AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shkarkimi i prokurorit Blerim Tominaj, për fshehje pasurie dhe mungesë burimesh

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca e KPK për rivlerësimit e prokurorit Blerim Tominaj | Foto : Edmon Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjeti të paprovueshme pretendimet e prokurorit Blerim Tominaj për pasurinë, ndërsa arsyetoi se ai kishte një bilanc negativ prej 110 milionë lekësh dhe se nuk provoi pronësinë e të atit mbi 200 monedha ari në fillim të ’90.

Seanca e KPK për rivlerësimit e prokurorit Blerim Tominaj | Foto : Edmon Hoxhaj

Mungesa e provave bindëse për disa veprime financiare me vlerë 292 mijë euro brenda rrethit të ngushtë familjar të prokurorit Blerim Tominaj e çuan Komisionin e Pavarur të Kualifikimit drejt vendimit për shkarkimin e tij.

Nga vendimi i zbardhur i Komisionit del se trupa që gjykoi rastin nuk kishte pranuar deklarimet e Tominajt mbi një hua nga kunati prej 100 mijë eurosh, një apartament të trashëguar nga babai me vlerë 22 mijë euro dhe një lokal po trashëgimi me vlerë 170 mijë euro.

Po ashtu, KPK ngriti dyshime për fshehje pasurie në lidhje me lokalin e trashëguar, ndërsa arsyetoi se babai i subjektit nuk kishte pasur të ardhura të ligjshme për të mbuluar blerjen në shumën 17 milionë lekë. KPK arsyetoi se pretendimet e prokurorit Tominaj se i ati kishte pasur 200 monedha ari në gjendje, nuk u provuan. Komisioni arsyetoi se prokurori kishte mungesë burimesh për blerjen e një shtëpie.

Trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me anëtarë Etleda Çiftja dhe relatore Suela Zhegu vendosi për shkarkimin e Tominajt më 16 qershor, pasi arsyetoi se ai kishte bërë “deklarim të pamjaftueshëm të pasurive”.

Tominaj u përfaqësua në KPK prej avokatit Adriatik Cama, i cili në një mbrojtje të ashpër e akuzoi KPK-në për “moskuptim” dhe “keqdashje” në arsyetim. Tominaj mohoi gjetjet e KPK dhe këmbënguli të hetohej në dy kritere të tjera, pasi Komisioni kishte vendosur mbylljen e hetimit.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019. Aktualisht, Tominaj është komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas vendimit të zbardhur, problemet për Tominaj filluan me një apartament të blerë nga e motra për shumën e 2 milionë lekëve. KPK arsyeton se çmimi ishte mjaft më i lirë se çmimi i tregut dhe 600 mijë lekë më i lirë nga sa motra e kishte blerë apartamentin.

Tominaj pretendoi se çmimi nuk ishte më i ulët nëse konsiderohej se ai kishte jetuar në apartament që prej vitit 2000, ndërsa arsyetoi zbritjen me marrëdhëniet familjare.

KPK nuk i pranoi këto argumente, ndërsa po ashtu nuk pranoi se 12 mijë euro të tërhequra nga një llogari bankare ishin përdorur për blerjen e apartamentit, pasi ato ishin tërhequr një muaj pas konhtratës noteriale. Pretendimet e Tominajt se ky fakt po ashtu rregullohej nga mirëbesimi mes palëve, nuk u cilësua i vlefshëm nga Komisioni, që e nxorri atë me balancë negative prej 2.1 milionë lekësh -duke mos e konsideruar shumën nga banka.

Probleme të ngjashme ka pasur Tominaj në dokumentimin dhe deklarimin e një lokali në Tiranë. Sipas arsyetimit të trupës, ai nuk kishte deklaruar plotësisht burimin e krijimit dhe nuk kishte deklaruar në deklaratën vjetore 2010, pagesat e bëra për këtë lokal. Pretendimi i Tominajt se paratë, rreth 100 mijë euro, ishin marrë hua nga kunati dhe ishin paguar nga ky i fundit, nuk u pranua nga Komisioni.

