AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tregtia e jashtme rimëkëmbet me shpejtësi pas muajve të pandemisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anije duke u përpunuar në Portin e Durrësit. Foto arkivë. Rënia e importit të mallrave është shkaku kryesor i rënies së të ardhurave buxhetore gjatë muajve të fundit. Foto: Gëzim Kabashi

Gjatë muajit qershor, eksportet e mallrave pësuan një rënie vjetore prej vetëm 9.7% në krahasim me rënien 22% në maj dhe 44% në prill duke sinjalizuar një rikthim të shpejtë në normalitet. Po kështu ritmi i rënies së importeve ishte vetëm 2.8% në qershor në terma vjetorë në krahasim me rënien 24% në maj dhe 37% në prill.

Anije duke u përpunuar në Portin e Durrësit. Foto arkivë. Rënia e importit të mallrave është shkaku kryesor i rënies së të ardhurave buxhetore gjatë muajve të fundit. Foto: Gëzim Kabashi

Volumi i tregtisë së jashtme tregoi shenja të qarta rimëkëmbjeje të shpejtë gjatë muajit qershor, muaji i parë i normalitetit pas mbylljes tremujore të Shqipërisë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, duke dhënë shpresa për një rikuperim të shpejtë të ekonomisë në pjesën e mbetur të vitit. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se si importet ashtu edhe eksportet u rritën me forcë në krahasim me muajt e pandemisë në qershor ndërsa në krahasim me qershorin e vitit 2019, ndonëse vijon të ketë rënie, ajo është shumë më e vogël se sa rënia e muajve të krizës.

Parë në ndryshimet vjetore, eksportet e mallrave shënuan rënie në masën 25% në mars, 44% në prill dhe 22% në maj. Por në qershor, ndërsa vendi u rihap për biznes dhe pjesa më e madhe e kufizimeve të imponuara nga qeveria u hoq, rënia vjetore e eksporteve u reduktua në vetëm 9.7%.

Të dhënat statistikore sugjerojnë gjithashtu që eksporti kyç i veshjeve dhe këpucëve, i cili është shumë i rëndësishëm në Shqipëri nga pikëpamja sociale për shkak të numrit të lartë të të punësuarve në këtë sektor, tregoi shenja qëndrueshmërie. Qeveria shqiptare nuk i mbylli fabrikat gjatë pandemisë, gjë që bëri që shumë fabrika fason në të gjithë vendin të bëheshin vatra të konsiderueshme të përhapjes së pandemisë. Në qershor, ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 u rrit me 2.2 herë, eksportet e veshjeve dhe këpucëve u rritën me 13%. Kruja, qyteti ku vatra e parë e identifikuar ishte në një fasoneri, ka numëruar deri më sot së paku katër persona të vdekur nga kjo sëmundje.

Muaji qershor duket se shënoi përmirësime edhe sa i përket nivelit të importeve. Ndonëse në terma vjetor importet vijojnë të jenë më të ulëta, disa grupe që lidhen me konsumin e gjerë të popullatës kanë shënuar përmirësime. Importet e ushqimeve ishin më të larta se sa një vit më parë dhe po kështu edhe makineritë e pajisjet. Tekstilet dhe këpucët vijojnë të jenë më të ulëta se sa një vit më parë, gjë që reflekton mungesën e shitjeve të veshjeve në vend.

Etiketa: AnijeCOVIDCOVID-19fasonFasoneriImportetInstituti i StatistikaveMASPunëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Ujërat e turbullt: Ndotja që po mbyt liqenet dhe lumenjtë e Kosovës

Ujërat e turbullt: Ndotja që po mbyt liqenet dhe lumenjtë e Kosovës

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.