AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Raporti mbi gjendjen e planetit; sirenë alarmi për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzimit

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga Liqeni i Banjës. Ndëhyrjet e njerëzve në prerjen e bimesisë ndikojnë në degradimin e habitatit natyror. Foto_Nensi_Bogdani

Sipas Indeksit Global të Planetit të Gjallë për vitin 2020, të publikuar nga World Wildlife Fund (WWF) dekadat e fundit kanë sjellë rënie të ndjeshme të popullatës së specieve të ndryshme si edhe degradimin e ekosistemeve mjedisore në botë.

Pamje nga Liqeni i Banjës. Ndëhyrjet e njerëzve në prerjen e bimesisë ndikojnë në degradimin e habitatit natyror. Foto_Nensi_Bogdani

Indeksi Global i Planetit të Gjallë për vitin 2020, tregoi një rënie me 68% të popullatës globale të specieve të monitoruara të gjitarëve, shpendëve, amfibëve, reptilëve dhe peshqve, midis viteve 1970 dhe 2016.

Ky trend mbi popullatën e këtyre specieve është i rëndësishëm pasi shërben si tregues mbi ekosistemin e përgjithshëm në rang global.

Përmes këtij indeksi, Raporti mbi Gjendjen e Planetit 2020, paraqet një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës së botës sonë natyrore,  duke gjurmuar kështu tendencat në shumëllojshmërinë e botës së egër në planet.

“Raporti mbi Gjendjen e Planetit 2020 nënvizon se si shkatërrimi në rritje i natyrës nga njerëzimi po sjell ndikime katastrofike jo vetëm në popullatat e botës së egër, por edhe në shëndetin e njeriut dhe të gjitha aspektet e jetës sonë”, deklroi Marco Lambertini, Drejtori i Përgjithshëm i World Wildlife Fund International (WWF).

Sipas raportit mbi Gjëndjen e Planetit shkaku kryesor i kësaj rënie  dramatike të numrit të specieve të gjalla është humbja dhe degradimi i habitatit, duke përfshirë shpyllëzimet e shkaktuara nga mënyra se si njerëzimi prodhon ushqimin,

Kohët e fundit një sërë ngjarjesh katastrofike në botë, të tilla si zjarret masive, pasuar edhe nga pandemia botërore, kanë tronditur ndërgjegjen mjedisore në rang global.

Sipas WWF këto ngjarje i treguan botës se ruajtja e biodiversitetit duhet të jetë diçka e panegociueshme, dhe për më tepër duhet investuar në të, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së njerëzimit në të ardhmen.

“Që prej kohës së revolucionit industrial, aktivitetet njerëzore kanë ardhur gjithnjë në rritje drejt shkatërrimit dhe degradimit të pyjeve, fushave, ligatinave, dhe ekosistemeve të tjera të rëndësishme, duke rrezikuar kështu mirëqënien e njeriut.  75% sipërfaqes së lirë akullnajore në Tokë është prekur dhe ndikuar ndjeshëm, ndërkohë që oqeanet po ndoten gjithnjë e më shumë, dhe më tepër se 85% e ligatinave janë humbur”, citohet në raportin e vitit 2020 për planetin.

Rea Nepravishta, oficere e politikave pranë WWF Adria, theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për një shoqëri të shëndoshë pa dëmtime të mëtejshme të habitateve natyrore.

“Ajo çka mësojmë nga Raporti mbi Gjendjen e Planetit, është se uji është jetë, dhe se biodiversiteti i ujërave të ëmbla, lumenjve dhe ligatinave të shëndetshme dhe përdorimi i qëndrueshëm i ujit janë parakushti për ndërtimin e një shoqërie rezistente dhe të shëndoshë,” tha ajo.

Sipas Nepravishtës kriza mjedisore e planetit në Shqipëri, në mënyrë të veçantë ka marrë formë me degradimin e lumenjve.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria përjetoi disa periudha përmbytjesh të mëdha, të pasuara nga thatësira,” tha ajo.

“Këto ngjarje ekstreme janë simptoma të krizës klimatike dhe lumenjve të degraduar, pasi vendi mbështetet tek energjia hidrike për të prodhuar elektricitet. Ndërkaq, projektet për hidrocentrale vazhdojnë të shumohen në të gjithë vendin”, shtoi Nepravishta, duke pranuar se megjithatë komunitetet po reagojnë duke qenë të vetëdijshëm se burimi më i çmuar siç është uji duhet të mbetet e mirë publike dhe jo të shndërrohet në një gjenerator të ardhurash për investitorët e etur.

Gjithashtu përveç ujit, edhe bimësia është një nga bazat strukturore dhe ekologjike e të gjitha ekosistemeve tokësore, pasi bimët i japin një mbështetje jetës në tokë, duke qenë primare jo vetëm për shëndetin e njeriut por edhe për të ushqyerit dhe mirëqenien e tij.

Nga ana tjetër, Lambertini u shpreh se rënia serioze në numrin e specieve të botës së egër apo të bimësisë janë një tregues që planeti ynë po ndez shenjat e kuqe paralajmëruese të dështimit të sistemeve.

“Trendet aktuale tregojnë që ne duhet të veprojmë tani,” th ai.  “Kemi akoma një shans që t’i rregullojmë gjërat. Është koha që bota të dakortësojë mbi një marrëveshje të re për natyrën dhe njerëzit, të përkushtuar për t’i dhënë fund shkatërrimit të natyrës  deri në fund të kësaj dekade, dhe në ndërtimin e një ekonomie dhe shoqërie  pozitive ndaj natyrës ,” pwrfundoi Lambertini.

Etiketa: EnergjiaIndeksiKrizamarrëveshjembështetjepandemiaRaportiSHshqipShqipëriShqipëriaWWFWWF Adria
Tjetri
Kontraktori më i madh i “Rilindjes Urbane”, mes të arrestuarve për skemën mashtruese

Inspektori tatimor kapet me 5 mijë euro para të zhvatura nga biznesi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.