AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Izolimi në Ballkan: Asnjëri nuk është ishull…

Mara SimatngaMara Simat
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje e qytetit Murter dhe Betina në ishullin Murter, prill 2020. Foto: BIRN/Mara Simat.

Menduan se po i shpëtonin COVID-19, kur në të vërtetë ishin ata që e sollën atë me vete. Në një ishull kroat, dyshimi bie tek “të huajt”.

Pamje e qytetit Murter dhe Betina në ishullin Murter, prill 2020. Foto: BIRN/Mara Simat.

Mund të kishte qenë mënyra më e mirë për të pritur që një pandemi të kalojë: në një ishull Adriatik me disa mijëra banorë, i njohur për plazhet e tij me rërë dhe vajin e ullirit. Kjo nëse këtë ide s’do ta kishin pasur të gjithë.

“Një javë para fillimit të karantinës, pati radhë makinash, makina me targa të huaja, disa nga Zagrebi dhe Rijeka”, kujton Jure Jerat, një banor i ishullit kroat Murter në veriperëndim të Sibenikut në bregdetin dalmat.

“Njerëzit po mendonin se këtu do të ishin të sigurt.”

Gurgdhendësi Ive Sikic Bazokic ndau dyshimin e tij: “Siç do të thoshte poeti ynë Ive Balara, ‘Atë e sollën disa të huaj’.”

Hyrja e kufizuar

Pas një rritje të numrit të vizitorëve në fillim të marsit, Murteri ishte i pari në Kroaci që mbylli baret dhe restorantet, ditë përpara se pjesa tjetër e vendit të bënte të njëjtën gjë.

Por ishte thjesht çështje kohe para se ishulli të regjistronte rastin e parë të konfirmuar të COVID-19, duke bërë që autoritetet vendase të vendosnin karantinën.

Në ishull mund të hynin vetëm ata me leje qëndrimi. Ata që ishin tashmë atje duhet të qëndronin aty.

Kryetari lokal i bëri thirrje njerëzve të qëndronin në shtëpi, madje të mos dilnin as në oborret e kopshtet e tyre. Shumica e banorëve iu bindën kësaj thirrjeje dhe frika u përhap shpejt. Shumë banorë të moshuar i ndajnë shtëpitë me fëmijët dhe nipërit e tyre, duke rritur rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri.

I gjendur afër arkipelagut Kornati, një park kombëtar me dhjetëra ishuj të madhësive të ndryshme Murter është i njohur jo vetëm për banorët e Zagrebit, por edhe për italianët, austriakët dhe gjermanët, shumë prej të cilëve kanë prona në ishull.

Në qytetin kryesor – i cili ka të njëjtin emër si ishulli, frika ishte edhe më e madhe duke pasur parasysh se shumica e 2,000 banorëve të tij blejnë në të njëjtat dyqane dhe mblidhen në të njëjtat vende.

Pika e karburantit, zyra postare dhe zyrat e këmbimit valutor u mbyllën. Bankomatet mbetën pa para. Me kalimin e kohës, u bë e qartë se duhej të lejohej një nivel minimal aktiviteti, kështu që pika e karburantit rihapej një herë në javë për pak orë dhe bankomatet u rimbushën me para.

“Liri e thjeshtë dhe e pastër”

Slanica, një nga plazhet më të njohura në këtë pjesë të Dalmacisë, gjatë karantinës në prill 2020. Foto: Mara Simat.

Në anën tjetër të ishullit, në Tisno, masat ishin më pak kufizuese. Silvija Curiç, e cila drejton bibliotekën dhe sallën e leximit në Tisno, kishte ngecur në Murter, por e vazhdoi punën e saj online.

“Më mungon biblioteka, më mungojnë njerëzit, më mungon aroma e librave”, tha Curiç për BIRN.

“Unë dhe një kolegu im krijuam një bibliotekë virtuale dhe përfshimë shumë libra në të. U përpoqëm të ruanim kontaktet me përdoruesit tanë.”

Pronarët e apartamenteve të pushimit dhe bungalove i vunë ato në dispozicion të vendasve të tjerë që kishin nevojë të izoloheshin. Turizmi do të preket ndjeshëm.

“Puna ime varet nga turizmi”, tha Jerat, i cili zotëron një restorant në parkun kombëtar Kornati.

Ai pranoi se ka një pasiguri të madhe  “nëse do të punësojmë punëtorë apo do të punojmë vetëm anëtarët e familjes dhe si përfundim nëse do të punojmë apo jo dhe si. A do të ketë turistë apo jo? A do të kemi fitime nëse e hapim për vizitorët? Vizitorët tanë më të shpeshtë në gusht janë italianët. E shikoni se çfarë po ndodh atje? Nuk kemi siguri.”

“Kjo mund të na hapë sytë”, tha ai  “Ndoshta do të kuptojmë se nuk mund të mbështetemi vetëm te puna sezonale.”

Pas testimit që u krye për të zbuluar se sa ishte i përhapur virusi në ishull, izolimi një mujor në Murter u hoq.

Njerëzit janë ende të kujdesshëm dhe thonë se nuk t’i marrin për të mirëqena gjërat e thjeshta, siç bënin më parë.

Por a do të jenë gjërat njësoj si më parë?

“Më mungon të eci e shpenguar”, tha Curic, bibliotekarja, “kur nuk ke pse të mendosh për këtë virus të keq, i cili është aty dhe nuk mund ta shohësh, nuk e di se ku është ai, nga cila anë do të të shfaqet. Më mungon ndjesia e lirisë së thjeshtë e të pastër.”

 

Etiketa: AdriatikBallkanBanorëBIRNCOVIDCOVID-19izolimkarantinëKEKroaciKroaciaMakinaMurterpandemiParapasiguripronaPunaPunëPunëtorSHtargaturistTurizmivirus
Tjetri
Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Valdete Hoxha përballet pa telashe me vetingun

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Valdete Hoxha përballet pa telashe me vetingun

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.