AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokurorët e Hagës marrin në pyetje presidentin Thaçi

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Flickr/ Departamenti Amerikan i Shtetit.

Presidenti Hashim Thaçi, një ish-lider i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u mor në pyetje nga prokurorët e Hagës, të cilët tashmë kanë përgatitur një aktakuzë që e akuzon atë për krime lufte.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Flickr/ Departamenti Amerikan i Shtetit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u mor në pyetje në Hagë të hënën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila po heton krimet e kryera gjatë dhe pasluftës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi më 24 qershor se ka një aktakuzë të pakonfirmuar që akuzon Thaçin, si dhe Kadri Veselin dhe ish-luftëtarët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Askush nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë”, tha Thaçi teksa mbërriti për t’u marrë në pyetje nga prokurorët.

Nëse aktakuza konfirmohet nga një gjykatës, Thaçi do të gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se do të tërhiqet nga posti i presidentit nëse gjykohet.

Një grup i vogël shqiptarësh protestuan ndaj aktakuzës para ndërtesës së Dhomave të Specializuara të hënën, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Ky është racizëm”, duke kënduar këngë dhe duke brohoritur “UÇK”.

Veseli, i cili është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, shkroi në Facebook të hënën se Thaçi është “vëllai i tij nga lufta” dhe deklaroi se “beteja e tij për Kosovën do të jetë triumfuese”.

Ramush Haradinaj, një ish-kryeministër i Kosovës i cili dha dorëheqjen në vitin 2018 pasi u thirr për t’u marrë në pyetje si dëshmitar nga prokurorët e Kosovës, e përgëzoi gatishmërinë e Thaçit për t’u marrë në pyetje.

“Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato”, shkroi Haradinaj në Facebook të hënën.

Më shumë se 100 ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës, të cilët po hetojnë akuza që përfshijnë vrasje, tortura dhe ndalime të paligjshme.

Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se i bëri publike muajin e kaluar akuzat kundër Thaçit dhe Veselit sepse pretendonte se ata ishin të përfshirë në “një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin për krijimin e gjykatës dhe për të penguar kështu punën e gjykatës në përpjekje për të siguruar që ata të mos përballeshin me drejtësinë”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe përbëhen nga një ekip ndërkombëtar.

Ato u ngritën me presionin e aleatëve Perëndimorë të Kosovës,  të cilët druheshin se sistemi gjyqësor i Kosovës nuk ishte aq i fuqishëm sa të gjykonte çështje kaq të ndjeshme.

E ashtuquajtura “Gjykatë Speciale”nuk simpatizohet nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën çliruese të UÇK-së nga sundimi serb.

Etiketa: aktakuzëAkuzaDepartamenti Amerikan i ShtetitDhomat e SpecializuaraFacebookGjykata SpecialeGjykatëGjykatësGjyqHaradinajHashim Thaçikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLuftaLuftendalimeParaPartisë DemokratikePDKprokurorPunëRamush HaradinajSHtorturaTribunali i HagësUCKvrasje
Tjetri
Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj

Kolegji rrëzon ankimin e gjyqtarit Hysni Demiraj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.