AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“S’mund të kthehem pas”: Gara rraskapitëse me kohën për kalimin në Greqi

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radha e makinave pranë doganës së Kakavijës të shtunën më 15 gusht 2020. Foto: Jerola Ziaj.

Në prag të skadimit të afatit për kalimin e kufirit pa pasur me vete një test COVID-i, me mijëra emigrantë shqiptarë qëndruan sërish në radhë pavarësisht thirrjes së autoriteteve për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një ambulancë. 

Radha e makinave pranë doganës së Kakavijës të shtunën më 15 gusht 2020. Foto: Jerola Ziaj.

Me mijëra persona e kaluan të shtunën në një garë rraskapitëse me kohën, në radhët kilometrike të krijuara përpara doganës së Kakavijës prej katër ditësh, pa mundur të kalojnë kufirin me Greqinë.

Situata kaotike nën diellin përvëlues të gushtit është shoqëruar me irritim dhe tension, ndërkohë që një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga një ambulancë.

Ambulanca po shkonte drejt vendit ku kishte ndodhur një aksident, i njohur si ura e Krasniqit, kur përplasi për vdekje 10-vjeçarin në Bularat.

Ndërsa mundësia e kalimit të doganës pa testin negativ të COVID-it është në prag skadimi, shumica e qytetarëve –emigrantë në Greqi prej vitesh, shprehen të vendosur se nuk do të kthehen mbrapsht.

“Kam gjithë jetën andej, kam krahët, punën, fëmijët. Nuk mund të kthehem, do pres!” tha për BIRN një grua në orët e pasdites.

Edhe të shtunën, radha e makinave shtrihej deri në Jorgucat të Gjirokastrës, ndërsa lëvizja mundësohej me vetëm pak metra përgjatë gjithë ditës. Pavarësisht shtimit të numrit të mjekëve nga pala greke, të cilët realizojnë testin e COVID-it për ata që ia dalin të kalojnë traun, ritmi i përpunimit nuk i kalon 10 makina në orë.

Në pritje prej 72 orësh, Nikolla Tifi – i operuar së fundmi nga një sëmundje e rëndë ka konsumuar vetëm bukë dhe ujë.

“Burri im është i sëmurë me kancer por pret si gjithë të tjerët, i mbushëm 72 orë,” thotë e shoqja.

Prej datës 16 gusht, kufirin do të mund ta kalojnë vetëm personat që kanë me vete një test negativ të COVID-19, të cilët do t’i nënshtrohen edhe një karantine 7-ditore. Megjithatë, shumica e personave në radhë nuk duket se do të mund të kalojnë përpara këtij afati.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u bërë thirrje qytetarëve të kthehen në shtëpi dhe të presin fillimin e regjimit të ri nga pala greke.

“Jemi në bisedime me palën tjetër që të shtojë ritmin dhe të kalojnë sa më shumë persona që të jetë e mundur. Por në momentin kur të mbyllet kufiri, duhet të kthehen nëpër banesa, të kenë një çati në kokë, e të mos rrinë në këtë zheg,” tha Xhaçka.

“Kanë lëvizur në një kohë të pazakontë, në një kohë kur nuk mund të sillemi si normalisht. Shteti fqinj mund të kishte vendosur ta mbyllte fare kufirin, çfarë mund të kishim bërë? Kjo kategori udhëtarësh kanë pasur mundësi të lëvizin, por janë të detyruar t’u nënshtrohen masave dhe kufizimeve, që nuk janë tonat,” shtoi ajo.

Në Kakavijë mendohet se janë mbi 15 mijë persona që presin në radhë për të kaluar kufirin, shqiptarë me pasaporta greke që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj. Radhët kilometrike kanë shkaktuar një krizë të vërtetë, ku është dashur ndërhyrje e autoriteteve për të ofruar ujë dhe shërbime të tjera emergjence.
Greqia ka vendosur që të mos lejojë hyrjen brenda territorit të saj të personave pa bërë testin e Covid-19, ndërsa autoritetet shqiptare u rekomandojnë njerëzve që ta kryejnë testin në Shqipëri, në klinike private dhe ta përkthejnë në anglisht, për ta pasur më të lehtë kalimin e kufirit në ditët e ardhshme.

Qytetarët e irrituar nga pritja disa-ditore pë të kaluar pikën kufitare të Kakavijës. Foto: Jerola Ziaj.
Punonjës të policisë shpërndanë ujë dhe bukë për njerëzit që presin në radhë. Foto: Jerola Ziaj.

 

Etiketa: aksidentAmbulancaBIRNbisedimeBularatCOVIDCOVID-19GreqiGreqiaKakavijëMakinaMjekmjekëOlta XhaçkapasaportaPunëRadhe kilometrikeSHshqipShqipërishqiptareURAvdekje
Tjetri
Qeveria akuzohet për keqmenaxhim në krizën e Kakavijës

Qeveria akuzohet për keqmenaxhim në krizën e Kakavijës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.