AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Përjetimi i një masakre: Një libër që hedh dritë mbi mizoritë në Kosovë

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Agron Limani në varrezat në Krushë të Vogël. Foto kortezi e Agron Limanit.

Një libër që tregon historitë e të mbijetuarve të masakrës në Krushë të Vogël të Prizrenit më 26 mars 1999 – kur forcat serbe vranë dhe dogjën kufomat e rreth 113 civilëve.

Agron Limani në varrezat në Krushë të Vogël. Foto kortezi e Agron Limanit.

“Mentë kishin rrajë,” përsërit disa herë Qamil Shehu, duke kujtuar momentin kur pa për herë të fundit dy djemtë e tij para se forcat serbe të ia vinin flakën shtëpisë ku ishin vrarë 113 civilë. “Ata rënkonin e klithnin nga dhimbjet dhe kërkonin ndihmë. Por britmat ngjanin sikur pëshpërima”, thotë ai.

“E ngrita kokën dhe pashë djemtë e mi Shaniun dhe Veliun mes trupave. U ngrita dhe qëndrova mes të vdekurve. Doja të vdisja nga plumbat dhe jo të digjem i gjallë. Përkëdhela ballin e dy djemve dhe dola nga dritarja dhe fillova të ecë kodrës përpjetë pa e ditur se nga po shkoj. Kur vetëdija mu kthye ishte mëngjes dhe isha në pyll”.

Kjo është një pjesë e asaj që rrëfen Qamil Shehu, tashmë i vdekur, në librin e botuar së fundi në gjuhën angleze “Fshati i Vrarë”, i autorëve Agron Limani dhe gazetarit  Qemajl Krasniqi, – një kronikë rrëqethëse  e vrasjeve, zhdukjeve, djegieve dhe traumave.

Libri risjell tregimet e atyre që humbën familjarët e tyre në masakrën e fshatit Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit, një nga krimet më famëkeqe të forcave serbe të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Masakra – një akt tronditës hakmarrjeje – ishte kryer në mesditën e 26 mars 1999, dy ditë pasi NATO filloi sulme ajrore kundër forcave serbe që vepronin nën komandën e liderit serb Sllobodan Millosheviç.

Shehu dhe 118 civilë të tjerë, përfshirë edhe dy djemtë e tij dhe 20 të afërm të tjerë, u ndanë nga familjet e tyre dhe u vendosën në një shtëpi të vogël të këtij fshati. Pasi shumica u vranë nga afër me automatikë, shtëpisë i ishte vënë flaka.

Bashkëautorët Limani dhe Krasniqi sjellin tregimet e viktimave nga e kaluara e deri më tani, përgjatë dy dekadave të kaluara që prej se lufta përfundoi me tërheqjen e forcave serbe nga Kosova.

“Nga fillimi deri në fund ky libër është një histori mizorish, kasaphanesh dhe pandëshkueshmërish. Aty nuk ka heronj, ka vetëm viktima dhe ekzekutues”, thotë Limani për BIRN.

Libri përmban 55 intervista me të mbijetuarit dhe familjarët e të vrarëve. Disa nga ata vdiqën ndër vite përfshirë edhe dy nga gjashtë të mbijetuarit e masakrës.

“Kemi punuar për më shumë se tetë vite në këtë libër duke mbledhur dëshmi dhe intervistuar të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave. Libri është një kujtesë për një mizori të kryer si dhe heshtjen dhe pandshkueshmërinë që e rrethon ende atë”, thotë Limani.

Qemail Krasniqi dhe Agron Limani, autorë. Foto: BIRN.

Një pjesë e dëshmive të mbledhura për masakrën u është dorëzuar më herët prokurorëve ndërkombëtarë të misioneve të OKB-së dhe BE-së. Një pjesë e tyre shërbeu për të ngritur aktakuzë ndaj Darko Tasiç, njërin nga serbët e këtij fshati. Muajin e kaluar Tasiç u dënua me 22 vite burg për pjesëmarrje në masakër.

“Një person u dënua por drejtësi nuk pati. Janë ende edhe 68 trupa të viktimave të masakrës të zhdukur për të cilët gjykimi i Tasiqit dështoi të sjellë ndonjë gjurmë”, thotë Limani, babai, vëllai dhe dy xhaxhallarët e të cilit gjithashtu u vranë në këtë masakër.

Limani, që tani drejton shoqatën për Kërkimin e të Zhdukurve “26 Marsi”, thotë se libri gjithashtu përmban prova për një rol të rëndësishëm të serbëve lokalë në këtë masakër. “Disa prej tyre morën pjesë në masakër dhe më pas ndihmuan në zhdukjen e kufomave”, tregon Limani.

Maskara e Krushës së Vogël është një prej masakrave më të mëdha në tërë luftën e Kosovës ku shumica e viktimave ende nuk janë gjetur.

Limani dhe Krasniqi portretizojnë tragjedinë e hidhur që familjet në Krushë të Vogël përjetuan gjatë luftës, efektet dhe peshën e saj në jetën dhe ndjenjat e tyre më pas.

Libri nxjerr në pah kujtimet e dhimbshme të të mbijetuarve, disa nga  të cilët vdiqën pa pasur kurrë mundësi që të tregonin historinë e tyre në prokurori apo  gjykatë.

Më i riu nga viktimat, Mursel Hajdari, ishte vetëm 12 vjeç kur u mor nga duart e nënës së tij.

Nëna e tij, Nexhmija që gjithashtu ka vdekur së fundi, kujton në  rrëfimin e saj në këtë libër momentin kur Murseli e kishte pyetur në momentin kur po i ndanin meshkujt nga familjet: “Nënë, a jam i madh sa duhet për të shkuar me burra?”

Në mesin e pak gjërave të mbetura të 8 anëtarëve të familjes Hajdari që u vranë në masakër ishte edhe karroca e invalidit e Sahit Hajdarit, në atë kohë 40 vjeçar që gjithashtu u mor tek shtëpia e  ekzekutimit.

Derisa flakët po përhapeshin nëpër dhomat dhe korridorin e shtëpisë ku ishin mbledhur viktimat, Qamil Shehu dhe të mbijetuarit e tjerë tregojnë se derisa ata po përpiqeshin të largoheshin kishin parë Sahitin e vrarë me kokë të varur mbi karrocën e tij. Ai është gjithashtu ende në mesin e  të zhdukurve.

Limani thotë se informacionet që kanë mbledhur tregojnë se masakra ishte në fakt e planifikuar, si pjesë e të ashtuquajturit  Operacioni “Patkoi” që kishte për qëllim dëbimin e shqiptarëve dhe spastrimin etnik të territorit të Kosovës.

“Është tejet e qartë se ishte një veprim i planifikuar dhe organizuar për të pastruar etnikisht këtë pjesë të territorit sepse një masakër e tillë aq masive nuk mund të kryhej pa planifikim dhe përgatitje”, thotë Limani.

“Përveç  se ofron dëshmi, ky libër është një zë i atyre që vdiqën ndër vite pa pasur mundësi që të hedhin dritë mbi atë që ndodhi në atë ditë tragjike në fshat”, thotë Qemajl Krasniqi.

Ai tha se derisa drejtësia është mohuar, ndjesia e zemërimit dhe hakmarrjes mbeten të freskëta te shumë prej të afërmve të viktimave.

“Përderisa vazhdon të ketë rrënjë kultura e mohimit të mizorive duke synuar të mjegullojë të vërtetën, përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet dhe për pajtim nuk mund të kenë kurrë sukses”, thotë ai.

Etiketa: BEBIRNBurgDrejtësiaFamiljarët e viktimaveheronjKosovaKosovëkrime lufteKrushë e VogëlKulturaLIBLibriLuftaMillosheviçNATOOKBoperacioniParaPiSprokurorProkuroriSHtë zhdukurUCKviktima
Tjetri
Një pagesë 30 mijë euro dhe të ardhurat nga bujqësia debatohen në seancë për gjyqtarin Hysen Saliko

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hysen Saliko

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.