AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Rehabilitimi i rrugëve fut në kaos Tiranën

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga rehabilitimi i rrugës së Durrësit | Foto : Nensi Bogdani

Disa prej segmenteve rrugore kryesore të kryeqytetit janë prej muajsh në fazë rikonstruksioni, duke krijuar shtresa të tëra me baltë, re tymi dhe trafik të rënduar në mjediset dhe bizneset që operojnë pranë tyre.

Shumë prej bizneseve pranë Bulevardit Zog I kanë pësuar rënie në klientelë për shkak të zhurmës dhe pluhurit të vazhdueshëm prej punimeve prej më shumë se një viti. | Foto : Nensi Bogdani

Projektit të transformimit të Bulevardit Zogu i Parë, i cili zgjat tashmë prej një viti, i është shtuar së fundmi edhe projekti i ndërtimit të rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën e Durrësit, një prej rrugëve kryesore të Tiranës qe lidh sheshin Skënderbej me rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Për shkak të punimeve, bizneseve që shtrihen në krahët e këtyre dy arterieve tregtare të rëndësishme të Tiranës, përveç vështirësive ekonomike që vijnë si pasojë e pandemisë së COVID-19, tanimë i janë shtuar edhe pengesat prej punimeve në rrugë.

“Ku t’i nxjerr tavolinat. Shihe ç’bëhet këtu jashtë. Thuaj a ka ngelur ndonjë klient,” ankohet pronari i fast food-it “Smart Choice” në bulevardin Zog I, i cili e gjen veten në një ngërç midis zbatimit të vendimit të qeverisë për kufizimin e përhapjes së COVID-19 dhe punimeve të bashkisë Tiranë për rikonstruksionin e rrugës.

Hoxha shpjegon se për shkak të koronavirusit të ri klientëve nuk u lejohet të ulen brenda, ndërsa jashtë ka më shumë se 1 vit që nuk po mundet të nxjerrë tavolinat e tij për shkak të punimeve në rrugë.

“Pak pandemia, dhe kjo na duhej. Nuk po mbaron, ka 1 vit. Na kanë thënë do zgjasi 18 muaj,” tha i mërzitur me kohëzgjatjen e tepërt të punimeve.

Bashkia e Tiranës po zbaton një numër projektesh për punë publike rehabilituese në zonën qendrore të kryeqytetit, ashtu si edhe në rrethinat e saj, për të krijuar korsi të reja biçikletash, kanalizime të reja, zgjerimin e linjave të internetit, si edhe rinovimin e trotuareve dhe rishtrimin e rrugëve.

Këto punë publike, edhe pse të nevojshme, kanë sjellë jo pak pengesa në qarkullim të makinave dhe në pastërtinë e mjediseve rrugore të Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për progresin dhe estetikën e qytetit. Ai theksoi se shumica e qytetarëve e duan progresin dhe të bukurën, prandaj shprehu besimin se edhe ajo pakicë e vogël që është kundra do të bëhet bashkëpunuese.

Pamje nga rehabilitimi prej më shumë se një viti i bulevardit Zog I | Foto : Nensi Bogdani

“Njerëzit do të shikojnë një kombinim mes një bulevardi totalisht të transformuar dhe një rruge me kalldrëm modern,” theksoi ai. “Do të jetë ndoshta rruga më me vlerë në qytet,” shtoi Veliaj.

Veliaj e ka justifikuar kohëzgjatjen e këtij segmenti rrugor me shkallën e vështirësisë së punimeve.

“Ky është një nga projektet më të vështira të Bashkisë së Tiranës,” tha ai. “Tirana ka 100 vite me këtë bulevard, e tani do ketë 100 vite të tjera me një bulevard totalisht të transformuar,” shtoi kryebashkiaku.

Po jo gjithkush bie dakord me kryebashkiakun e Tiranës. Në mënyrë të veçantë pronarët e biznese që shtrihen në rrugën që po rikonstruksohen shprehen të shqetësuar për tejzgjatjen e punimeve, që ndikojnë negativisht në biznesin e tyre në krizë nga pademia e COVID-19.

Pronarja e një byrektoreje pranë Ministrisë së Drejtësisë në bulevardin Zog I, i tha BIRN se klientela e saj kishte avulluar, e ndikuar si prej pandemisë ashtu edhe prej punimeve.

“Unë e mbylla biznesin gjatë muajve të pandemisë. Tani e hapa prap, por punimet akoma nuk kanë mbaruar dhe njerëzve nuk para u pëlqen të kalojnë këtej për shkak të pluhurit dhe gurëve,” tha ajo.

“Që në gushtin e vitit të kaluar është e njëjta situatë,” u ankua furrtarja.

Në rrugën Abdyl Frashëri, në afërsi te ish-Bllokut, pronari i një dyqani të vogël cigaresh “Tobbaco Shop’ u shpreh se punimet kanë ecur përpara me një ritëm tepër të ngadaltë dhe si pasojë kanë sjellë jo pak pengesa për të.

“Sot u kujtuan të na i hiqnin plehrat pas 5 ditësh,” u ankua ai. “Kishin që të enjten që ishin lënë këtu, e nuk i binte mendja njeriu t’i hiqte,” shtoi ai.

Edhe shitësja e një dyqani bizhuterish aty pranë nuk ishte e impresionuar me ritmin e punimeve të nënkontraktorit të bashkisë.

“Me thënë të drejtën nëse nuk shkatërrohet nuk ka si rregullohet,” prani ajo. “Por të paktën të punonin me orar  të zgjatur e t’i mbyllnin punimet pak më shpejt,” shtoi shitësja e dyqanit të bizhuterive “Koralia”, i cili ndodhet në të njëjtin segment rrugor në Bllok.

Projekti i rehabilimit të rrugës së Durrësit përfshin kanalizimet e reja dhe linjat e internetit. | Foto : Nensi Bogdani

Gjithashtu edhe përdoruesit e biçikletave në rrugën e Durrësit ankohen prej punimeve që ua ka vështirësuar kalimin si në trotuar ashtu edhe në rrugë, pa u lënë një zgjidhje qarkullimi.

Qytetarët e Tiranës shprehen të shqetësuar se ardhja e stinës së vjeshtës do ta përkeqësojë akoma më shumë situatën dhe terrenin.

“E kur të bjeri shi dihet si do të bëhet këtu,” tha shitësja e dyqanit ‘Koralia’ pranë rrugës Abdyl Frasheri. “Bëjnë mirë që t’i përshpejtojnë pak punimet,” përfundoi ajo.

Etiketa: BashkiaBIRNCOVIDCOVID-19Erion VeliajNensi BogdanipaktpandemiaParaSHTiranaTiranëTrafik
Tjetri
Maqedonia dënime të rënda për të pandehurit e Kumanovës

Maqedonia e Veriut arreston tre të dyshuar për terrorizëm dhe kap eksplozivë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.