Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Anëtari i dyshuar i lëvizjes “Gylen” këmbëngul për azil: Refuzimi në shkelje të ligjit

Vladimir KarajNgaVladimir Karaj
19:32 | 15/08/2020
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Gjykata dënon shtetasin turk që ka kërkuar azil në Shqipëri

Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Në një ankim për vendimin e refuzimit të azilit në Shqipëri, avokati i Selami Simsek kërkon rrëzimin e vendimit si të paligjshëm dhe denoncon mbajtjen e tij të fshehtë për muaj me radhë.  Fati i tij pritet të diskutohet të mërkurën.

Selami Simsek në Gjykatën e Tiranës më 27 Janar 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Shtetasi turk, Selami Simsek i kërkon Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët që të rrëzojë në tërësi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, që vendosi kundër kërkesës së këtij të fundit për azil në Shqipëri.

Në ankimin  drejtuar Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, avokati i Simsek, Elton Hyseni thekson se refuzimi i azilit ishte ndërmarrë në shkelje të ligjit, pa kryer verifikime për rrezikimin e jetës dhe se palëve të interesuara u ishte fshehur ky vendim për muaj me radhë.

Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët është shkalla e dytë e apelimit për të huajt, të cilëve u është refuzuar azili në Shqipëri, i cili përbëhet nga 4 përfaqësues të qeverisë, një përfaqësues i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një anëtar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. BIRN mësoi se çështja e Simsek do të trajtohet në mbledhjen e Komisionit Kombëtar për Azilin të mërkurën.

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas,  së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit. Çelik u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku ishte përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Në një proces të ndarë gjyqësor, Selami Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë.

Rasti i Simsek dhe bashkëudhëtarit të tij të dëbuar, Harun Çelik ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj.

Furgonin i policisë ku u mbajt i ndaluar shtetasi turk, Selami Simsek.

Selami Simsek u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Pas një sërë peripecish, Simsek u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të Tiranës, ku ndodhet edhe aktualisht.

Siç doli më vonë, Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme mori menjëherë vendim për refuzimin e kërkesës së tij për azil. Ky vendim nuk iu njoftua as shtetasit turk dhe as avokatit të tij.

Vendimi që rrodhi në media 4 muaj më vonë e cilësonte kërkesën e Simsek të pabazuar dhe se këtij të fundit nuk i kanosej ndonjë rrezik. Por avokati mbrojtës, Elton Hyseni thotë në mbrojtjen e tij se vendimi i marrë në pak orë ishte vetëm formal dhe kishte shkelur ligjin për azilikërkuesit.

Në mbrojtje, Hyseni parashtron ndër të tjera se Simsek përndiqet “në mënyrë të padrejtë si familjar i një gylenisti”, ndërsa theksohet se Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë kishte vendosur rrëzimin e kërkesës pa kryer verifikim dhe duke mos njoftuar as Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), siç kërkohet nga ligji.

“Nuk është bërë asnjë verifikim si dhe nuk ka një përshkrim të kërkimit me ngulm nga autoritetet turke të kthimit në vendin e origjinës të shtetasve turq, të cilët kanë braktisur vendin e tyre si anëtarë të lëvizjes “Gyleniste”, thuhet në ankim.

Hyseni parashtron se minimalisht duhej të ishte kërkuar nëse kishte apo jo një kërkesë të Ankarasë për të transferuar Simsek në Turqi dhe nëse ky i fundit konsiderohej anëtar i “Lëvizjes Gylen”.

“Në rastin konkret autoriteti përgjegjës nuk ka vërtetuar asnjë nga të dhënat e treguara në kërkesën për azil nga azilkërkuesi si dhe nuk ka bërë asnjë korespondencë me UNHCR-në në bazë të procedurës administrative të parashikuar nga neni 37 i ligjit,”, thuhet në ankim.

Avokati pretendon gjithashtu se vendimi ishte i paligjshëm dhe se Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë kishte shkelur ligjin, duke mos njoftuar atë dhe klientin e tij për vendimin për muaj të tërë.

“Nga ana e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, pranë Ministrisë së Brendshme është shkelur neni 37 pika 4 e ligjit nr.121/2014, pasi vendimi përfundimtar nuk na është vënë në dijeni brenda afatit 5 ditor të nxjerrjes së tij,” thuhet në ankim. Avokati thotë se ka mësuar për vendimin ne media më 2 korrik dhe se asnjëherë nuk e ka marrë atë në rrugë zyrtare.

Avokati kërkon shfuqizimin e vendimit dhe pranimin e kërkesës së Selami Simsek për azil. Ai kërkon gjithashtu pezullimin e çdo mundësie dëbimi, derisa kërkesa për azil të ketë kaluar në çdo shkallë gjykimi në Shqipëri.

Etiketa: AnkimiLevizja GylenRefuzimi i azilitSelami Simsek
Tjetri
“S’mund të kthehem pas”: Gara rraskapitëse me kohën për kalimin në Greqi

“S'mund të kthehem pas”: Gara rraskapitëse me kohën për kalimin në Greqi

Më të lexuarat

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

17:19 | 04/08/2022
Gjykata dënon shtetasin turk që ka kërkuar azil në Shqipëri

Anëtari i dyshuar i lëvizjes “Gylen” këmbëngul për azil: Refuzimi në shkelje të ligjit

19:32 | 15/08/2020
KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

19:55 | 05/08/2022
Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

Kryesekretarja e Prokurorisë së Tiranës akuzohet për dekonspirim

16:39 | 08/08/2022
KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e Bledar Bejkos në Kolegj

12:07 | 04/08/2022
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

Dhurata Haveri dështoi të përmbyste në KPA balancën negative për pasuritë

12:19 | 04/08/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.