AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vuçiç: Serbia “e gatshme të ndihmojë në gjetjen e të zhdukurve të Kosovës”

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Delegacioni serb në Bruksel me përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajcak (majtas), delegacioni i Kosovës (djathtas) dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borell (centre). Foto: Instagram/buducnostsrbijeav.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi është i gatshëm të ndihmojë në gjetjen e personave të zhdukur gjatë kohës së luftës dhe të varreve të dyshuara të shqiptarëve të Kosovës.

Delegacioni serb në Bruksel me përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajcak (majtas), delegacioni i Kosovës (djathtas) dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borell (centre). Foto: Instagram/buducnostsrbijeav.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten në mbrëmje se Beogradi është i gatshëm të ofrojë ndihmë për Prishtinën në gjetjen e personave që vazhdojnë të renditen ende si të zhdukur nga lufta 1998-1999, por dëshiron që autoritetet e Kosovës të përgjigjen duke ndihmuar në gjetjen e serbëve të humbur.

Vuçiç e diskutoi këtë temë pasi çështja e personave të zhdukur gjatë kohës së luftës u diskutua në bisedimet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Bisedimet shënuan rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës pas një hendeku prej 20 muajsh të shkaktuar nga një seri mosmarrëveshjesh midis dy vendeve.

Vuçiç tha për mediat se në takimin me Hotin, “ne thamë se Serbia kurrë nuk do të mbrojë askënd përgjegjës për krimet e luftës dhe se për shkak të familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, është e rëndësishme të gjenden vendet ku ata janë varrosur”.

“Ne thamë gjithashtu se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo kërkese të shqiptarëve, se kudo ku ata mendojnë se mund të tregojnë në hartë një vend ku ata mendojnë se mund të ketë ndonjë varr të ndonjë shqiptari, dhe se ne jemi të gatshëm të shohim bashkë me ata dhe me europianët nëse në atë vend ka apo jo diçka”, tha Vuçiç.

“Por ne kemi kërkuar të njëjtën të drejtë për ne, sepse, deri më tani, nuk kemi pasur qasje në Llapushnik, Dojnicë, Gjakovë, në liqenin Radoniqit, Koshare, Istog dhe vende të tjera në Kosovë”, shtoi ai.

Bisedimet për çështjen e personave të zhdukur ku janë të përfshirë ekspertë nga Serbia dhe Kosova do të vazhdojnë të mërkurën e ardhshme.

Vuçiç tha gjithashtu se “shqiptarët kërkuan që të hapen të gjitha arkivat ushtarake dhe policore, dhe ne thamë se nuk ka asnjë problem. Por edhe ju do të duhet të hapni arkivat e të ashtuquajturës UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)”.

Hoti tha pas takimit se bisedimet me Vuçiçin përfshinë gjithashtu çështje ekonomike siç janë kompensimi i dëmeve të shkaktuara gjatë luftës 1998-1999 dhe çështja e pronësisë së asaj që ishte pronë shtetërore në Jugosllavi.

Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme”, shkroi Hoti në Facebook.

Megjithatë, Vuçiç tha se nuk pranoi të diskutonte temën e dëmshpërblimeve, duke thënë “nuk kishte kuptim të flitej për këtë”.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ngeci rreth 20 muaj më parë pasi Kosova vendosi tarifa 100 për qind për importet nga Serbia në shenjë hakmarrjeje për fushatën e Beogradit për të parandaluar pranimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare dhe për t’i bindur vendet të ndryshojnë vendimet e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington muajin e kaluar, por kjo u anulua pasi prokurorët në Hagë njoftuan se ata kanë hartuar një aktakuzë që akuzonte Thaçin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Etiketa: Avdullah HotiBEBorxhiBrukseldialogEkonomiaFacebookHashim ThaçiHotiImportetInstagramIstogJugosllaviKosovaKosovëKosovë-SerbiKrimekrime lufteLajcakLuftaLuftePagatpensionetprokurorPunaPunëPunëtorPunëtorëSerbiaSHtë zhdukurUshtriavarrVendimetvuçiç
Tjetri
Një aleancë politike progresiste për Europën

Banka Qendrore Europiane ofron 400 milionë euro kredi REPO për Shqipërinë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.