AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Të rinjtë shqiptarë e shohin brezin e tyre si shpresa e fundit për ndryshim në Shqipëri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto Ilustruse

Nëpërmjet një projekti  për forcimin e vlerave dhe parimeve europiane tek të rinjtë në Shqipëri, 11 të rinj aktivistë nga qytete të ndryshme të vendit tonë patën mundësinë të ndajnë me njëri tjetrin dhe me publikun disa histori suksesi dhe mesazhe drejtuar institucioneve shtetërore duke u kërkuar atyre të bëjnë hapa konkretë drejt plotësimit të ëndrrës europiane të rinisë në vendit tonë.

Foto Ilustruse

Paraditen e së enjtes, të rinj aktivistë u mblodhën në një takim virtual në finalizim të projektit “Të rinjtë për një Shqipëri Europiane”, i cili synonte për të ndarë vlerat e Bashkimit Europian në komunitete të ndryshme nga Veriu në Jug të vendit, me qëllim marrjen e veprimeve konkrete për vlerat e një Shqipërie me standarte europiane.

Nëpërmjet këtij prezantimi, pjesëmarrësit shprehën mesazhin kryesor se ata duan që vendi i tyre të jetë pjesë e BE-së, në mënyrë që ata të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e Europës.

“Si mund të jemi ne pjesë e një ndryshimi kur të gjitha ato që themi mbeten vetëm në pankarta apo në letra? Të luftosh diskriminimin dhe korrupsionin do të thotë të krijosh parime të Bashkimit Europian. Ne si të rinj kemi forcën dhe energjinë ta ndryshojmë këtë sistem“, tha Sidorela Daci, nje studente 15-vjeçare nga Durrësi.

Ajo tha se korrupsioni dhe diskriminimi janë dy nga vlerat më negative të përhapura në shoqëri, dhe të rinjtë kanë pranuar që janë prekur nga këto fenomene në disa raste të ndryshme.

Sidorela pranoi aspiratat e saj dhe të bashkëmoshatarëve për hapjen e shoqërisë në mënyrë që të pranohet diversiteti.

“Shohim që kohët e fundit diskriminimi është përhapur shumë nëpër shkolla dhe nxënësit po paragjykohen nga mënyra sesi po vishen, nga prejardhja, nga feja, nga aparenca fizike, etj“, shtoi Sidorela, duke theksuar se ky fenomen negativ duhet luftuar.

Projekti për Shqipërinë Europiane përfshiu në total rreth 900 të rinj nga 11 rajone  të Shqipërisë, të cilët për  20 muaj u përfshinë në zbatimin e aktiviteteve të ndryshme me mbështetjen e World Vision Albania dhe disa organizatave të tjera të shoqërise civile për promovimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“World Vision Albania do vazhdojë të punojë fort me grupet informale të të rinjve me familjet tuaja në komunitetet tuaja dhe thirrja ime është për çdo organizatë të shoqërisë civile, institucion, donator që së bashku të ringrejmë Shqipërinë në aspektet që është goditur më shumë si në ekonomi, shërbime shoqërore, arsim “, u shpreh ndër të tjera, drejtoresha e World Vision Albania, Eljona Boçe Elmazi.

Një tjetër student dhe pjesëmarrës i projektit, Shefqet Hoxha nga Vlora, u shpreh mbi institucionet dhe parimet demokratike duke theksuar se demokracia është shpresa e fundit për të rinjtë shqiptarë , dhe u bëri thirrje të gjithë institucioneve shqiptare t’i japin fund korrupsionit dhe padrejtësive.

“Suksesi i demokracisë varet prej institucioneve të saj“, tha Shefqeti. “Të mbjellim shpresën tek të rinjtë të cilët e shohin të ardhmen e tyre larg vendit, ndaj thirrja jonë është të hapen vende pune dhe të nxiten sipërmarrje për ata të rinj që aspirojnë arsimin gjatë gjithë jetës, punësimin, artin, sportin, kulturën etj”,  vijoi ai.

Gjatë prezantimit në fokus u vu edhe rëndësia e shoqërisë civile në përpjekjet për ndryshime pozitive të shtetit të së drejtës.

“Shpesh politika dhe strategjitë në vendin tonë ndryshojnë, ndoshta jemi ne ata rebelët që me zemër dhe me pasion do ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë nëse do të na jepej mundësia neve të rinjve të ishim pjesë e shoqërisë civile “, tha Kristi, një tjetër pjesmarrëse e projektit, duke shtuar se ata janë brezi që do sjellë ndryshimin pasi janë gati për Shqipërinë Europiane.

“Koha është tani. Rinia ka forcën dhe ëndrrën që akoma gjërat mund të ndryshojnë në Shqipëri“, përfundoi Kristi, nga qyteti i Korçës.

Etiketa: aktivistBashkimit EuropianBEdemokraciaekonomiKorçëKorrupsioniPunëSHshkollashqipShqipërishqiptarestudentstudentetë drejtaVloraWorld Vision Albania
Tjetri
Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e Luan Dacit

Theo Jacobs sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e Luan Dacit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.