Shqipëria përjetoi një ditë tjetër të trishtë në lidhje me pandeminë e koronavirusit të Martën duke shënuar 3 të vdekur. Numri i rasteve aktive u rrit për herë të parë në mbi 1 mijë ndërsa në rritje janë edhe shtrimet në spitale.
Shqipëria numëroi 69 pacientë të rinj dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri ndërsa numri i bartësve të virusit arriti në 1014 vetë.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë deklaroi në buletinin e përditshëm se viktimat e 24 orëve të fundit janë një 44 vjeçare nga Durrësi, një 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana.
Numri i të shtruarve në spital është aktualisht 79 nga të cilët 7 janë në seksionin e terapisë intensive dhe tre janë në gjendje të rëndë.
Shqipëria u prek për herë të parë nga COVID-19 në 9 mars ndërsa numri i të prekurve dhe viktimave mbeti i ulët deri në mes të muajit qershor. Gjatë javëve të fundit, masat e distancimit social duket se nuk kanë ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit.