AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ali Ahmeti thirret për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës

Përparim IsufiSinisa Jakov MarusicngaPërparim IsufidheSinisa Jakov Marusic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ali Ahmeti, lideri i Partisë etnike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. Foto: Anadolu

Prokurorët e krimeve të luftës në Hagë kanë thirrur për ta marrë në pyetje kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, i cili ishte një luftëtar gueril gjatë konfliktit në Kosovë.

Ali Ahmeti, lideri i Partisë etnike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim. Foto: Anadolu

Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, partia më e vogël në koalicionin qeverisës të Maqedonisë së Veriut, i cili ka qenë edhe luftëtar në luftën e Kosovës 1998-1999, tha të mërkurën në mbrëmje se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka kërkuar ta marrë atë në pyetje.

Ahmeti konfirmoi se ka pranuar “pa asnjë hezitim” kërkesën e prokurorëve që po hetojnë krimet e kohës së luftës dhe pasluftës nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk pranoi të japë informacione se përse është thirrur në Hagë Ahmeti.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk jep informacione për hetimin e tij, kështu që unë nuk mundem as të konfirmoj dhe as të mohoj asgjë”, u përgjigj Chris Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për gazetën Nezavisen të Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti shërbeu në UÇK, e cila luftoi për pavarësinë e Kosovës nga Serbia, dhe më pas edhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e cila luftoi kundër forcave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut gjatë një konflikti të armatosur jetëshkurtër në vitin 2001.

Pasi konflikti përfundoi me një marrëveshje paqeje që u dha shqiptarëve etnikë më shumë të drejta, në vitin 2002 Ahmeti dhe ish-liderët e drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare kombëtare formuan partinë BDI.

Që atëherë, BDI-ja ka mbetur partia më e madhe etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë partia më e vogël në pushtet në disa qeveri, përfshirë edhe atë të fundit, të udhëhequr nga social demokratët.

Ftesa për Ahmetin erdhi një javë pasi prokurorët e Hagës përfunduan marrjen në pyetje katër-ditore të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi më 24 qershor se ka një aktakuzë të pakonfirmuar që akuzon Thaçin, si dhe politikanin e lartë të Kosovës Kadri Veseli dhe ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës, ku do të gjykohen të dyshuarit, janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por janë të vendosura në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Ato u ngritën nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë i Kosovës nuk ishte aq i fortë sa të gjykonte raste kaq të ndjeshme.

E ashtuquajtura “gjykatë speciale” është kundërshtuar gjerësisht nga shqiptarët e Kosovës që e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirimin nga sundimi serb.

Ftesa e Ahmetit vjen gjithashtu vetëm disa ditë pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut të 15 korrikut, ku BDI-ja e tij i përforcoi pozicionet e saj si partia më e madhe shqiptare në vend, duke fituar 15 vende në parlamentin e përbërë nga 120 vende, duke bërë që ajo të ketë përsëri rolin kryesor gjatë bisedimeve të ardhshme për formimin e qeverisë së ardhshme.

Etiketa: Ali AhmetiBDIDhomat e SpecializuaraFacebookGjykata SpecialeHashim Thaçikadri veseliKosovëKrimekrime lufteLufteMaqedonia e VeriutmarrëveshjeMillosheviçPartiaprokurorSerbiaSHshqiptaretë drejtaUCKZyra e Prokurorit te Specializuar
Tjetri
KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit Flutura Skënderi

KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit Flutura Skënderi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.