AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rivlerësimi i pronave të patundshme shtyhet deri në 31 dhjetor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pallatet e shumta të Tiranës dhe një shtresë e hollë reje dallohen prej malit të Dajtit. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Qeveria shqiptare ka marrë një numër relativisht të ulët aplikimesh për rivlerësim pronash për efekt të tatimit mbi fitimet kapitale, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe për këtë arsye ka propozuar në parlament shtyrjen e afatit për këtë falje fiskale deri më 31 dhjetor 2020.

Qyteti i Tiranës parë nga mali i Dajtit. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Shqiptarët që duan të shmangin tatimin mbi fitimet kapitale për pronat e tyre në rast se i shesin në të ardhmen do të kenë mundësi të aplikojnë për tarifën e reduktuar në masën 3% deri më 31 dhjetor të këtij viti falë një shtyrjeje të afatit të propozuar nga qeveria. Këshilli i Ministrave dorëzoi së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë për ndryshime në ligjin 90/2019 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtëshme” në të cilin kërkohet që afati i zbatimit të këtij ligji të jetë fundi i këtij viti dhe jo 30 shtatori, siç ishte më parë.

Në relacionin shoqërues qeveria thotë se deri më tani ka marrë kërkesa për rivlerësim të 19 mijë pronave, shumica dërrmuese e të cilave janë dorëzuar para fillimit të pandemisë në mes të majit mars.

“…situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë një rënie të dukshme të numrit të aplikime për rivlerësim,” shkruhet në relacion ku argumentohet kërkesa për shtyrje.

Shqiptarët paguajnë që nga viti 2009 tatim mbi fitimin ose mbi të ardhurat personale në masën 15% të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së një prone të paluajtshme. Ky lloj tatimi u vendos në Shqipëri si pjesë e paketës së taksës së sheshtë dhe shkaktoi telashe të shumta për shqiptarët për shkak se shumica e pronave në vend nuk kanë një histori shitblerjeje dhe rrjedhimisht, në shumë raste, tatimi 15% mbi fitimin kthehet në tatim mbi të gjithë vlerën e shitjes.

Pasi u zbatua për herë të parë në vitin 2009, ky tatim në praktikë bllokoi shit-blerjen e pronave të patundshme për shumë muaj. Duke reflektuar mbi problemin, qeveria e atëhershme vendosi të bëjë një proces rivlerësimi në vitin 2011 në të cilin, shqiptarët aplikonin për të caktuar një çmim tregu për pronat e tyre duke paguar një tatim të barabartë me 1% të vlerës së pronës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 24 mijë shqiptarë aplikuan për rivlerësimin e pronave me vlerë totale prej 930 milionë eurosh në vitin 2011 pasuar nga 46 mijë aplikime në vitin 2012 dhe 25 mijë në vitin 2013.

Qeveria aktuale ndërmori një fushatë tjetër në vitin 2016 për një valë tjetër rivlerësimesh si dhe një fushatë të katërt që po zbatohet aktualisht.

Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19Ivana DervishiMaliMASParaparlamentQeveriaQeveria shqiptarerivlerësimishqipShqipërishqiptareShtyrjeTiranëTregu
Tjetri
Biznesmeni kontrovers grek komploton rikthimin në fushat e naftës

Një ligj i ri synon të ndalojë shmangien fiskale te koncesionet e naftës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.