AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rama mbron Thaçin në Kosovë dhe tërheq padinë ndaj Haradinajt

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend më 5 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryeministri Edi Rama përdori oratorinë e tij për të sulmuar Prokurorinë e Gjykatës Speciale të Kosovës me bazë në Hagë në një fjalim që zgjati më shumë se dy orë në Prishtinë duke e sharë atë si “portal” si dhe aktpadinë si “goditje brutale”, “e rëndë dhe e padrejtë” dhe “shkelje flagrante” e të drejtave të njeriut.

Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend më 5 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ofroi mbështetjen e tij për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi përmes një vizite dyditore në Kosovë dhe një konference për shtyp që zgjati më shumë se dy orë dhe që u mbajt në mjediset e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Rama pretendoi se vendi gjendet në një situatë të vështirë përballë së cilës shqiptarët duhet të bashkohen ndërsa sulmoi si “naivë” dhe “të verbër” ata që mendojnë se ndërkombëtarët po ndihmojnë Kosovën të shpëtojë nga “kapësit” e shtetit.

Rama ka ndërhyrë në mënyrë energjike në skenën  politike të Kosovës, e cila është trazuar përgjatë viteve të fundit nga spekulimet për një plan paqeje me Serbinë që përfshin ndryshim kufijsh dhe asaj që prokuroria speciale e Hagës cilësoi si “përpjekje për të zhbërë gjykatën speciale”.

Zyra e prokurorisë së Gjykatës Speciale të Kosovës me bazë në Hagë publikoi të mërkurën e kaluar një njoftim të shkurtër në të cilin bëri të ditur publikisht se ka dorëzuar aktakuzë në gjykatë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, politikanit Kadri Veseli e personave të tjerë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i akuzuar ata për krime lufte. Aktakuza është dorëzuar në gjykatë në prillin e kaluar dhe një gjyqtar është duke e vlerësuar atë paraprakisht por prokuroria bëri të ditur se kishte vendosur të publikonte lajmin për shkak se sipas saj, Thaçi ka punuar për ta zhbërë gjykatën speciale të Hagës.

“Z. Thaçi dhe z. Veseli besohet se kanë ndërmarrë një fushatë sekrete për të anuluar ligjin që krijon gjykatën dhe për ta penguar punën e Gjykatës në përpjekje për t’u siguruar se nuk do të përballen me drejtësinë,” deklaroi prokuroria në njoftim.

Njoftimi i saj erdhi pak ditë para një takimi të planifikuar në Uashington me ndërmjetësimin e administratës së Presidentit Trump mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale mes Serbisë dhe Kosovës. Aludohet se përmes një marrëveshjeje të tillë, Thaçi do të kishte mundësi të shfuqizonte ligjin e parlamentit të Kosovës që autorizon funksionimin e gjykatës speciale.

Pas shpalljes së njoftimit, takimi i planifikuar u anulua.

Kryeministri Edi Rama sulmoi në veçanti publikimin e njoftimit.

“Nëse do ishte aktakuza unë nuk do të isha këtu sot, s’do flisja në parlament dhe besoj se si çdokush tjetër, pavarësisht se çfarë do të mendoja do të isha i detyruar të prisja me durim procesin, po unë s’po flas për aktakuzën, po flas për një fletërrufe, një brutalitet ndërkombëtar,” deklaroi Rama në Prishtinë.

“…institucioni të bëhet portal? Është shkelje flagrante e lirive dhe të drejtave të njeriut, ka një implikim shumë më të thellë sepse nuk goditet një njeri i zakonshëm por goditet kryetari i një shteti sovran dhe goditet drejtimi i lartë politik i UÇK-së,” shtoi Rama.

Kosova autorizoi në vitin 2015 krijimin e një gjykate speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se kanë ndodhur në kohën e Luftës së Kosovës dhe periudhën menjëherë pas saj.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur në gjyq në janar të këtij viti ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj pasi ky i fundit akuzoi Ramën dhe Thaçin se kishin në plan të shkëmbenin territore me Serbinë duke “falur Trepçën”, një zonë minerare në veri të Kosovës. Rama pretendon se akuzat e Haradinajt për tradhëti kombëtare përbëjnë shpifje dhe kërkoi të drejtën e tij në gjykatën e Prishtinës.

Haradinaj, i cili e ka konsideruar padinë për shpifje si një “fshehje pas dramave mediale” dhe diversion politik nga Rama, refuzoi kërkesën e këtij të fundit për t’u takuar në Prishtinë të hënën më 29 qershor. Rama, i cili ka dy dyzina gjyqesh për shpifje aktualisht në proces, deklaroi se kishte vendosur të tërhiqej nga ky pretendim ndaj Haradinajt. Rama sugjeroi se po e tërhiqte padinë për shkak të nevojës për bashkim kombëtar përballë aktakuzës së Hagës.

Etiketa: aktakuzëDibraEdi RamaGjykatëGjykate specialeGjykatësGjyqgjyqtarHaradinajHashim Thaçikadri veselikonferenceKosovaKosovëKrijonKrimekrime lufteKryeministri Edi RamaKuvendLuftemarrëveshjeParaparlamentProkuroriaProkuroria SpecialePunëRamaRamush HaradinajShpifjeshqipTrump
Tjetri
Albana Shtylla zgjidhet në krye të Kolegjit të Apelimit

Albana Shtylla zgjidhet në krye të Kolegjit të Apelimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.