrikaAfrika VeriorearrestimeBraziliBulqizëIndeksiIndiaIndoneziaKazakistaniLibiLindjaLindja e MesmemarrëveshjeMbrojtjaMinatorNensi BogdaniProtestaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaQeveria shqiptareRaportiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaresindikataSiriTurqiaZimbabve
Tjetri
Ulja e dënimit për vrasjen e dyfishtë, shkarkoi gjyqtarin Alfred Gjoni

KPA lë në fuqi shkarkimin e kreut të Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.