AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Stabilizohen të ardhurat buxhetore, rënie vetëm 9% në qershor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Ministrisë së Financave. 13 Shkurt, 2020, Tiranë | Foto : Nensi Bogdani

Të ardhurat e buxhetit të shtetit gjatë muajit të parë pas mbylljes tremujore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri pësuan një rënie modeste prej 9% në terma vjetorë, nga 30% që ishte rënia në prill e maj dhe 16% në mars, duke treguar se gjërat po kthehen në normalitet. Qeveria nuk bën asnjë kursim në anën e shpenzimeve.

Godina e Ministrisë së Financave. 13 Shkurt, 2020, Tiranë | Foto : Nensi Bogdani

Ritmi i rënies së të ardhurave të buxhetit të shtetit gjatë muajit qershor u reduktua me shpejtësi në krahasim me prillin dhe majin, duke reflektuar rigjallërimin e aktivitetit ekonomik pas mbylljes së imponuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat e buxhetit të shtetit në qershor ishin 34.3 miliardë lekë, me një rritje 25% në krahasim me majin dhe me një rënie në masën 9% në krahasim me qershorin e vitit 2019. Ndonëse 9% është një rënie e konsiderueshme, ajo sërish është shumë më e ulët se sa ritmi i rënies së shënuar në prill (29%) dhe në maj (30%) dhe duket se ekonomia po kthehet në thuajse normalitet me shpejtësi.

Javën e kaluar, të dhënat e tregtisë së jashtme të publikuara nga Instituti i Statistikave treguan për një rimëkëmbje të shpejtë të importeve dhe eksporteve gjatë qershorit, ku importet ishin pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Rikthimi i importeve është ajo që duket se ndihmoi edhe të ardhurat buxhetore. Në Shqipëri, shteti grumbullon pjesën më të madhe të të ardhurave nga importet e mallrave, taksa që mbahen te trau i doganës. Por në qershor edhe të ardhurat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore shënuan një rritje vjetore prej 1% në krahasim me rënien 8-10% të muajve të pandemisë duke sugjeruar një rikthim të punësimit.

Lajmi i keq duket se është fakti që pavarësisht krizës, shpenzimet e qeverisë po mbahen të larta pa ndonjë përpjekje të madhe për të kursyer qoftë edhe te fondi i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes. Shpenzimet totale të buxhetit të shtetit në qershor ishin 10% më të larta se sa një vit më parë, ndërsa për të gjithë gjashtëmujorin shpenzimet publike janë rritur me 2%.

Për rrjedhojë, deficiti buxhetor në gjysmën e parë të vitit ishte 38 miliardë lekë, (320 milionë euro).

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes, të cilat ishin shënjestra e një prej ndryshimeve të buxhetit gjatë këtij viti me supozimin se për shkak se administrata publike qëndroi në shtëpi për tre muaj, nuk mund të konsumojë të njëjtën sasi nafte, gomash apo kancelarish si në kohë normale, në fakt qëndruan në të njëjtin nivel me vitin 2019 kur vendi nuk pati pandemi.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeEkonomiaEuroImportetInstituti i StatistikaveMASMinistria e FinancaveNensi BogdanipandemipandemiaPunëQeveriaSHshqipShqipëritaksa
Tjetri
NATO zotohet të parandalojë dhunën në Kosovën e veriut

Një shkëmbim territorial s’do ta zgjidhë rebusin Kosovë-Serbi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.