AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Qeveria hap tenderin për koncesionin 4 miliardë euro të rrugës Milot-Fier

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke prezantuar projektin e koncesionit. Foto: Ministria e Infrastrukturës/Facebook

Qeveria shqiptare ka bërë thirrje për operatorë ekonomikë që duhet të jenë të interesuar të investojnë afro 1.2 miliardë euro për të realizuar të ardhura të vlerësuara prej 4 miliardë eurosh për 35 vitet e ardhshme, në atë që nëse realizohet, do të bëhet koncesioni më i madh i dhënë ndonjëherë nga Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama duke prezantuar projektin e koncesionit. Foto: Ministria e Infrastrukturës/Facebook

Dokumentet e tenderit të shumëpërfolur për një kontratë koncesionare për ndërtimin e disa segmenteve që mungojnë në autostradën Veri-Jug në Shqipërinë qendrore, në veçanti në aksin Thumanë-Tiranë dhe Tiranë-Kavajë, u publikuan të enjten nga Open Prokurement ndërsa qeveria dhe opozita shkëmbyen akuza për vjedhje dhe shpifje për atë që mund të bëhet koncesioni më i madh në historinë e re të Shqipërisë ose blofi më i madh.

Tenderi për atë që qeveria e ka prezantuar si Autostrada Milot – Fier, pritet të hapet brenda pak ditësh ndërsa palët e interesuara kanë afat deri në 29 shtator të këtij viti për të përgatitur dokumentet dhe ofertën për investimin që qeveria e vlerëson në 1.19 miliardë euro. Dokumentet e tenderit sugjerojnë se investitori do të jetë në gjendje të arkëtojë 4 miliardë euro përgjatë 35 viteve të kontratës koncesionare duke arkëtuar një tarifë bazë prej 7.5 eurosh për 100 kilometra, bazuar kjo në supozimin se në këtë rrugë do të qarkullojnë mesatarisht 30 mijë makina në ditë. Vlerësimi i dhënë nga qeveria në faqen 80 të dokumentit të tenderit tregon se në vitin e parë supozohet që të ardhurat të jenë 60 milionë euro ndërsa në vitin e fundit të koncesionit, në vitin 2055, të ardhurat supozohet se do të arrijnë në 187 milionë euro. Në total, vlerësimi i qeverisë është që të ardhurat e pritshme të koncesionarit nga viti 2024 deri në vitin 2055 do të jenë afro 4.1 miliardë euro shifër kjo nga e cila, koncesionari mund t’i ofrojë një pjesë të tyre shtetit. Në dokument shkruhet:

“Në rast se Ofertuesi konsideron se te ardhurat e parashikuara te projektit jane te kënaqshëm, ai mund të përcaktojë shpërblimin (përqindjen) e nivelit fillestar, mbi të cilin, ai do t’i kthejë një pjesë të përfitimit të tij shtesë shtetit.”

Thumanë-Kashar-Luz i Vogël

Autostrada që qeveria ka në plan të japë me koncesion është 112 kilometra e gjatë nga të cilat, 56 kilometra janë ekzistuese ndërsa të 1.2 miliardë eurot supozohet se do të duhet të përdoren për të ndërtuar 53 kilometra autostradë në segmentet Thumanë-Kashar-Kavajë. Dokumentet përcaktojnë autostradën e re si me dy korsi në secilin drejtim dhe me korsi emergjence, por në dokumente nuk saktësohet nëse këto autostrada do të kenë apo jo rrugë dytësore.

Pavarësisht emrit të madh, koncesioni i shpallur nga qeveria ka të bëjë me ndërtimin e dy segmenteve bazë, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Luz i Vogël, të cilat do të ndërtohen në tokë të hapur pa lidhje me rrugët ekzistuese ndërsa në segmente të rëndësishme si Kavajë-Fier, koncesioni do të marrë përsipër të realizojë vetëm disa përmirësime. Në këtë kuadër, kostoja e parashikuar e investimit prej 1.19 miliardë eurosh sugjeron se çdo kilometër autostradë e re do të kushtojë afro 22 milionë euro për kilometër, deri më sot rruga më e kushtueshme në historinë e Shqipërisë.

Qeveria aktuale ka bërë përpjekje të tilla për të dhënë me koncesion këto rrugë edhe më parë. Dy vjet më parë qeveria “Rama” dha me koncesion të pakërkuar 21 kilometra autostradë nga Thumana  në Kashar për kompaninë Gener 2 për një kosto të përgjithshme prej 435 milionë eurosh. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi tërheqjen e shtetit nga kjo kontratë në janar 2020 pa shpjeguar arsye konkrete të mosrealizimit të saj.

Sipas dokumentit të tenderit, punimet për ndërtimin e autostradës do të vijojnë deri në vitin 2025 ndërsa kontrata do të nënshkruhet para fundit të këtij viti. Koncesionari pritet të fillojë të arkëtojë të ardhura duke filluar që nga viti 2024. Dokumenti parashikon që qeveria merr përsipër të garantojë 121 milionë euro të ardhura për koncesionarin deri në vitin 2020 në rast se trafiku në rrugë nuk mjafton për të justifikuar investimin por pjesa tjetër e investimit do të duhet të bëhet nga sipërmarrësi privat.

Opozita politike në Shqipëri akuzoi menjëherë kryeministrin Edi Rama se ka një plan tjetër vjedhjeje pas këtij koncesioni dhe se fituesi është i paracaktuar. Kryeministri hodhi poshtë një sugjerim të tillë. Në çdo rast, kompanitë e interesuara do të kenë afërsisht 90 ditë kohë për të planifikuar një investim me vlerë mbi 1 miliardë euro dhe për të hyrë në një kontratë koncesionare 35 vjeçare në një kohë kur bota po përjeton krizën e koronavirusit të ri.

Etiketa: AkuzaautostradAutostradaBelinda BallukuEdi RamaEuroFacebookFierGener 2KoncesionKoncesionikostoKryeministri Edi RamaMakinaMilotOpozitaParaQeveriaQeveria shqiptareRamaSHShpifjeshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatortrafikuvjedhje
Tjetri
Indeksi Global i Paqes pëson ulje për të nëntin vit rradhazi

Indeksi Global i Paqes pëson ulje për të nëntin vit rradhazi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.