AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Indeksi Global i Paqes pëson ulje për të nëntin vit rradhazi

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e Shteteve të Botës të kategorizuara sipas indeksit të paqes për vitin 2020

Indeksi Global vjetor i Paqes  shënoi rënie për të disatin vit rradhazi, por kryesisht muajt e parë të vitit 2020 sollën një influencë negative për shkak të kufizimeve të shumta të imponuara nga pandemia e COVID-19, duke u mohuar kështu qytetarëve të drejta të cilat më parë merreshin të mirëqena.

Harta e Shteteve të Botës të kategorizuara sipas indeksit të paqes për vitin 2020

Paraditen e së enjtes Instituti i Ekonomisë dhe i Paqes (IEP) në bashkëpunim me Institutin e Demokracisë dhe Ndërmjetësimit (IDM) prezantuan nëpërmjet një komunikimi online prirjet e paqes globale bazuar në të dhënat e raportit të Indeksit Global të Paqes ku përfshihen 163 shtete, por fokus iu kushtua Ballkanin Perëndimor ku disa prej regjimeve i përkasin akoma një sistemi hibrid. Të dhënat e indeksit për 2020 tregojnë një rënie të treguesve të paqes me 2.5% që prej vitit 2008,  ku treguesit e 81 shteteve kanë shënuar rënie ndërsa 79 shtete të tjera kanë shënuar përmirësim.

Gjithashtu  përhapja e COVID-19 gjatë muajve të fundit ka pasur një efekt negativ në fushat sociale, politike dhe ekonomike, pasi  pandemia preku direkt sistemet e qeverisjes dhe të drejtat bazike të qytetarëve.

Shqipëria, konsideruar si një shtet me regjim hibrid, përjetoi sfida të shumta në të gjitha fushat e sipërpërmendura.

“Situata qe solli COVID-19 ishte një test për demokracinë tonë“, tha gjatë prezantimit online Redion Qirjazi, Menaxher i Programit të Sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

“Gjatë periudhës se izolimit vumë re krijimin e disa PPP-ve si edhe fenomenin e kalimit të pronësisë se truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, që solli dhe më pas shkatërrimin e tij “, përmendi Redion Qirjazi në lidhje me veprimet e ndërmarra gjatë javëve të gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare.

Shqipëria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore prej mesit të Marsit deri më 23 Qershor, periudhë e cila u shoqërua me kufizime të shumta përsa i përket të drejtave dhe shërbimeve bazike.

Gjithsesi, për shkak të pakënaqësive të shumta nga ana e qytetarëve në lidhje me vendimet e qeverisë, muajt e fundit të gjendjes së emergjencës u shoqëruan me protesta masive të banorëve të Tiranës dhe shoqërisë civile.

Sipas ekspertëve, ky destabilitet civil në vende të shumta është pikërisht një fenomen që ka ndikuar në uljen e indeksit të paqes.

“Që prej vitit 2011 deri në 2019 numri i protestave, marshimeve, grevave dhe demonstratave anti-qeveritare është rritur me 244% në rang global“, shkruhet në raportin e indeksit global të paqes për vitin 2020.

“Paqja në rajonin e Ballkanit Perëndimor varet nga lidershipi dhe vizioni i drejtimit“, theksoi gjatë fjalës së tij z.Srdjan Majstrorovic, nga Bordi i Drejtimit të European Policy Center.

Ai theksoi se një tjetër fushë që është dëmtuar është ajo ekonomike, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ekonomitë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngushtë dhe të varura nga tregu i Bashkimit Europian“, pranoi z.Majstrovovic, duke theksuar rëndësinë e plotësimit të kushteve për integrimin e këtyre shteteve në Europë dhe se do të duhet pak kohë derisa të bëhen ndryshime të reja në planin demokratik.

Ai i bëri thirrje udhëheqësve si nga BE ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor për bashkëpunim në mënyrë që të forcohen strukturat e brendshme qeveritare.

Në rang global, sipas raportit, Islanda renditet si shteti më paqësor, ndërsa ato me nivel më të ulët për sa i përket nivelit të paqes janë Afganistani, Siria, Iraku, Sudani i Jugut, Jemeni, Somalia, etj.

Përhapja e pandemisë ka krijuar probleme me pasigurinë ekonomike, pakënaqësi në lidhje me sistemet e izolimit që u imponuan kudo, ndërprerje të tregtisë botërore, e gjithashtu të lëvizjes së lirë.

“Është viti i nëntë që indeksi i paqes globale po pëson ulje“, u shpreh i shqetësuar Redon Qirjazi gjatë webminarit të së enjtes.

“Në rastin e Shqipërisë, gjatë periudhës së pandemisë ishte zyra e Kryeministrisë ajo që nxori akte normative, pa kryer ndonjë konsultë me publikun“, u shpreh z. Qirjazi, duke vënë theksin mbi rëndësinë e transparencës së vendimmarrjes në kohë pandemie, kur liritë e publikut janë të kufizuara.

Sipas Qirjazit, në vendin tonë u morën vendime të cilat nuk patën lidhje drejtpërdrejtë me pandeminë dhe gjendjen e emergjencës, por këto vendime kanë të bëjnë me përdorimin e pushtetit në kohë ku liritë janë të kufizuara.

Ekspertët theksuan se rezultati përfundimtar i raportit është se të pasurit institucione më të forta dhe demokratike mundëson përballimin në mënyrë më të mirë të situatës që solli pandemia COVID-19.

“Zgjidhja më e mirë në këto situata do të ishte krijimi i institucioneve të qëndrushme dhe të forta, dhe jo thjesht të  bazohemi në vendimet ad-hoc“, përfundoi z.Qirjazi.

Etiketa: AfganistaniBallkaniBanorëBashkimit EuropianBECOVIDCOVID-19demokraciIDMIndeksikufizimepandemiaPandemia e COVID-19PPPProtestaQeveriaQeveria shqiptareRedion QirjaziSHshqipShqipëriashqiptareSiriaSudani i Juguttë drejtaTiranëTreguuljeVendimet
Tjetri
KPK konfirmon prokurorin e Apelit të Durrësit Ludovik Dodaj

Ankimohet konfirmimi në detyrë i prokurorit Ludovik Dodaj

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.