AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtari Gjin Gjoni dorëhiqet në prag të vetingut

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni i paraqiti Këshillit të Lartë Gjyqësor dorëheqjen, duke iu shmangur procesit të vetingut, ndërsa në një letër të rrjedhur në media ai akuzon procesin si joprofesional dhe politikisht të varur.

Gjyqtari Gjin Gjoni | Foto : LSA

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni i ka paraqitur të hënën dorëheqjen e parevokueshme Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke shmangur përballjen me procesin e vetingut. Në një letër të të publikuar nga Lapsi.al, Gjoni pretendon se ishte sulmuar politikisht dhe lë të kuptohej se edhe në veting do i nënshtrohej një procesi politik.

Kërkesa e Gjonit për dorëheqje u konfirmua nga anëtari i Këshillit, Erjon Muharremaj.

Gjyqtari Gjoni është një figurë kontraverse e sistemit të drejtësisë. Në vitin 2014, ai u akuzua nga kryeministri Edi Rama si “fenomenal”, duke iu referuar problemeve të sistemit të drejtësisë. “Po e them copë, sepse jam ndier i tmerruar kur kam përballë zyrtarët më të lartë të vendeve të tjera që e përmendin si emër?”, tha Rama duke pretenduar se Gjoni i ishte përmendur në tavolinë nga disa kancelari të huaja.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbrojtur haptazi Gjonin. Gjatë një seance parlamentare në replikë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Berisha tha se ata që akuzonin Gjonin duhej të “lajnë gojën” përpara se të flasin, sepse ai ka pasur kurajën të përballet me drejtësinë.

Gjoni është një nga gjyqtarët më të pasur në vend sipas vetëdeklarimeve të dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave. Ai dhe bashkëshortja Elona Çaushi u kallëzuan nga ILDKPKI në vitin 2014 për mosdeklarim pasurie dhe konflikt interesi, por hetimet e prokurorisë së Elbasanit u pushuan pas një sërë vendimesh të gjykatave në të tre shkallët që fillimisht ndaluan zgjatjen e afateve dhe më pas vendosën se “fakti nuk ekzistonte” dhe se Gjoni e bashkëshortja nuk kishin “pasuri të padeklaruara dhe të pajustifikuara, apo burim të paligjshëm të financimit të tyre.”

Gjyqtari Gjoni u shortua për t’iu nënshtruar procesit të vetingut në vitin 2018, ndërkohë që në tetor të të njëjtit vit ai mori leje prindërore 2-vjeçare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gjoni pretendon se vetingun po e kalojnë vetëm “shërbëtorët e politikës” dhe ata që “firmosin dhe vulosin pa menduar”.

Etiketa: Edi RamaGjin GjoniGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareHetimetILDKPKIKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë Gjyqësorkonfliktkonflikt interesiKryeministri Edi RamaLapsi.alMediaMosdeklarimRamaSaimir TahiriSali BerishaSHVeting
Tjetri
Turqia po përdor pandeminë për të shtypur lirinë e shprehjes

Turqia po përdor pandeminë për të shtypur lirinë e shprehjes

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.