AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ish-kryebashkiaku lirohet një ditë pas shpalljes i arrestuar

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku gjatë fushatës elektorale. Foto: Facebook.

Vetëm njëzet e katër orë pasi u shpall i arrestuar ndërsa mjekohej në një spital privat, ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u lirua duke u ngarkuar me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku gjatë fushatës elektorale. Foto: Facebook.

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të heqë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku duke e zëvendësuar atë me “detyrim paraqitjeje” në datë 8 korrik, vetëm 24 orë pasi ky i fundit u shpall nga policia i arrestuar në një spital privat ku po kurohet.

Trupa gjykuese e përbërë nga Elona Toro kryesuese dhe Zegjine Sollaku e Elbana Lluri anëtare, me kërkesë të Kajmakut, vendosi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë dhe zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”.

Në vendim, treshja gjykuese e Apelit të Tiranës urdhëron edhe lirimin e menjëhershëm të Agim Kajmakut i cili u ndalua një ditë më parë.

Policia e Tiranës njoftoi të martën arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku në një spital privat në Tiranë ku po trajtohej për probleme shëndetësore. Kajmaku ishte shpallur në kërkim prej nëntorit 2019, pas akuzave të ngritura për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit si dhe kryerjen e funksionit edhe pas shkarkimit.

Prokurorja e çështjes është Arta Marku. BIRN nuk arriti të kontaktojë Markun për koment. Partia Demokratike në opozitë akuzoi qeverinë se ka organizuar një komplot për të arrestuar Kajmakun në spital për 24 orë para se gjykata e apelit ta lironte.

“Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur,” deklaroi Gazmend Bardhi nga PD.

Prokuroria e Tiranës njoftoi më 16 janar se kishte marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Bashkisë së Vorës, i shkarkuar për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për dy akuza falsifikimi si dhe një akuzë të tretë për “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.

Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019. Partia Demokratike e denoncoi atë si një person që ishte shpallur në kërkim në Greqi nën emrin Jorgo Toto dhe nuk kishte shkelur në këtë vend që nga viti 2003 për shkak të akuzës për përdorim kartëmonedhash të falsifikuara. Kajmaku me këtë rast kishte shkelur ligjin shqiptar për dekriminalizimin, i cili konsideron si vepër penale mosdeklarimin e problemeve të tilla me drejtësinë. Më 1 nëntor 2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli Kajmakun të shkarkuar nga posti i kryebashkiakur ndërsa policia e shpalli atë në kërkim më 11 nëntor pasi rezultoi se ai kishte marrë vendime për shkarkim nënkryetarësh pasi kishte mësuar shkarkimin nga detyra.

Kajmaku është kryebashkiaku i disatë socialist që përballet me probleme edhe pse i fitoi zgjedhjet pa garë. Më herët, i zgjedhuri socialist për bashkinë Shkodër Valdrin Pjetri u detyrua të tërhiqet pasi u zbulua se ishte dënuar për trafik droge në Itali.

PD ka denoncuar ndërkohë edhe kryebashkiakun e Vaut të Dejës Mark Babani, i cili mohon akuzat. Sipas PD-së, ky person është arrestuar në Sicili nën emrin Marq Babaj për vjedhje dhe atë të Mallakastrës, Qerim Ismailaj për fshehje dënimi me burg në Greqi.

Etiketa: Agim KajmakuAkuzaArratisjeArrestArta MarkuBIRNBurgdetyrimDrejtësiaDrogeEdi RamaElbana LluriElona ToroFacebookGjykataGjyqGreqiItaliKomisioni Qendror i ZgjedhjeveMASOpozitaParaPartia DemokratikePDPjetriPoliciaProkuroriaProkuroria e TiranësQerim IsmailajShkarkimShkodërSpitalTiranëTrafikTrafik DrogeValdrin PjetriVendimvjedhjeZegjine SollakuZgjedhjet
Tjetri
KPK ngre dyshime për pasurinë e ndihmëses ligjore Ana Golloshi

KPA lë në fuqi shkarkimin e këshilltares ligjore Ana Golloshi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.