Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

KPK i jep kohë shtesë prokurorit Moisi Duda për dokumentet e një shtëpie

Vladimir KarajNgaVladimir Karaj
15:33 | 02/07/2020
Në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
KPK i jep kohë shtesë prokurorit Moisi Duda për dokumentet e një shtëpie

Prokurori Moisi Duda (majtas) dhe avokati i tij pas seancës së KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se do të kishte një seancë të katërt dëgjimore me prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda, ndërsa i dha këtij të fundit kohë që të sillte dokumentet nga kadastra për një shtëpi 23 metra katrorë, që pretendon se e kishte shitur. 

Prokurori Moisi Duda (majtas) dhe avokati i tij pas seancës së KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Në një seancë jo fort të zakontë, KPK doli të mërkurën me vendim të ndërmjetëm për t’i dhënë kohë deri më 8 korrik Prokurorit të Apelit të Durrësit, Moisi Duda, që të sillte dokumente për një banesë 23 metra katrorë, të cilën e kishte shitur në vitin 2004.

Trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Brunilda Bekteshi, vendosi pas një ndërprerjeje që Duda, i cili ishte i pranishëm në këtë seancë ndryshe nga dy të parat, të mund  të sillte të gjithë dokumentacionin kadastral për ndërtesën 23 metra katrorë, që fizikisht kishte qenë e bashkuar me 48 metra në pronësi të të vëllait.

Të dyja ndërtesat ishin shitur, por ndërsa për njërën Duda solli dokumentet që u pranuan si provë në seancë, për pjesën prej 23 metrash nuk kishte asnjë të dhënë, përfshi as edhe nëse ishte rregjistruar në kadastër dhe as nëse ishte në pronësi të të njëjtit njeri që kishte blerë edhe pjesën tjetër. Duda tha se ai kishte bashkuar fizikisht ndërtimin dhe se ia kishte shitur të njëjtit person, por nuk tha nëse ishin paguar tatimet për shumën prej 1.2 milionë lekësh.

Më tej në një vendim të ndërmjetëm dhe ndryshe nga procest e tjera, KPK vendosi të shtyjë seancën pa kërkesë të Dudës apo të avokatit të tij, duke i kërkuar prokurorit që deri më datë 8 korrik në orën 16.00 të sillte dokumentet që mungonin për shtesën 23 metra katrorë. Në seancë nuk u dha ndonjë arsye se pse dokumentet nuk ishin paraqitur deri në atë moment.

Ndërkohë gjatë pjesës së parë të seancës, trupa i kërkoi Dudës shpjegime mbi gjendjen cash, që sipas relatores nuk ishte qartë. Duda tha në shpjegime se ajo që ai kishte deklaruar në deklaratat vjetore si pakësim i gjendjes cash, ishte në fakt trasferimi i parave nga shtëpia në llogari bankare, ndërsa la të kuptohej se paqartësia vinte nga deklarimi pa kujdes i pasurisë në vite. “Deklarimi i pasurisë ishte gjëja më e parëndësishme,” tha prokurori, ndërsa anëtarë të trupës buzëqeshën.

Në pyetje- përgjigje, Dudës iu kërkua disa herë nga trupa të shpjegonte se si e kuptonte ai pakësimin e gjendjes cash. Anëtarja Brunilda Bekteshi pyeti dy herë mbi “konceptin e tij për pakësimin e gjendjes” apo “si e kishte konceptuar ai pakësimin”. Kryesuesi Komici i mëshoi po ashtu pyetjes duke e thjeshtuar, ndërsa Pine tha se i kishte bërë përshtypje lëvizjet e parave nga banka në shtëpi dhe në llogari bankare.

Duda dha të njëjtën përgjigje. Ai pretendoi se me pakësim kishte kuptuar trasferimin nga shtëpia në bankë të parave cash dhe se i kishte konsideruar këto të deklaruara.  Avokati i Dudës ndërhyri vetëm dy herë gjatë seancës për të kërkuar administrimin e provave.

Kjo ishte seanca e tretë për prokuorin Moisi Duda, i cili është hetuar nga KPK vetëm në kriterin e pasurisë. Në seancën e parë më 19 qershor ai nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokati Koçi Mato. KPK relatoi një sërë problemesh të pasurisë, përfshi mungesën e dokumenteve dhe mungesë burimesh. Avokati i tij pretendoi më 19 qershor se këto probleme vinin edhe për shkak të mosnjohjes së ligjit, ndërsa kërkoi rihapjen e hetimit në dy kriteret e tjera.

Ndërkohë në seancën e dytë KPK njoftoi rihapje të hetimit, që sipas relatimit të së mërkurës kishte të bënte vetëm me gjendjen cash dhe me dokumentet për apartamentin.

Etiketa: Komisioni I Pavarur i KualifikimitProkuroreProkuroria e Apelit Durrës
Tjetri
Digat mbi lumenj fajësohen për zhdukjen e ishullit të Franc Jozefit

Digat mbi lumenj fajësohen për zhdukjen e ishullit të Franc Jozefit

Më të lexuarat

KPK i jep kohë shtesë prokurorit Moisi Duda për dokumentet e një shtëpie

KPK i jep kohë shtesë prokurorit Moisi Duda për dokumentet e një shtëpie

15:33 | 02/07/2020
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17:16 | 17/05/2022
Paqartësi në kërkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin për Rilinda Selimin

‘Para konfirmimit zgjedh familjen’, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet në KPA

21:11 | 19/05/2022
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

17:34 | 17/05/2022
‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

09:20 | 16/05/2022
Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani

12:07 | 18/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.