AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Nga Egjipti në Ersekë: Saga e refugjatëve minorenë që synojnë azilin në BE

Dhorjela ÇulengaDhorjela Çule
6 years më parë
në Artikull kryesor, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minorenët nga Egjipti në qendrën pritëse të sapohapur në Bashkinë e Kolonjës. Foto: Dhorjela Çule.

Në qendrën e sapohapur pritëse të Ersekës, tetë adoleshentët e parë nga Egjipti tregojnë vuajtjet dhe pasigurinë e tyre në rrugëtimin e vështirë drejt njërit prej vendeve të Bashkimit Europian.

Minorenët nga Egjipti në qendrën pritëse të sapohapur në Bashkinë e Kolonjës. Foto: Dhorjela Çule.

Thuajse një vit më parë, një grup prej tetë adoleshentësh nga El Mynia e Egjiptit u nisën për azil në vendet e Bashkimit Europian, por udhëtimi i tyre rezultoi më i vështirë nga sa e kishin menduar.

Pasi përshkuan Turqinë dhe qëndruan për katër muaj në një kamp refugjatësh në Greqi, minorenët u kapën në afërsi të Bilishtit nga policia shqiptare, ndërsa po përpiqeshin që të mbërrinin në Tiranë.

Minorenët nga Egjipti janë rezidentët e parë në qendrën e pritjes “Motrat Qiriazi” në Ersekë, e cila hapi dyert më 25 qershor. Ata pretendojnë se diskriminimi fetar dhe kushtet e këqija në vendlindje i detyruan që të iknin nga vendi i tyre në kërkim të një shtëpie të dytë në BE.

“Më rrahën dhe më thyen këmbën, sepse unë jam një i krishterë. Vazhdimisht jam keqtrajtuar unë, shokët e mi apo familjet tona. Nuk e di nëse aty do të më linin të gjallë, është një situatë shumë e keqe,” thotë Ibrahimi, i paqartë për të ardhmen e tij.

Qendra pritëse në Kolonjë ka një kapacitet prej 30 vendesh dhe synon t’u vijë në ndihmë grupeve vulnerabël të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore si fëmijët e pashoqëruar, gratë dhe personat me probleme shëndetësore.

Hapja e saj përkon me dhjetëfishimin e numrit të refugjatëve që synojnë të mbërrijnë në vendet e BE-së përmes Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit, mes të cilëve edhe shumë fëmijë të pashoqëruar.

Policia e Korçës numëron 11 raste goditjesh të emigracionit të paligjshëm nga 28 qershori, ndërsa dyshon se refugjatët paguajnë nga 100 deri 1 mijë euro për transportin e tyre brenda territorit të Shqipërisë. Në total, policia e Korçësh numëron 106 emigrantë të kapur prej 28 qershorit, mes të cilëve edhe tetë minorenët e strehuar tashmë në Kolonjë.

I dyti nga 4 fëmijët e familjes së tij, Ibrahimi ruan në celular fotot e frakturës së rëndë të pësuar dhe dëmtimeve të tjera fizike në vendin e tij të origjinës. Ai i tha BIRN se udhëtimi ilegal nga Greqia drejt Shqipërisë i kushtoi 200 euro, ndërsa tani synimi i tij mbetet mbërritja në Tiranë.

“Me prindërit kam folur edhe me dy motrat dhe vëllanë e vogël. U them se jam mire, por as unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua dhe se ku do të shkoj, mjafton të mos kthehem më aty sepse mund të më vrasin,” thotë ai.

Minorenët e qendrës pritëse të Kolonjës mbërritën në Shqipëri duke ecur për ditë të tëra në këmbë përmes maleve që lidhin Greqinë me Shqipërinë. Ata synojnë të shkojnë në Francë ose në Gjermani –por bllokimi në Shqipëri ua ka vështirësuar planet.

Makari, një tjetër 17 vjeçar thotë se u befasua kur shkoi në kishë, i shoqëruar nga dy punonjës të qendrës që i përkasin një besimi tjetër fetar.

“Në vendin tim është ndryshe. Mes të krishterëve dhe myslimanëve nuk ka marrëdhënie të tilla. Është e vështirë ta imagjinosh,” thotë i mituri.

Makari dëshiron të mbërrijë sa më parë në Tiranë, emrin e së cilës e ka dëgjuar gjatë qëndrimit në kampin grek të refugjatëve.

Qendra pritëse e Kolonjës u inaugurua më 25 qershor dhe ka një kapacitet prej 30 vendesh. Foto: Dhorjela Çule

“Në Gjermani ose në Francë doja të shkoja, por na kapi policia gjatë rrugës. Udhëtuam nga mali dhe ishte shumë e vështirë. Tani të shohim,” thotë ai me mëdyshje.

Edhe Zahas, 16 vjeç, është dyshues përballë çdo pyetjeje që i bëhet.

“Dua të dal që këtu, dua të shkoj në Tiranë ose të kthehem pas në Greqi. Askush nuk na ndihmoi, e bëmë vetë rrugën nga mali dhe erdhëm këtu. Ikëm nga vendi ku jetonim sepse aty është situatë e keqe. Këtu e dimë që nuk përfitojmë asgjë monetare, ndërsa në Francë dhe në Gjermani paguhesh mirë,” përsërit i mituri.

Qendra pritëse e Kolonjës parashikohet që të jetë një strehë afatshkurtër për refugjatët minorenë, të cilët do të duhej të transferoheshin më pas drejt kryeqytetit. Por ndërsa janë aty, djemtë nga Egjipti qëndrojnë më së shumti në dritare dhe dalin në qytet për vetëm pak minuta, të shoqëruar nga kujdestarët e qendrës.

Prania e tyre në qytetin e vogël të Ersekës ka tërhequr edhe vëmendjen dhe simpatinë e vendasve.

“I kemi parë që dalin nga pak ose që rrinë nëpër dritare. Fëmijët e gjorë, ikën nga nëna dhe babai që të vinin këtu,” thotë Aliu, një nga banorët, duke uruar që për ta të gjendet një zgjidhje.

Etiketa: adoleshentëAfrikaAfrika VerioreazilBanorëBashkimit EuropianBEBIRNErsekeEuroFëmijë të pashoqeruarGjermaniGreqiGreqiakampKorçëkrishterëLindjaLindja e MesmeMaliPoliciaRefugjateSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Shkarkimi i Bolton rrit shpresat –dhe frikën – në Ballkan

Ish- këshilltari i Trump vajton mundësinë e humbur rreth Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.