AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Një ligj i ri synon të ndalojë shmangien fiskale te koncesionet e naftës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pus nafte afër fshatit Hekal në Mallkastër | Foto : Besar Likmeta

Teorikisht Shqipërisë i takon të marrë 50% të fitimeve neto që realizohen nga nxjerrja e naftës nga nëntoka shqiptare. Praktikisht kompanitë koncesionare nuk njihen të kenë paguar ndonjëherë tatim fitimi. Qeveria ka përgatitur një ligj të ri që synon të luftojë shmangien fiskale te këto koncesione.

Pus nafte afër fshatit Hekal në Mallkastër | Foto : Besar Likmeta

Një projektligj i ri i propozuar nga qeveria në parlament synon të luftojë atë që qeveria e quan “shmangie fiskale” në fushën e hidrokarbureve nga operatorët koncesionarë me synimin e rritjes së përfitimeve të vendit nga nxjerrja e naftës. Projektligji u publikua që fundmi në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe sipas relacionit synon “të reduktojë shmangien e taksave/tatimeve nga regjimi fiskal me normë tatimfitimi më të lartë (50%) tek regjimi i zakonshëm më i ulët (15%), nëpërmjet përfshirjes në këtë ligj të nënkontraktorëve.”

Disa kompani koncesionare nxjerrin naftë bruto në Shqipëri për ta shitur te dy rafineritë vendëse apo në eksport në bazë të kontratave koncesionare të nënshkruara dekada më parë. Shqipëria aktualisht përfiton rentë minerare në masën 10% të vlerës së naftës së nxjerrë ndërsa kontratat koncesionare sanksionojnë që kompanitë të paguajnë tatim fitimi në masën 50%. Por kompanitë koncesionare kanë rezultuar në vijimësi me humbje të akumuluara shumëvjeçare duke shmangur tatimin në masën 50%.

Një investigim i mëparshëm i BIRN në vitin 2016 zbuloi se disa nënkontraktorë të Bankers Petroleum, koncesionari më i madh i naftës në vend, kishin norma fitimi deri në 40% mbi të ardhurat ndërkohë që vetë Bankers rezulton me humbje shumëvjeçare të akumuluara dhe për rrjedhojë, nuk paguan tatim fitimi. Diferenca është që Bankers i nënshtrohet një norme tatimi mbi fitimi në masën 50 për qind në rast se realizon fitime, ndërsa kompanitë nënkontraktore i nënshtrohen normave të tatimit mbi fitimin në masën 10 për qind, (për periudhën deri në vitin 2014) dhe në masën 15 për qind pas vitit 2015.

Lexo më shumë:

Gjigandi i varfër i naftës me kontraktorë të pasur: prapaskenat e betejës së qeverisë me Bankers Petroleum

Qeveria thotë se ka marrë asistencën teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2018 për të vlerësuar mënyrat se si mund të luftohet shmangia fiskale në sektorin e hidrokarbureve.

Shqipëria është përballur me fenomenin global të shmangies fiskale të korporatave të mëdha, të cilat, duke pasur aktivitet në shumë shtete, janë në gjendje të zhvendosin fitimet e tyre nga vendet ku i realizojnë këto fitime drejt vendeve ku tatimi mbi fitimin është më i ulët ose ku dega përkatëse e korporatës ka pësuar humbje, rrjedhimisht duke reduktuar faturën e vet të tatimit mbi fitimin në pothuajse zero. Shmangia e tatimit mbi fitimin realizohet në përgjithësi përmes blerjeve fiktive nga kompanitë që kanë fitime te kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale por kompanitë i përkasin të njëjtës korporatë.

Në vitin 2016, qeveria ndërmori një ligj të veçantë për të luftuar shmangiet fiskale të kësaj natyre. Në bazë të këtij ligji, tatimet janë në gjendje të mbajnë përgjegjës kompanitë nëse bëjnë transaksione me subjekte të lidhur duke i ndryshuar për efekt fiskal çmimin e transaksionit kur shohin se transaksioni mban një çmim të fryrë për efekt të transferimit të fitimit. Por projektligji në fjalë duket se nuk ka dhënë ndonjë efekt në drejtim të luftës kundër shmangies fiskale.

 

Lexo më shumë:

Qeveria shënjestron fitimet e pandershme të kompanive me ligj të ri

Etiketa: Bankers PetroleumBIRNInvestigimKoncesionetLigjMASnatyreparlamentProjektligjprojektligj i riProjektligjiQeveriaSHShmangia FiskaleshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
‘Rast unik’, karriera e gjyqtares Shpresa Beçaj rrezikohet nga formularët

‘Rast unik’, karriera e gjyqtares Shpresa Beçaj rrezikohet nga formularët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.