AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Apeli lë në fuqi sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi duke folur gjatë ceremonisë së 5 vjetorit të një emisioni. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit i dha të drejtë shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, ndërsa avokatët e tij e konsideruan vendimin të pabazuar dhe paralajmëruan rekurs në Gjykatë të Lartë.

Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi duke folur gjatë ceremonisë së 5 vjetorit të një emisioni. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, mes të cilave edhe dy kompanitë që menaxhojnë televizionet “Ora News” dhe “Channel One” në pronësi të tij.

“U vendos miratimi i vendimit nr.16 datë 1 gusht 2020 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, i tha BIRN gjyqtarja për mediet pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani. Trupi gjykues i Apelit përbëhej nga gjyqtarët Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara.

Pas vendimit, përfaqësuesi ligjor i Ndroqit, avokati Alban Qafa e quajti të padrejtë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe tha se do të ushtrojnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Dua të theksoj se ky vendim nuk është i mbështetur në prova. Prokuroria ka sjellë indicie, ne kemi dorëzuar prova. Edhe ato prona që janë përfituar me ligjin 7501, me privatizim nga komunalja, prona që janë të kredituara…, të gjitha qëndrojnë të sekuestruara megjithëse ecën kredia e tyre dhe ecën qiraja financiare,” tha Qafa për gazetarët.

Avokatët e Ndroqit ngritën gjithashtu dyshime se indiciet janë prodhuar nga Ministria e Brendshme dhe jo nga Prokuroria, ndërsa pretendoi se Ndroqi nuk ka qenë asnjëherë i proceduar apo i arrestuar në Itali.

“Edhe përsa i përket rastit të Turqisë, z.Ndroqi ka patur verifikim të nje celulari ‘Ericsson’ që është marrë dhe është çuar në laboratorin e policisë shkencore atje. Nuk ka asnjë dënim, edhe në dosjen e gjykatës apo në fshikullin e prokurorit në Turqi për z.Ndroqi,” shtoi avokati Qafa.

Më 3 gusht 2020, SPAK deklaroi se Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu është subjekt i ligjit “Antimafia” dhe se “perandoria” e biznesit të tij dyshohet se i ka rrënjët tek përfshirja në të shkuarën në trafikun e drogës në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

“Ekzistojnë prova konkrete se [pasuritë ] janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme,” thuhej në njoftimin e SPAK.

Hetimi pasuror për Ylli Ndroqin është regjistruar më 21 korrik 2020 në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Ndërsa më 1 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e 10 pasurive të patundshme, 5 automjeteve luksoze, mes të cilave dy me targa diplomatike, si dhe aksionet e 11 kompanive në pronësi të Ylli Ndroqit dhe bashkëshortes së tij, Mimoza Ndroqi.

Sipas SPAK, Ndroqi –i njohur më parë me emrin Xhemail Pasmaçiu është arrestuar në shtator 1998 në Turqi në kuadër të operacionit “ESAS” për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, ndërsa në vitin 2004, autoritetet italiane e kanë referuar Ndroqin tek autoritetet gjyqësore si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Etiketa: Albana BoksiantimafiaApeliBIRNChannel OneDhimitër LaragazetarGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarhetimi pasurorItaliKosovakrediaMimoza NdroqiMinistria e BrendshmeNertina KosovaOra NewsProkuroriapronaSaida DollaniSHshqipShqipërishtatorSPAKtargaTelevizionetTrafikTurqiVendimverifikimYlli Ndroqi
Tjetri
Rënia e çmimit të kromit çon drejt kolapsit galeritë e Bulqizës

Rënia e çmimit të kromit çon drejt kolapsit galeritë e Bulqizës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.