AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Amerikanët forcojnë partneritetin ushtarak me Rumaninë

Marcel Gascón BarberángaMarcel Gascón Barberá
6 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një helikopter UH-60 Black Hawk po ngarkohet në një avion C-5 Galaxy në këtë foto të 2 marsit 2011 në Kandahar, Afganistan. (Foto kortezi: U.S. Air Force/Senior Airman Willard E. Grande II)

Lockheed Martin, prodhuesi i helikopterëve të famshëm Balc Hawk, vendosi të hapë një qendër për mirëmbajtjen e helikopterëve në territorin e Rumanisë, duke fuqizuar në këtë mënyrë rolin e Rumanisë në strategjinë e mbrojtjes së Europës.

Një helikopter UH-60 Black Hawk po ngarkohet në një avion C-5 Galaxy në këtë foto të 2 marsit 2011 në Kandahar, Afganistan. (Foto kortezi: U.S. Air Force/Senior Airman Willard E. Grande II)

Qeveria e Rumanisë përmes prodhuesit të vet të mjeteve ajrore ROMAERO të enjten nënshkroi një marrëveshje me degën polake të gjigandit amerikan të mbrojtjes Lockheed Martin për hapjen e një qendre për mirëmbajtjen e helikopterëve të modelit Black Hawk në Rumani.

Lidhja e kontratës u njoftua nga Ministria e Ekonomisë së Rumanisë dhe Ambasada e SHBA-së në Bukuresht, e cila e përshëndeti marrëveshjen si një gur kilometrik në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe aleancës së SHBA-së me Poloninë.

“Për të ruajtur dhe mbrojtur lirinë dhe demokracinë përballë ndikimeve dashakeqe ruse, kineze apo të tjera, është e me rëndësi vendimtare të mbajmë ekonomi të gjalla po aq shumë sa edhe forca ushtarake efikase,” deklaroi ambasadori i SHBA-së në Rumani Adrian Zuckerman, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Projekti “do të fuqizojë kapacitetet ushtarake të të gjitha vendeve Europiane dhe do të kontribuojë në ekonomitë e Rumanisë dhe Polonisë,” shtoi ai.

Qendra e mirëmbajtjes do të jetë në Bukuresht dhe “do të bëhet bazë për operacionet përmes të cilave ROMAERO në të ardhmen mund të shërbejë flotën e helikopterëve shumërolësh Black Hawk të blerë nga ana e qeverisë së Rumanisë”. Qendra do të japë shërbime mirëmbajtjeje edhe për helikopterët e këtij lloji që janë nën pronësinë e vendeve të tjera aleate.

Marrëveshja për qendrën e mirëmbajtjes është realizuar ndërkohë që kompania e aeronautikës PZL Mielec, që është edhe dega polake e Lockeed Martin, i ka ofruar qeverisë së Rumanisë 12 helikopterë Black Hawk, të cilat mund të përdoren në misione civile.

Hapja e qendrës së mirëmbajtjes varet edhe nga rezultati i një tenderi për blerjen e helikopterëve nga Ministria e Brendshme e Rumanisë ndërsa kjo mund t’i hapë rrugën blerjes së helikopterëve ushtarakë nga Ministria e Mbrojtjes.

Që nga viti 2014 kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë, Rumania, një vend ish-komunist që u anëtarësua në NATO më 2004 është bërë një faktor i rëndësishëm në strategjinë mbrojtëse të SHBA-së përballë Rusisë.

Presidenti Donald Trump vendosi pak kohë më parë që një pjesë e trupave amerikane të vendosura në Gjermani të transferohen për në Poloni dhe Rumani, për t’iu kundërvënë ndikimit të Rusisë në këtë pjesë të Europës.

“Kjo nuk është një marrëveshje rutinë biznesi,” deklaroi ambasadori i SHBA-së Zuckerman, në lidhje me pasojat gjeopolitike të memorandumit të nënshkruar nga Lockeed Martin në Rumani.

Ai iu referua Rumanisë dhe Polonisë si “shtyllat e mbrojtjes së krahut lindor të Euroopës” nga agresioni Rus. Ambasadori rikujtoi afërsinë e bazave ushtarake të Rusisë në Derin e Zi dhe përmendi një incident të kohëve të fundit si një shembull të llojit të tensioneve në rajon.

“Të premten e kaluar mbi Derin e Zi, avionët rusë në mënyrë agresive dhe të rrezikshme ngacmuan një avion amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Ata rrezikuan pa ndonjë arsye jetët e ekuipazheve tona,” deklaroi Zuckerman.

Etiketa: AfganistanAgresioni rusAmbasada e SHBADonald TrumpekonomiGjermaniMarrëveshjamarrëveshjeMinistria e BrendshmeMinistria e MbrojtjesNATOPoloniQeveriarajonRumaniRumaniaRusiaSHSHBATrump
Tjetri
Serbia, Kosova “do të nënshkruajnë një marrëveshje ekonomike” në Shtëpinë e Bardhë

Serbia, Kosova “do të nënshkruajnë një marrëveshje ekonomike” në Shtëpinë e Bardhë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.