AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Qytetarët skeptikë e të shkujdesur ndaj masave mbrojtëse kundër COVID-19

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në hyrje të bankave apo institucioneve të ndryshme qytetarët vijojnë të tregohen të shkujdesur ndaj ruajtjes së distancës dhe mbajtjes së maskave. | Foto : Nensi Bogdani

Javën e fundit në Shqipëri janë shënuar shifra rekord të numrit të infektuarve me COVID-19, por rritja e kurbës së pandemisë i ka lënë indiferentë qytetarët e Tiranës, pjesa më e madhe e të cilëve shpërfillin maskat mbrojtëse apo distancën fizike në ambiente publike.

Në hyrje të bankave apo institucioneve të ndryshme qytetarët vijojnë të tregohen të shkujdesur ndaj ruajtjes së distancës dhe mbajtjes së maskave. | Foto : Nensi Bogdani

Rritja eksponenciale e numrit të personave të prekur nga COVID-19 dhe shtimi i viktimave gjatë muajit ë fundit nuk ka ndikuar në rritjen e vigjilencës së qytetarëve për të zbatuar masat mbrojtëse kundër koronavirusit të ris SARS-CoV-2.

Disa prej tyre shprehen se nuk besojnë në efikasitetin e maskave për të parandaluar infektimin me COVID-19, ndërsa disa të tjerë ankohen se nuk i durojnë dot prej temperaturave të larta pasi i vështirësojnë frymëmarrjen, ndërsa të tjerët thjesht i neglizhojnë masat mbrojtëse apo nuk besojnë fare në ekzistencën e koronavirusit të ri.

“Sa për maskën nuk besoj fare se ajo mund të mbrojë, pasi ajri që ajo lëshon të infekton më keq, nga mikrobet që mblidhen në maskë,” tha e bindur një punonjëse e Postës Shqiptare e cila nuk preferoi të jepte emrin. “Deri më tani falenderoj Zotin por ndihem mirë, nuk kam pasur ndonjë gjë,” shtoi punonjëse e Postës.

Ajo theksoi se nuk beson në ekzistencën e virusit SARS-CoV-2, por mendon së bëhet fjalë për një bakter që shpërndahet në mënyrë sporadike.

“Në lidhje me shifrat që rriten dita ditës ato asnjë nuk po i kontrollon sa të vërteta janë, por gjithsesi jam pro distancimit social në çdo rast, por asnjëherë për mbajtjen e maskave të cilat sipas meje janë shumë të dëmshme”, theksoi punonjësja e Postës Shqiptare.

Gjatë muajit të fundit kurba epidemiologjikë e COVID-19 ka shënuar rritje eksponenciale në Shqipëri, duke tejkaluar pritshmëritë dhe parashikimet negative të specialistëve për përhapjet e infeksioneve pas rifillimit të aktiviteteve publike pas periudhës së vetizolomit të popullatës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 82 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave në Shqipëri që nga shpërthimi i epidemisë në 69.

Nën kushtet e një rreziku të shtuar, mjekët çdo ditë u bëjnë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskave mbrojtëse dhe ruajtjen e distancimit fizik, dy faktorë të konsideruar kyç në parandalimin e përhapjes së virusit.

Në hyrje të institucioneve të ndryshme qytetarët vijojnë të tregohen të shkujdesur ndaj ruajtjes së distancës dhe mbajtjes së maskave | Foto : Nensi Bogdani

Megjithatë, pas një periudhe disa mujore distancimi social dhe kufizimi të aktivitetet publike, qytetarët duken të shkujdesur ndaj epidemisë dhe këshillat e mjekëve po bien shpesh në vesh të shurdhët.

Pranë sheshit qendror Skënderbej në Tiranë, dy studente të vitit të parë në universitet sapo mbaruan të enjten një provim po konsultoheshin me njëra -tjetrën mbi mbarëvajtjen e tij, por gjithmonë të kujdesshme të ruajnë distancën fike, ndërkohë që njëra prej tyre mbante maskë dhe doreza e tjetra jo.

“Jemi siç dolëm nga provimi dhe nuk e patëm fare mendjen për maskat ,” tha Alda, njëra prej studenteve 20 vjeçare.

“Nuk është se e vrasim mendjen shumë, por gjithsesi mundohemi aq sa mundemi të jemi të kujdesshme pasi me këto shifra alarmante që po dalin ditë për ditë nuk mund ta marrim në mënyrë qesharake,” shtoi ajo.

Ndërkohë, në shkallët pranë hyrjes së Spitalin Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” viheshin re grupe njerëzish të afruar me njëri-tjetrin, të cilët dukeshin të pashqetësuar nga risku i infektimit.

“Ne jemi familje të gjithë bashkë, nuk kemi problem dhe po të rrimë afër”, u justifikua  një grua në të zeza, pjesë e një grupi prej 10 vetash të grumbulluar në formën e një rrethi pa kurrfarë distance.

Ndërkohe roja i maternitetit i tha BIRN se nga vëzhgimet e tij të përditshme njerëzit duken gjithmonë të papërgjegjshëm dhe të pashqetësuar për ruajtjen e distancës apo mbajtjen e maskës, por gjithsesi ai dhe stafi i recepsionit kujdesen që secili që hyn brenda të jetë i pajisur me maskën dhe dorezat mbrojtëse.

“Na vijnë përditë kontrolle dhe ndonjëherë kemi marrë dhe gjoba për shkak të papërgjeshmërisë së qytetarëve, pavarësisht se i paralajmërojmë gjithmonë për maskat”, tha ai.

Të vetmit të cilët duket se shqetësohen pak më shumë në lidhje me riskun e infektimit nga COVID-19 janë  të  moshuarit, pasi sipas mjekëve kjo grupmoshë është edhe më e rrezikuara nga pasojat e shëndetësore të virusit, krahasuar me të rinjtë të cilët shpeshherë janë asimptomatikë.

Por ka edhe të rinj të përgjegjshëm që  shqetësohen për shëndetin e prindërve të tyre edhe pse mbajta e maskës dhe dorezave ne rritjen e temperaturave nuk është e volitshme.

Dy shoqe konsultohen pas mbarimit të një provimi në universitet. Ato shqetësohen më shumë për rezultatet sesa për ruajtjen e masave mbrojtëse | Foto : Nensi Bogdani

Lindita Trepça, një vajzë e re e cila priste radhën për t’u futur në degën e një banke pranë bulevardit Zogu I, i tha BIRN se megjithë bezdisjen që i krijonte maska dhe dorezat, kishte zgjedhur t’i përdorte duke pasur në mendje shëndetin e prindërve të saj.

“Tani me këtë vapë nuk e duroj dot fare as maskën, as dorezat,” tha ajo, ndërsa shtoi se  “është e pamundur t’i mbash.”

“Gjithsesi unë jetoj me prindërit, kështu që kam përgjegjësi për to, prandaj kur futem në ambiente të mbyllura mundohem t’i mbaj dhe të respektoj distancën,” nënvizoi Trepça, e cila theksoi se është e shqetësuar se nëse preket nga COVID-19 do të infektojë dhe prindërit.

Etiketa: asimptomatikBIRNCOVIDCOVID-19FamiljeMaskaMjekmjekëNensi BogdaniSARS-CoV-2SHshqipShqipërishqiptarestudenteTiranëTrepçauniversitet
Tjetri
Gjykata dënon shtetasin turk që ka kërkuar azil në Shqipëri

Ministria “mban në sirtar” vendimin e refuzimit të azilit për gylenistin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.