AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Opozita malazeze premton se do të vijojë rrugën e vendit drejt BE-së

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
6 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Opozita malazeze duke festuar fitoren e zgjedhjeve.

Tri blloqet opozitare që fituan një shumicë minimale në zgjedhjet e së dielës deklaruan se “qeveria e ekspertëve” që do të krijohet prej tyre, do të zbatojë reformat e nevojshme për integrim të Malit të Zi në Bashkimin Europian sa më parë të jetë e mundshme.

Opozita malazeze duke festuar fitoren e zgjedhjeve.

Udhëheqësit e tre partive të opozitës që dolën fituese me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e së dielës në Malin e Zi njoftuan të hënën se ata nuk do të ndryshojnë drejtimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pas takimit të tyre, Zdravko Krivokapic, udhëheqës i Aleancës për të Ardhmen e Malit të Zi, Dritan Abazovic nga koalicioni Bardh e Zi dhe Aleksa Becic nga koalicioni Paqja është Kombi Ynë thanë se një maxhorancë e re qeverisëse do të zbatojë të gjitha angazhimet ndërkombëtare me përgjegjësi.

“Qeveria e re do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Europian sa më parë të jetë e mundshme. Një qeveri demokratike do të ndërtohet me persona që janë ekspertë në fushat përkatëse, pavarësisht tipareve të tyre politike, fetare, kombëtare apo të tjera,” thanë udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, partitë e opozitës fituan një shumicë të lehtë me 41 mandate në parlamentin me 81 vende.

Koalicioni kryesisht proserb E Ardhmja e Malit të Zi fitoi 35.5% të votave dhe 27 deputetë. Paqja është Kombi Ynë fitoi 12.5% të votave dhe dhjetë mandate ndërsa koalicioni Bardhë e Zi fitoi 5.5% të votave dhe katër mandate.

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanovicit, e cila ka qeverisur Malin e Zi që prej tre dekadash, fitoi 35.12% të votave dhe 30 nga 81 vendet në parlament.

Partia e Gjukoanoviçit dhe aleatët e tij tradicionalë kanë aktualisht 40 mandate, një më pak se sa shumica e thjeshtë. Ish partnerët e tij nga blloku i partive kroate nuk e kaloi dot pragun elektoral.

Daliborka Uljarevic, nga Qendra për Edukim Civil, shprehu rezerva për “qeverinë e ekspertëve” duke argumentuar se udhëheqësit e opozitës duhej të tregonin se merrnin përgjegjësinë. “Ti mund të përcaktosh ekspertë të caktuar në departamente të caktuara, por janë udhëheqësit politikë ata që duhet të drejtojnë qeverin,” komentoi ajo për TV Vijesti.

Pavarësisht se të tre blloqet opozitare kanë të përbashkët dëshirën për të rrëzuar nga pushteti partinë e Gjukanovicit, ato nuk kanë gjëra të tjera të përbashkëta. Disa janë pro-BE dhe pro-NATO, të tjerë janë anti-NATO dhe besnikë ndaj Kremlinit.

Koalicioni Për të Ardhmen e Malit të Zi dominohet nga Fronti Demokratik, një parti proserbe e drejtuar nga Krivokapic, e cila kundështoi ashpër anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe kërkon lidhje më të ngushta me Rusinë ndërsa lëvizja liberale Bardhë e Zi është pro-BE-së.

Mbështetësit e opozitës vijuan të festojnë në disa qyteza të Malit të ZI të hënën, duke hedhur slogane kundër Gjukanoviçit dhe duke mbajtur flamuj të Malit të Zi dhe të Serbisë.

Media vendëse raportoi disa përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe qeverisë në kryeqytetin Podgoricë dhe në qytezat e Pljevljas dhe Nikshiçit. Policia ndërhyri në Podgoricë për të ndaluar sherrin.

Media raportoi gjithashtu edhe provokime etnike kundër boshnjakëve në qytezën e Pljevljas dhe kundër shqiptarëve në Tuz ndërsa Partia Demokratike e Socialistëve bëri thirrje për të ndaluar incidente të tilla dhe për të ruajtur paqen.

Të martën, udhëheqësi i Aleancës për të Ardhmen Zdravko Krivokapic i bëri thirrje mbështetësve të vet të qëndronin në shtëpi dhe të ndërprisnin festimet në rrugë. Ai i bëri thirrje autoriteteve të hetonin incidentet dhe të ndiqnin penalisht sulmuesit.

“Nëse ne vijojmë me ndasitë, mund të kemi probleme shtesë. Opozita nuk dëshiron të ketë probleme të tilla, është koalicioni në qeveri që ka nevojë për tensione për të ruajtur pushtetin. Ne nuk duhet të reagojmë përballë provokimeve,” tha Krovokapic për TV Vijestin. “Askush nuk duhet të jetë i rrezikuar në Malin e Zi. Në veçanti minoritetet kombëtare,” shtoi ai.

Etiketa: BEdeputetDritan AbazovicGjukanoviçMaliMali i ZiMediaMiloNATOOpozitaparlamentPartiaPartia DemokratikePoliciaQeveriatensioneTuzZdravko KrivokapicZgjedhjet
Tjetri
‘Rast unik’, karriera e gjyqtares Shpresa Beçaj rrezikohet nga formularët

KPK rrëzoi ‘përpjekjen’ e gjyqtares Shpresa Beçaj për të anashkaluar vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.