AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Temperaturat e larta zgjasin sezonin veror në Durrës

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pushues në plazhin e Golemit | Foto: Gëzim Kabashi

Megjithë problemet e shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia e COVID-19, edhe pse po arrin mesi i muajit shtator turistët vendas dhe të huaj po shijojnë rrezet e diellit  në plazhin e Durrësit dhe Golemit.

Pushues në plazhin e Golemit | Foto: Gëzim Kabashi

Rruga “Pavarësia” që përshkon lagjen e Plazhit të Durrësit nga ura e Dajlanit deri në Plepa të martën nuk e kishte gjallërinë dhe trafikun e rënduar të muajit gusht. Megjithatë, unë e ndjej veten të papërgatitur kur një palë çelësa shtëpie më shkunden para fytyrës.

Veroniku, siç mësoj se e ka emrin mesoburri, qesh dhe më thotë se i është bërë ves të ftojë me çelësa në dorë klientët nga Kosova që kërkojnë dhoma për të kaluar pushimet.

“Ka kaluar java e parë e shtatorit dhe tani ka shumë më pak udhëtarë kosovarë me vetura apo autobuzë, por asnjëherë nuk i dihet,” thotë Veronik Sema, familja e të cilit prej vitesh jeton me të ardhurat e siguruara nga turizmi familjar.

“Shyqyr që moti është akoma i mirë se qershori dhe korriku na vdiqën fare,” ndërhyn një grua, e cila shet zarzavate në derën e një pike shumice.

Plazhi më i madh I vendit ka kaluar një sezon të vështirë, fati i të cilit u shenjua në fundnëntorin e kaluar, kur dhjetëra banesa, hotele e pallate u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Ndërsa masat që u morrën në të gjithë rajonin ndaj COVID-19, i ulën edhe më tej pritshmëritë dhe numrin e pushuesve për këtë verë.

Vetëm 6 km më në jug, në bregdetin nga Golemi në Malin e Robit, bizneset kanë vuajtur kryesisht situatën e krijuar nga pandemia.

“Tërmeti i 26 nëntorit nuk i dëmtoi hotelet tona,” tregon Besa, specialiste në një nga resortet e njohura të zonës. Ajo shton se numri i turistëve të huaj ra për shkak të anulimit të kontratave nga pandemia.

Besa i përgjigjet një çifti nga Kosova, të cilët duan të qëndrojnë edhe dy net të tjera në hotel.

“Koha është shumë e mirë dhe na pëlqen të verojmë,” thonë ata, ndërsa në recepsion po shënojnë edhe një herë të dhënat e tyre.

Gjatë muajit gusht numri i pushuesve nga Polonia, Ukraina e Çekia ka qenë mjaft i lartë. Por mjaftoi vendimi i fundit i qeverisë polake për të bllokuar hyrje-daljen e shtetasve të tyre në vendin tonë, për të zvogëluar edhe më tej listën e turistëve nga vendet e Europës lindore.

Edmond Basho, ekspert i turizmit, thotë se zona bregdetare në jug të Durrësit ka krijuar tashmë një profil të qartë turistik.

“Hotelet e radhës së parë të plazhit kanë një numër të përgjithshëm prej gati 5 mijë shtretër,” thotë Basho, sipas të cilit ky territor po krijon një të ardhme me shërbime mjaft cilësore dhe me çmime konkurruese.

Basho e konsideron fatkeqësi situatën e krijuar nga pandemia, e cila nuk i dha mundësi bizneseve turistike të kësaj zone të dëshmonin përgatitjen e bëra gjatë pranverës.

Në sportelin e resortit që po vizitojmë, katër vajza i përgjigjen pyetjeve të pushuesve.

Egi, e cila e ka nisur punën para disa muajsh më tregon se megjithëse po i drejtohemi mesit të shtatorit hotelet janë plot.

“Është hera e parë që nuk po punojmë vetëm me prenotime,” thotë Egi, sipas të cilës shumica e turistëve të këtij viti janë kosovarë, por nuk mungojnë edhe familje nga vende të tjera pranë, përfshirë edhe Serbinë.

Ora po shkon 10.00, por restoranti me kapacitet 200 vende është ende plot me pushues që konsumojnë vaktin e mëngjesit.

Mjaft të tjerë kanë rrethuar pishinën, që duket e vogël për kapacitetin e hotelit, ndërsa nuk mungojnë ata që po shijojnë rrezet e diellit, dhe ujin e detit.

Bregdeti nga Golemi në Malin e Robit, që i përket rrethit të Kavajës duket se e ka përvijuar të ardhmen e vet, megjithëse shifra e pritshme vjetore prej 200 mijë pushuesish nuk është realizuar as në gjysmën e saj.

“Mjafton të shohësh hapësirat e gjëra dhe lulishtet  para hoteleve në bregdet për të kuptuar diferencën,” më thotë Ilir Mulleti, i cili ka ardhur të pushojë në plazhin tradicional.

Pastaj, sikur po flet me vehte ai numëron mungesat në zonën nga Teuta në Iliria.

“Shikoje rrugën “Pavarësia,” më thotë ai. Jemi 100 metra larg detit dhe ai nuk duket fare nga dendësia e pallateve.

Edhe dy godinat që u shembën nga tërmeti dhe që e liruan pamjen drejt plazhit, më kanë thënë se do të rindërtohen po aty,” shton Iliri.

Edmond Basho ndan të njëjtin qëndrim me Ilir mbi zhvillim pa kritere urbane të plazhit të Durrësit.

“Plazhi i Durrësit tashmë ka pamjen e një lagjeje të qytetit dhe është e vështirë të pranosh bashkëjetesën e turizmit me qendrën urbane të krijuar pa asnjë kriter,” përfundon Edmond Basho.

Etiketa: bregdetbregdetiCOVIDCOVID-19DurrësEdmond BashoFamiljeHoteleKosovaKrijonMjaftpallatepandemiaPandemia e COVID-19ParaPoloniaPunëSHshtatorturistTurizmiUkrainaURAUra e DajlanitVendimizhvillim
Tjetri
Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.