“Subjekti nuk është bindës në shpjegime, për aq kohë sa pagesat e kryera nëpërmjet huasë janë bërë për llogari dhe interes të tij. Arsyetimi i subjektit nuk mund të pranohet nga Komisioni me shpjegimin që nuk ka kryer vetë pagesat, për aq kohë sa ka qenë ai përfituesi final nga këto transaksione dhe se kunati i tij/huadhënësi kur ka kryer pagesat ka vepruar thjesht si ekzekutues i pagesës së shumave. Për sa më sipër, arsyetimi i subjektit nuk është bindës për Komisionin”, thuhet në vendim.

Komisioni po ashtu refuzoi të pranonte huanë 100 mijë euro si burim të ligjshëm, ndërsa argumentoi se nuk kishte prova as të marrjes, as të shlyerjes së saj. Sipas KPK-së, huadhënësi, edhe pse kishte burime, vetëm pak ditë para se Tominaj të blinte lokalin kishte marrë kredi me interes 7.9 për qind për të blerë një apartament.

Komisioni ngriti dyshime mbi një sërë transaksionesh mbi këtë pasuri, përfshi faktin se ajo ishte blerë nga administratori i kompanisë edhe pse pagesat dhe faturat ishin për kompaninë. Po ashtu, dyshime u ngritën edhe për faktin se shitësi vetëm disa ditë më herët e kishte blerë lokalin 10 mijë euro më shumë nga sa ia shiti Tominajt. Ky i fundit mohoi të kishte dijeni për këtë transaksion, ndërsa tha se shitësin nuk e njihte dhe se marrëdhëniet me të  i kishte pasur vetëm për shkak të lokalit në pronësi të babait që ishte blerë po prej tij.

Ky lokal i dytë, ligjërisht i marrë me trashëgimi pas vdekjes së babait të Tominaj, ka rënduar edhe më shumë situatën e subjektit. Komisioni pas hetimit ngriti dyshime se ajo ishte pasuri e fshehur e prokurorit, pasi ky kishte tërhequr nga llogaria bankare qiranë e paguar për lokalin, ndërsa nxorri se babait të tij i kishin munguar 17 milionë lekë për të blerë pasurinë.

Tominaj kundërshtoi gjetjet edhe për këtë pasuri. Ai tha se blerja ishte bërë për rreth 70 mijë euro dhe jo 170 mijë sa ç’pretendonte Komisioni. Ai pretendoi gjithashtu se babai kishte pasur pasuri të krijuar më herët veç pensionit edhe rreth 200 monedha ari në vitin 1991.

“Në këtë kuptim, në asnjë rast dhe në asnjë arsye babai nuk ka qenë thjesht një pensionist, i cili ka pritur pensionet për t’u ushqyer”, pretendoi Tominaj. Ndërkohë, ai mohoi dyshimet për fshehje pasurie, ndërsa i tha KPK se veprimet bankare i kishte kryer ai për shkak të gjendjes shëndetësore të babait.

Komisioni megjithatë nuk i pranoi këto pretendime. “Në lidhje me disponimin e monedhave të arit nga familja Tominaj, nuk u provua ekzistenca e tyre,” thuhet në vendim, ndërsa shtohet se KPK kishte krijuar bindjen se lokali ishte pasuri e prokurorit para se t’i kalonte edhe me testament.

Sipas KPK, Tominaj pati po ashtu probleme të dokumentonte një apartament në Durrës trashëguar po nga babai. Sipas vendimit, një sërë trasaksionesh u cilësuan të dyshimta, ndërsa KPK thotë se nuk u provua që apartamenti ishte financuar nga motra e Tominajt.  Njëkohësisht, Komisioni doli në përfundimin se Tominaj nuk kishte pasur mundësi financiare për një sërë kursimesh  në vlerën e 19.500 eurove në dy llogari bankare.

Etiketa: AdriatikAdriatik CamaBlerim TominajDurrësEtleda ÇiftjaEuroFinalFshehje pasurieGenta Tafa BungohuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediLigjmbrojtjeMjaftParapensionetprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Krimeve të RëndaSeancaSHshkarkimiSuela ZheguTiranëVendimVendimi
Tjetri
Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtares Alkelina Gazidede

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.