AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gratë në Shqipëri mbajnë mbi shpinë peshën e pasojave të COVID-19

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua me maskë mbrojtëse duke ecur pranë Europe House, në Rrugën Papa Gjon Palli II në Tiranë brenda fashës orare të lejuar, në zbatim të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, COVID 19. | Foto : LSA

Një sondazh me fokus barazinë gjinore i kryer prej organizatës “UN Women” gjatë muajve të karantinës në Shqipëri, tregon se COVID-19 ka rënduar ekonomikisht  dhe psikologjikisht më shumë gratë se sa burrat.

Një grua me maskë mbrojtëse duke ecur pranë Europe House, në Rrugën Papa Gjon Palli II në Tiranë brenda fashës orare të lejuar, në zbatim të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, COVID 19. | Foto : LSA

Pandemia e COVID-19, sipas një vlerësimi gjinor të kryer nga “UN Women” në Shqipëri, ka ndikuar në mënyrë disproporcionale më shumë tek gratë dhe vajzat sesa tek burrat e djemtë, dhe si pasojë rrezikon të thellojë hendekun gjinorë.

Në javën e dytë të korrikut organizata ndërkombëtare “UN Women” në Shqipëri publikoi rezultatet e një pune kërkimore me bazë gjinore të kryer gjatë harkut kohor 10 ditor nga 17-26 Prilli. Nëpërmjet këtij sondazhi me 1300 persona nga grupmosha dhe statuse familjare të ndryshme synohej matja e impaktit socio-ekonomik të pandemisë si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

Rezultatet konfirmojnë se gratë gjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19 kanë marrë përsipër më shumë punë dhe kujdes shtëpiak, ku 1 në 2 gra ka raportuar një rritje të aktiviteteve dhe punëve shtëpiake të papaguara.

“Rezultatet  tregojnë një disbalancë në impaktin që ka pasur pandemia tek gratë në marrëdhënie pune, ku pavarësisht statusit të punësimit, gratë kanë qenë më të ekspozuara për të reduktuar orët e punës dhe si pasojë ulje të të ardhurave. Sidomos tek gratë e vetëpunësuara, 1 në 2 gra të vetëpunësuara të cilat kanë fëmijë u detyruan të reduktojnë orët e punës, kryesisht për t’u kujdesur për fëmijët apo punët e shtëpisë”, shkruhet në raportin e publikuar prej UN Women në Shqipëri.

Kufizimet për shkak të përhapjes së COVID-19 në Shqipëri sollën mbylljen e qindra bizneseve jo-thelbësore, duke krijuar kështu një krize ekonomike në shumë familje shqiptare.

Përveç vështirësive ekonomike, pandemia solli edhe kufizime në aksesimin e shërbimeve bazike.

“Një në pesë persona ka hasur vështirësi në aksesin e shërbimeve shëndetësore, ku si burrat ashtu edhe gratë kanë pasur vështirësi në sigurimin e produkteve mjekësore për mbrojtje personale ndaj COVID-19”, raportohet gjithashtu në vlerësimin e kryer prej UN Women.

Sipas gjetjeve të këtij vlerësimi 51% e grave kanë kryer raportime më të shpeshta në lidhje me këto vështirësi krahasuar me 43% të burrave.

Përsa i përket mirëqenies së shëndetit mendor/psikologjik, gratë përsëri janë ndikuar në një shkallë relativisht më të lartë sesa burrat (69% krahasuar me 57%), me një diferencë midis grave aktive në moshë pune të cilat përjetojnë një stres shumë herë më të madh sesa meshkujt në të njëjtën moshë (35-44 vjeç).

Në zonat rurale kjo diferencë gjinore paraqitet në nivele akoma më të larta. Në veçanti ato gra të cilat kanë përjetuar dhunë në familje kanë raportuar një shkallë tepër të lartë ankthi psikologjik.

Ky vlerësim gjinor gjithashtu ka konfirmuar se si burrat ashtu edhe gratë kanë përjetuar ulje të të ardhurave.

Dy në tre pjesëmarrës kanë raportuar ulje të të ardhurave nga punësimi si dhe humbje nga të ardhurat në bujqësi, ndërkohë që 74% e grave që mbështeteshin nga remitancat kanë raportuar reduktim të këtij burimi gjatë gjendjes së emergjencës.

“46% e grave dhe 67% e burrave raportuan të jenë ndihmuar nga partneri gjatë kësaj periudhe, gjë e cila konfirmon ndarjen e pabarabartë të punës së papaguar midis grave dhe burrave”, raportojnë rezultatet e studimit.

Etiketa: COVIDCOVID-19Europe HouseFamiljegrakarantinëkrizekrize ekonomikekufizimembrojtjeMjekmjekëpandemiaPandemia e COVID-19PiSPunëPunësimiSHshqipShqipërishqiptaresondazhuljeUN Women
Tjetri
Loja pa koalicione

Rama përballet me kritika nga BE për planin për ndryshimin e kushtetutës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.