AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia “siguroi provat për krime lufte” kundër presidentit Thaçi

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Facebook/Hashim Thaçi.

Ish-prokurori serb për krime lufte tha për BIRN se zyra e tij u dha prova hetuesve të Hagës në lidhje me rolin e supozuar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kryera nga guerilët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Foto: Facebook/Hashim Thaçi.

Ish-kryeprokurori serb për krime lufte Vladimir Vukceviç tha për BIRN se ndërkohë që hetonin akuzat për trafikim organesh nga ana e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet serbe mblodhën prova në lidhje me rolin e pretenduar të presidentit Hashim Thaçi në krimet e kohës së luftës, të cilat më pas iu kaluan hetuesve të Hagës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë njoftoi muajin e kaluar se kishte ngritur një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke akuzuar Thaçin dhe të tjerë për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura. Prokurorët filluan të marrin në pyetje Thaçin në Hagë të hënën.

Vukceviç, i cili ishte kryeprokuror për krimet e luftës nga viti 2003 deri në fund të vitit 2015, tha se autoritetet serbe bashkëpunuan me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për hetimet mbi trafikimin e dyshuar të organeve të të burgosurve nga luftëtarët e UÇK-së.

“Prokuroria e Hagës po hetonte krimet e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë të kthyer në një politikan Ramush Haradinaj, i cili si përfundim u lirua nga akuzat, dhe kështu ata shkuan në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri, ku dyshohej se të burgosurve u ishin hequr organet, por ata nuk kishin një mandat për në Shqipëri, sepse vetë Gjykata e Hagës ishte ekskluzivisht për vendet e ish-Jugosllavisë”, tha Vukceviç.

“Ata panë atë që ata panë, e filmuan atë dhe kështu me radhë, dhe më vonë na i dhanë neve gjetjet e tyre”, shtoi ai.

Edhe Vukceviç dhe kolegët e tij shkuan më pas në Shqipëri dhe me një prokuror lokal vizituan rreth 12 vende ku mendohej se mund të jenë varrosur viktimat të cilëve iu trafikuan organet. Ai tha se ata gjetën gjithashtu dëshmi të rolit të Thaçit në krimet e kryera nga luftëtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Ata ia përcollën ato që gjetën raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty, i cili më pas publikoi një raport që pretendonte se liderët e UÇK-së, përfshirë Thaçi, ishin të përfshirë në “trafikim organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të ndaluarve” gjatë luftës.

Thaçi, një komandant i UÇK-së gjatë kohës së luftës i cili u mor në pyetje nga prokurorët e Hagës të hënën, ka mohuar vazhdimisht çdo keqbërje.

Raporti i Dick Marty çoi në krijimin e Task Forcës Speciale Hetuese të Bashkimit Europian për të hetuar pretendimet.

Ish-kryeprokurori serb për krime lufte Vladimir Vukceviç. Foto: Wikipedia.

Vukçeviç tha se prokuroria serbe e krimeve të luftës siguroi mbështetje logjistike dhe bashkëpunoi në organizimin e marrjes në pyetje të rreth 400 dëshmitarëve për task forcën.

“Bashkëpunimi midis Zyrës së Prokurorit të Krimeve të Luftës në Republikën e Serbisë dhe SITF (Task Forca Speciale Hetuese) zgjati deri në shtator 2016 dhe u realizua në bazë të kërkesave për koordinim”, konfirmoi për BIRN prokuroria serbe për krime lufte.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në lidhje me krimet e pretenduara, viktimat e tyre dhe vendin ku ishin kryer.

Pas përfundimit të punës së task forcës në shtator 2016, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës u krijua për të përgatitur akuza kundër të dyshuarve që do të gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të dy institucionet janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar. Ato u ngritën nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës dhe nuk pëlqehen nga shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë këtë gjykatë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

I pyetur për rolin e Serbisë në sigurimin e provave, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës tha se “nuk jep informacione mbi thelbin apo mënyrën e saj të hetimit”.

Vukceviç tha gjithashtu për BIRN se Thaçi po hetohej nga prokurorët serbë nën dyshimet për krime lufte në një rast që daton nga vitet 1990.

Kjo shkaktoi debate në prill 2015, kur një OJQ me qendër në Beograd organizoi një konferencë në kryeqytetin serb për integrimin europian të vendeve të Ballkanit dhe ftoi Thaçin si folës. Autoritetet serbe kërcënuan se do ta arrestonin, nëse ai hynte në vend.

Prokuroria serbe për krime lufte konfirmoi se ajo “po zhvillon procedura para-hetimore ndaj Hashim Thaçit për kryerjen e veprës penale të një krimi lufte kundër civilëve në bashkëkryerje me të tjerë”. Ajo nuk dha detaje për krimet e pretenduara.

Etiketa: AkuzaBashkimit EuropianBeogradBIRNdebatedëshmitarëDhomat e SpecializuaraDick MartyFacebookGjykataGjykata SpecialeGjykatëHaradinajHashim ThaçiHetimetkeqtrajtimKosovaKosovëKrimekrime luftekrimiLuftembështetjeParapersekutimprokurorProkuroriProkuroriaPunëRamush HaradinajraportRaportiSerbiashqipShqipërishtatortorturaTribunali i HagësUCKVladimir VukcevicvrasjeWikipediazhdukje
Tjetri
Loja pa koalicione

Loja pa koalicione

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.