AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Veteranët e UÇK-së zotohen për protesta kundër aktakuzës ndaj Thaçit

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një veteran i UÇK-së gjatë një proteste në Prishtinë. Foto arkiv: Atdhe Mulla.

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thonë se do të dalin të protestojnë kundër aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë guerilas, duke i quajtur akuzat një ofendim për luftën e tyre për pavarësi.

Një veteran i UÇK-së gjatë një proteste në Prishtinë. Foto arkiv: Atdhe Mulla.

Për më shumë se dy dekada nga përfundimi i konfliktit në Kosovë në vitin 1999, veterani i luftës Xhevdet Qeriqi ka udhëhequr demonstrata për të kërkuar të drejtat dhe pensionet që ai thotë se ish-shokët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i meritojnë.

Qeriqi tha se ai tani është gati të dalë përsëri në rrugë pas njoftimit muajin e kaluar se prokurorët e krimeve të luftës kanë ngritur një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, duke kërkuar që gjykata të konfirmojë akuzat kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe nëntë ish-guerilasve të tjerë të UÇK-së, përfshirë ish-kryetarin e parlamentit Kadri Veseli.

Aktakuza është e pabazë, e padrejtë dhe politike, këmbënguli Qeriqi. “Për ne, akuzat e tilla janë të papranueshme. Por ata do të dështojnë që të provojnë se UÇK-ja ka kryer krime”, tha ai.

Akuzat shënojnë kulmin e më shumë se tre viteve hetime nga prokurorët e Hagës, detajet e të cilave deri tani janë mbajtur të fshehta.

Presidenti Thaçi i ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje e dëmshme për të hedhur baltë mbi luftës e Kosovës për liri nga shtypja serbe, luftë kjo që u mbështet në fund nga sulmet ajrore të NATO-s në vitin 1999. Ai tha se do të japë dorëheqjen vetëm nëse një gjykatës konfirmon se ai do të dalë në gjyq.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan në vitin 2015 nën një presion të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja pas një raporti në vitin 2010 nga raportuesi i Këshillit të Europës Dick Marty, në të cilin ai akuzoi anëtarët e UÇK-së për rrëmbim, vrasje dhe ndalim të paligjshëm të serbëve dhe romëve, si dhe të shqiptarëve të Kosovës që konsideroheshin si kundërshtarë politikë ose bashkëpunëtorë të shtetit serb.

Disa zyrtarë të lartë jugosllavë dhe serbë u dënuan nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, edhe pse presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç para se të merrej një vendim në gjykimin e tij. Gjyqet e ish-luftëtarëve të UÇK-së janë shoqëruar me kanosje të dëshmitarëve dhe vetëm një person është dënuar që atëherë.

Shqiptarët e Kosovës e konsiderojnë gjykatën të njëanshme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: BIRN

Dhomat e Specializuara të Kosovës – e ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” – janë me seli në Hagë dhe stafi i saj përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, por funksionojnë si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, me mandat të adresojë pretendimet për krime të kryera nga anëtarët e UÇK-së midis viteve 1998 dhe 2000.

Krijimi i Gjykatës Speciale u votua në parlamentin e Kosovës, por shqiptarët e Kosovës, në tërësi, e kundërshtojnë atë.

Nasim Haradinaj, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës, përsëriti mendimin e mbajtur gjerësisht në vend se gjykata është e njëanshme dhe gjithashtu këmbënguli se javën e ardhme veteranët e luftës dhe ish të burgosurit politikë do të protestojnë kundër aktakuzës.

“Ne nuk do të protestojmë për Thaçin, Veselin apo të tjerët. Ne do të protestojmë për UÇK-në”, tha Haradinaj për BIRN.

“Nuk po kërcënojmë dhe as detyrojmë askënd të protestojë, por duam të shohim se kush interesohet vërtet për vlerat themelore të luftës sonë”, shtoi ai.

Zyrtarët në Dhomat e Specializuara kanë thënë shpesh se do të gjykohen individë, jo UÇK-ja apo lufta e saj.

“Dhomat e Specializuara nuk do të gjykojnë asnjë grup etnik. Ato nuk do të ndjekin penalisht asnjë organizatë. Dhomat e Specializuara do të gjykojnë dhe do të mbajnë përgjegjës vetëm individë”, tha për BIRN në vitin  2017 kryetarja e gjykatës, Ekaterina Trendafilova.

Por Haradinaj tha se nuk ka kuptim të thuhet se UÇK-ja nuk ishte nën sulm.

“E gjithë hierarkia e UÇK-së është atje … i gjithë zinxhiri komandues i UÇK-së po gjykohet”, u shpreh ai.

Prokurorët pretendojnë se Thaçi dhe të tjerë janë “penalisht përgjegjës” për rreth 100 vrasje, si dhe tortura dhe zhdukje me forcë, shumica e të cilave kanë ndodhur pas përfundimit zyrtarisht të luftës.

Disa nga viktimat ishin rekrutë të UÇK-së, të dyshuar si tradhtarë ose që besohet se i përkisnin ose mbështetnin rivalët politikë dhe ushtarak të UÇK-së, veçanërisht partisë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës.

Përveç Thaçit dhe Veselit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk janë zbuluar ende emrat e të dyshuarve të tjerë.

Deri më tani, më shumë se 150 ish-anëtarë të UÇK-së janë thirrur për t’u marrë në pyetje si të dyshuar ose dëshmitarë nga prokurorët e Hagës, dhe besohet se aktakuzat e para të konfirmuara nuk janë larg.

Veterani i luftës Xhevdet Qeriqi pohoi se Thaçi dhe të tjerë kanë qenë përgjegjës për shumë keqbërje gjatë viteve të tyre të sundimit të pasluftës në Kosovë, por tha se pavarësisht kësaj, ai do të dalë të protestojë në rrugë, sepse Dhomat e Specializuara nuk duhet të ndjekin penalisht anëtarët e UÇK-së ndërkohë që kriminelët serbë të luftës janë të lirë.

“Ne do të shohim përsëri se besueshmëria e gjykatës po cënohet nga objektivi i saj monoetnik. Drejtësia nuk mund të jetë arritja e saj, sepse për viktimat e vërteta të krimeve të luftës nuk do të ofrohet drejtësi”, tha ai.

Etiketa: aktakuzëBEBIRNdemonstratadëshmitarëDhomat e SpecializuaraDick MartyDrejtësiaGjykataGjykata SpecialeGjykatësGjyqgjyqtarHaradinajHashim Thaçihetimekadri veselikanosjeKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftaLufteNasim HaradinajNATOndalimParapensionetprokurorProtestaprotestePunëPunëtorRaportiromromëSHSHBASulmtorturaTribunali i HagësUCKVendimvrasjezhdukjeZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Spartak Çoçoli –Prokuroria e Gjirokastrës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Spartak Çoçoli –Prokuroria e Gjirokastrës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.